Rithemelimi paralajmëroi kaos, PS zhvillon 3 komisionet online

16 Janar 2024, 10:38Politika TEMA
Rithemelimi paralajmëroi kaos, PS zhvillon 3 komisionet online

Partia Socialiste ka anuluar mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke i kaluar online.

Vendimi i mazhorancës vjen pas paralajmërimeve të Rithemelimit se do të shkaktojë kaos në Kuvend.

Aktualisht, në kalendarin e aktiviteteve, të paraqitur në faqen e Parlamentit, janë caktuar oraret për Komisionin për Politikën e Jashtme, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Vendndodhja e mbledhjeve është Kryesia, por pas anulimit nga PS, pritet që të mbahen online.

 

Lini një Përgjigje