Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Flamur Nokën! Dalin pamjet nga pallati luksoz ku jeton në Tiranë, e bleu me 794 € m², por vlen 4.000 € m²

16 Janar 2024, 18:50Politika TEMA
Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Flamur Nokën!

Një apartament 190 metra katror, në katin e dytë të këtij pallati tek Liqeni Artificial i Tiranës, është blerë nga deputeti Flamur Noka me çmimin falë, 794 euro metri katror.

Zona konsiderohet nga më luksozet në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” ngjitur me liqenin, ku sot, në pallatin e famshëm të kuq, mund ta gjesh një apartament më minimalja me 4000 euro metri katror. Kur është bërë shitja në themel, çmimi ka qenë 2.500 euro metri katror.

Por si arriti Flamur Noka, të bëhet pronar i këtij apartamenti të cilin e bleu me një çmim zyrtar prej 151.000 euro, pra mbi 5 herë më pak se sa vlera reale?

Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës, mes vitit 2012 dhe 2013 ka bërë disa veprime të dyshimta, pikërisht kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Noka ka shitur një apartament 83 metra katrorë në katin e 8 në zonën e ish-bllokut, me vlerë 180 mijë euro.

Apartamenti ndodhet në këtë zonë që Report tv sjell me pamje, në pallatin ndërtuar mes viteve 2005-2007. Pra apartamenti i  vjetër është shitur me 2.100 euro m2. Menjëherë më pas, blen apartamentin me çmimin qesharak te Liqeni.

Për ta bërë më të thjeshtë: Flamur Noka shet apartamentin e tij në këtë pallat në rrugën “Andon Zako Çajupi” me çmimin e fryrë mbi 2 mijë euro metri katror, dhe fill më pas, blen në zonën më të preferuar dhe më të shtrenjtë të Tiranës, një tjetër apartament me dyfishin e sipërfaqes, me një çmim qesharake për 151 mijë euro.

Operacion tipik i atyre që për të pastruar paratë që disponojnë cash, fryjnë vlerën e shitjes dhe pakësojnë vlerën e blerjes.

Në vitin 2013, Flamur Noka blen edhe një garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22.400 euro, me 2 vende parkimi, në të njëjtin pallat të kuq buzë liqenit, një tjetër çmim jashtë vlerës reale të tregut. Një garazh dopio në atë pallat kushton jo më pak se 200.000 euro, pra 10 herë më i shtrenjtë se sa ka deklaruar ish ministri. Është pikërisht ky pallat ku sot banon Flamur Noka. Një kat sipër Flamur Nokës, ka zyra edhe Shkëlzen Berisha.

Nëse i referohemi vlerës reale të shtëpisë në zonën më elitare të Tiranës dhe të garazhit, do të shkonte rreth 1 milionë euro.

Janë pikërisht këto mospërputhje midis vlerës së deklaruar dhe vlerës reale mbi të cilën bazohen dyshime të arsyeshme se Flamur Noka mund të ketë pastruar paratë cash, një vepër penale qe edhe nëse është bërë vetëm në vitin 2013 kur ishte ministër, ende nuk është parashkruar dhe për të cilat do të hetojë SPAK. Për pastrim parash kodi penal parashikon një dënim deri 15 vjet burg. (Shqiptarja.com)

 

21 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Flamur Noka,ky malok koketrash,ka mesuar nga idhulli i tij Sali Berisha si te vjedhin dhe si te fshehin. Por Muli nuk e di se ka me te zgjuar e me te zot se ai dhe Saliu qe te masin koqet me fillin e perit. Flamur Noka te futet ne burg dhe asnje tolerim. Na erdhi nga veri semes,nga grronjat e Kuksit dhe na u be i pasur me miliona euro aq sa blen shtepi e makina luksosze ky mut. Ku ne pidhin e semes i gjeti keto para kaq te medha ky? Apo ja ka dhen e jema apo i jati. Pisi dreqit. Dhe na shet mend ky koke presh.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mul pordha me xhinse te shtrenjta

      Mul hajduti plus spiuni pellet si nongrata.... jane nje race e qelbur, e pabese, hajduter dhe kerkojne pastaj popullin pas, . Ik mulo ik sa nuk eshte vone, arratisu. Shtepite ti blejme ne me cmimin qe ke paguar more zuzar.

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Ja moren ardianit te shkret me pretendimin se e ke me leje jo te regullt .zeni i coj me ja prish gjoja dhe ai i shkreti i dha hyrje .kaq eshte e gjitha .

        Përgjigjjuni
        1. s
          spaku

          Berishist tipik. Koke me cepa, injorance e thelle, studime me mashtrime, hajduteri e pacipe, arrogance qe te ben me vjelle, genjeshtra me oke, mentalitet malok.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hetuesi

            Kam tre dekada në emigracion me pagesë më të mirë se sa politikanët dhe deputetët shqiptarë dhe nuk i kam 150 mijë euro për të blerë një apartament në Tiranë, ku i gjeti ky byth deputeti këta 150,000 euro, vetëm për kaq ai duhet të pyetet në SPAK se si i bëri 150,000 euro kursime

            Përgjigjjuni
            1. D
              DMK

              Se mos vetëm Muli kshu janë 99% e atyre që kanë 30 vjet ne politike Muli është budalla i ba blerë shtëpi por kolegët e tij i kanë në Londër Montecarlo Dubai etj

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fshatari

              Llafe pazari, artikull i varfër pa çrova askund. Mësoni gazetari hetuese dhe shkruani seriozisht, jo si kafexhinj. Na hapët barkun.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Stalini

                Shikoni se ka ne sarand prona, gjiri i lalezit dhe shume te tjera qe vetem SOAK ja zberthen, per keta prona po ben lufte

                Përgjigjjuni
                1. s
                  saliu duhet te shpallet terrorist

                  hajdutet e opozites nuk denohen,se pretendojne se duan te eliminojne opoziten. opozitaret kane te drejte te vrasin e vjedhin e djegin parlamentin dhe te mbrohen nga partia dhjerokratike se luftojne diktaturen.muli eshte zv i sali kriminelit dhe nuk denohet se ngelet opozita pa gomar

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Neritani

                    "Qeni qe leh nuk te kafshon "thote nje fjale e urte popullore!Ju bie per ise te gjeni ku e keni vendin !Malokdaret kane zaptuar Tiranen,padyshim me para te pista ,ndaj edhe sot ata hedhin shurren perpjete ku po ti psikollogjisesh perballe prekuroreve te SPAK-ut duket sikur keta te dytet jane te akuzuar dhe Mul Noket akuzatore!Drejtesia moderne ka hypur ne karroce dhe mund te vije pas nja 70 vitesh! Te gjithe lehim sipas ushqimit qe ham!Dhe te gjithe krenohemi se "Shqiperia po ecen me shpejtesi drejt demokracise se vertete ,nen siglen " Te dhjere por krenare"!Me 4000 euro m2 as ne London nuk gjene shtepi!

                    Përgjigjjuni
                    1. q
                      qazim

                      Te gjith hajdutet ne burg se na nxine jeten gamoret e pas 90.Duhet te miratohet nje ligj i posacem per te gjith gomeret fshatare te zbritur nga ferrat e lartesive si konfiskim pasurie dhe te internohen ne vendlindjen e tyre qe sot e percmojne dhe flasin gjoja si Tironsa byth pa laret dhe te rriturit bark bosh.Monstrat te degdisen ne ferrat dhe shpellat e tyre se na kane nxire kryeqytetin plehrat e kohes moderne...

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tigri

                        Po merru me kta qe po vjedhin akoma o mero apo ste intereson.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Deep Purple

                          Flamur me duket se do ti limojne pak cepat e kokes.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arbeni

                            Muli ka qenë një pabuks qëkur ka lindur dhe tani na hiqet si klasë e pasur e shoqëris.Gjithë politikanët duhet të kalojnë në veting pavarësisht kujt krahu i përkasin.Kuvendi duhet të votoj një veting edhe për deputetët të cilët janë pasuruar në kurriz të popullit me korrupsion e vjedhje.O u bënë edhe malokët me apartamente e makina luksoze ku në të vërtet vijnë nga skamja.Biznesi i tyre është korrupsioni.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              KASAP DERDIMEN RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]

                              Ore si ka mundësi që tipa si flamuri pa bisht mbijetoin ? ?

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Treni

                                Eh Muli, Muli. Prandaj bërtet si gazep ndaj femrave qerratai. E ka kap siklet i madh.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Svetllana

                                  Mul Nokavic nuk duhet te pesoje asnje denim, perndryshe e gjithe agjentura serbo-ruse do te filloje ofensiven e dimrit ne Shqiperi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardan

                                    Ka blere Flamur Noka apartamente, vila, makina e pushime luksoze neper bote? A jeni budallenj, a shtiheni?! Te gjitha i ka me gjobevenie si minister i Puneve te Brendshme i Perbindeshit te Vicidolit, kryehajdutit dhe kryekriminelit Sali Berisha.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zot na fal cfare ke krijuar ! Mulin

                                      Muli fukarai qe e don popullin

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret si Muli

                                        Zot fali kriminelet !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Toni M.

                                          Sa me larte te jene cmimet dmth hyrjet e banesave aqe dhe me shume taksa do i paguash Shtetit... keshtu qe blersi vendos ti paguaje me mire kesh nje pjese te parave.. (pa dokument banke dmth ne te zeze) te kostos se appartamentit... si rrjedhoje... paguan me pak taksa shtetit(finances).. per kete me ligj denohesh me gjobe nga financa duke dyfishuar ate pjese taksash qe( ne ket rast muli) i mungojne ne ket shitje apartamenti.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje