Takimi Majko- Berisha në ‘98, Lorenc Vangjeli: Ju rrëfej për herë të parë bisedën sekrete

16 Janar 2024, 12:12Politika TEMA
Takimi Majko- Berisha në ‘98, Lorenc Vangjeli: Ju rrëfej

Ishte dhjetori i vitit 1998, kur studentët ishin futur në grevë urie dhe në atë kohë opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko.

Pas shumë përplasjesh në distancë kryeministri, Pandeli Majko dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 22 dhjetor të vitit 1998 i dhanë dorën njëri-tjetrit në takimin për grevën e urisë së studentëve si dhe për çështjen e Kosovës.

Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” në Report Tv është ndalur te ai takim duke zbardhur për herë të parë bisedën sekrete që që është zhvilluar. Nisur nga fakti që Millosheviç po niste spastrimin etnik në Kosovë, Vangjeli thotë se Berisha u vu në dijeni për atë se çfarë po pritej të ndodhte në Kosovë ndaj iu kërkua që të bëheshin bashkë.

"Kur ndodhën ngjarjen e shtatorit me vrasjen e deputetit  Azem Hajdari, ajo  cila gjerësisht më pas u konsiderua grusht shteti, rrëzimi i një qeverie socialiste nga Fatos Nano, ardhja në pushtet e dyshes Majko- Meta dhe në dhjetor studentët ishin ngujuar në një grevë urie në qytetin studenti ndërkohë që në javët e para, ose më saktë në javën e dytë të dhjetorit 98, kjo mund të tingëllojë si diçka që do të vijë nga filmat kishte ardhur njoftimi në Tiranë se serbët kishin planifikuar që të kryenin operacionin e spastrimit etnik në pranverën e vitit të ardhshëm. Ajo që pasoi në atë kohë ishte largimi i studentëve nga greva e urisë me ndërhyrjen e policisë madje dhe me një truk pas 25 vjetësh këto gjëra mund të thuhen, u hap fjala se mund të kishte dhe akte terroriste dhe për të mbrojtur dhe jetën e tyre ndërhyri policia për ti nxjerrë jashtë.

Në datën 28 dhjetor zhvillohet takimi i parë mes kryeministrit dhe zv kryeministrit të kohës zotit Majko dhe Ilir Meta me Sali Berishën të shoqëruar nga Genc Pollo në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë. Ndryshe nga sa është thënë e komentuar unë mund t’ju citoj vetëm një frazë, zotit Berisha në cilësinë  e ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit iu vu në dijeni se çfarë po pritej të ndodhte, fakti se çfarë do të duhej të përballonte republika e Shqipërisë dhe Kosova dhe iu kërkua se për hir të asaj që pritej të ndodhte me shqiptarët që më së fundi po identifikonim një armik përballë të bëheshim bashkë. Po ju citoj vetëm një frazë: “Dhe tani ato protestat është mirë që të mos bëhen. Shiko këtu, kupton apo jo  demokracia”. Dhe atëherë përgjigja e dy socialistëve 30 vjeçar ishte: Nëse ju e bëni përsëri këtë ne do t’ju godasim”.

Dhe unë këtë ua them jo vetëm si dëshmitar. Më pas masakra e Reçakut ishte pika e zgjimit që e zgjoi perëndimin i cili ende kishte makthet e asaj që kishte ndodhur në Bosnje. Dhe këtu ngjarjet vijuar njëra pas tjetrës për të arritur deri në konferencën e Rambujesë. Roli i shqiptarisë i atyre komandantëve të dalë nga lufta ishte i jashtëzakonshëm. Shqipëria ishte një pikë uji me një ekuilibër kaq të brishtë që bëri që ekuilibri të rëndonte nga drita nga përparimi nga humanizmi te pavarësia e Kosovës.

Për fat të keq duke thirrur në apel gjakun e atyre martirëve që humbën jetën atje  dhe në masakra të tjera, vuajtjet e pafundme të shqiptarëve që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre me dhunë e gjak me armë. Ne duhet të thërrasim në apel kujtesën tonë dhe të kuptojmë një gjë dramatike, përse në shqiptarët atë që e fitojmë me gjak e sakrificë në luftë e humbim nga marrëzia jonë në paqe. Qoftë në Prishtinë qoftë në Tiranë. Dhe kjo është për të projektuar Tiranën e Prishtinën e nesërme të 25 viteve të ardhshme të ndryshme nga kjo që është sot", tha Vangjeli.

22 Komente

  1. B
    Beji mutin!

    Pioneri i enverit,takohet me sekretarin e partise,nga ku merre udhezimet si te veproje.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Punë çeçenësh, gjellë qensh. Vari leaht.

      Përgjigjjuni
    2. m
      max

      Gjigand zoti Lenci, ky rrot*ari, guximtar i çmendur qe nxjerr sekrete te tilla kaq te fshehta.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaza

        Meta dhe majko delfine te saliut O lenc po ku di ti cfare i kerkoje saliu delfineve meta dhe majk Saliu u kerkoi haklajt dhe ti e di o lenc rrk se i vrau. Rri lenci

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iso

          Lorenc! Ti sikurse majko je nje xhol qe e levize sumen si taku i ngjeles sa ne nje hu ne nje hu.Te takimi i "Rogner"rrumpalla,kukuvajka e floriri kane diskutuar eleminimin e kraheve perkrahes e te armatosur te tyre.Tan lepuri i mesonte mones si shtregohet kallashi ne gjoks dhe merret vija e shenjimit,thep,shqekez,objektiv,elidoni shoqeruesi i kukuvajkes (majko) i mesonte gruas se majkos si qerohen kokat e peshkut ndersa liria e rrumpalles nuk kishte nevoje sepse kishte pervoje te cmuar nga koha e komunizmit,ku eshte ne pergjimet e shtepise me gjethe duke gerthitur(nga qejfi) ne seancat me nje antari te birose politike.Pardesyte e bardha ne veprim......

          Përgjigjjuni
          1. k
            kete kisha tani per tani

            Kaq vjet dhe ne s'e dinim kete qe tha Lenci? E di si eshte kjo pune? Xath breket, e bej mune. Eshte nje Kaloçi , Kaloçi dhe atij i kane dhene çelesin e kasafortes se dokumentave te ish komitetit qendror te partise punes; ai i merr keto, i perpunon sipas qejfit dhe interesit dhe pastaj i servir ne publike si origjinale qe ta besojne ata qe s'kishin lere ne ate kohe dhe ata qe dine te verteten por e duan ashtu si thote Kaloçi. Tani, Lenci po ben te njejten gje. Une lexoj gazeten sot, degjoj lajmet, por me eshte krijuar bindja se asnje s'ka pergjegjesi dhe gadishmeri per te thene te verteten dhe nuk i besoj asgje qe shkruhet apo flitet, vetem kur i shikoj gjerat me shqisat e mia. Ketu ka arritur puna sot ne demokraci. Thone transparence por keshtu si dua une, thone eshte e verteet por keshtu si e theme une, thone eshte kriminale, por e shtjellojne e nderlikojne sikur eshte puthje paqesore. Kush jane? Ata qe krijuan shtetin e pare shqiptar sipas Jozefina Topallit qe filloi me 22 mars 1992. Me perpara s'ka pas as shtet e as njerez. Media, pushteti kater i kesaj demokracie, shikojeni vete: eshte pushtet "syri televizion", po "Klani" (me falni po klan i thone pordhes greqisht). Po keta te tjeret: hane buken e permbysin kupen. U a rruate demokracia o qyqare shqiptare !

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deputet tymi

              Shume pak gjera dihen per skuthin Majko.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Top sekretet e saliut

                Unë nuk e kuptova ku ishte sekreti që na tregoi Lenci për kriminelët. Këta kanë më shumë sekrete për të vjedhur e mashtruar popullin që e varfëruan

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejt e ke ....

                  Po pra, nuk ka lajm o Lenco.....

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Ben

                  Po ti nga e more vesh kete takim "sekret" me fjale "sekrete"? Cfare gazetaresh keni more aman! Kur do ndryshoh kjo media Shqiptare qe merret me muhabete kafeneje?

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    taipi

                    Po kujt I plasi cfare kane biseduar keta debila para 25 vjetve Edhe ti gazetar leshi qe po bene sikur di ndonjë sekret

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Uliksi

                      U cmend lenci Meta e majko delfine te saliut Nejse o lenc meso se nga mareveshja rognerit u vrane haklajt o lenciii

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        a

                        vari lencin muhabet vangjeli

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Labi

                          Ky Lensi ben kompetentin e konspirativin ne kete kooperat8ven Shqiptare

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xha Braho

                            LENCO, NE VEND TE CIU, CIU, CIU QË DËGJOJME PREJ TEJE NE ÇDO EKRAN TV-je, ËSHTË MË MIRË TË ZHDUKESH BASHKË ME PERSONAZHET E KËTYRE TRAPLLIQEVE QË NA TREGON….

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              RAIFI

                              Majko është një nga ish Kryeministrat shqiptar më patriot dhe më.pro Kosovës andaj sabotojnë nga partia e tij që kryesisht ka orientim pro serb.Kjo është fatkeqësi por e vetet.Edi Rama dhe shumë bashkëpunëtorë të tij janë në sherbim të Serbisë.Pse ndodh kështu është vështir të dihet edhepse shumë analistë thonë se nuk.është shqiptar me gjak por arumun.Pastaj flitet se gjersa ishte në Francë ku flinte nën ura e kanë rekrutuar sigurimet serbe dhe ia kanë trazuar rrugën gjer të pushteti absolut dhe kohgjatë.Gjersa ta mëson këtë Amerika ky do qeverisë,besohet se nuk do e ket të gjatë.At që gjeti Hashimin e Salihun do e gjej edhe këtë.

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mos e besoni po deshet

                                Loro Vangjellatusi paskesh ndenjur sigurisht poshte tavolines qe paska degjuar ate, biseden sekrete...

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nje intelektual

                                  Kane kaluar 33 vjet qe nga Dhjetori 1990 dhe akoma keta palaco gazetare njerrin nga nje sekret qe e cilesojne gjithmone "per here te pare". Ku kane qene gjithe keto vite keta plehra qe i nxjerrin sekretet me cengel nje nga nje kur ju leverdis interesit te tyre? Te gjithe keta gazetare mediatik qe dalin cdo dite neper TV te ndryshme duhen pyetur kush i pagon, ku e marrin rrogen? Eshte e qarte qe paguhen nga te dyja palet dhe kjo i ben ata te varur dhe duke qene te varur ja kane bere koken lemsh ketij populli me brockullat qe thone. Demokracia ndertohet me nje media te pavarur ku demaskohen te gjitha hajdutesite dhe shejtanlleqet e te dyja paleve qe ky popull te shikoje dhe te degjoje te vertetat. Populli shqiptar duhet ta kete te qarte se vota e tyre eshte vetem per te pasuruar ate qe voton, as nuk ka te bej fare me interesin e tij. Ai qe votohet lufton vetem per interasat e tij, te pasurohet sa me shume te jete e mundur gjate asaj kohe qe eshte i zgjedhur, as nuk i intereson fare POPULLI. Keshtu jane dhe keta plehra gazetare! End of story.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nje intelektual

                                    Pse nuk e poston komentin tim?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dinua

                                      Paskan kene mes vedi…

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vito

                                        Bombe qenka per lexuesin !Nje enigme qe eshte mbajtur per mese 26 vitesh!Tani e morri vesh te verteten ku popull do fle i qete!Sofizma alla Lorec Vangjelesh!Edhe une po jo tregoj nje sekret qe eshte mbajtur gjate si ky qe deklaroi Lenci:Kush e gjene se ç'fare lidhje ka Loren Vangjeli me Andi Bushatin dhe Sali Berishen??????????? Kjo eshte si ato vargjet:Isha nje dite ne pazar,.ar,.ar karbunar! Takova nja dy te marr,.ar,.ar karbunar, nje vangjel dhe nje gomar,.ar,.ar karbunar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Patriot

                                          Gallatë e madhe, futjani ,,,,,,,, ëëë kumandantët e gallofit të nexhezezës! Aleatët

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje