Agron Shehaj: Në Shqipëri nuk ka biznesmenë, por hajdutë të pasuruar nëpërmjet korrupsionit

17 Janar 2024, 09:34Politika TEMA
Agron Shehaj: Në Shqipëri nuk ka biznesmenë, por hajdutë

Duke komentuar të pasurit në botë dhe në Shqipëri, deputeti Agron Shehaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se ndryshe nga vendet perëndimore, në Shqipëri biznesmenët e fuqishëm janë bërë të tillë falë lidhjeve nepotike me politikanët.

Përgjtaë fjalës së tij, Shehaj u shpreh se falë lidhjeve në mënyrë kriminale, këta njerëz kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar, por që vendit nuk i kanë dhënë asnjë kontribut.

Shehaj shjtoi se në Shqipëri është e pamundur që nga hiçi të ngresh një biznes.

“Këta njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë historinë e njerëzimit, ndërsa njerëzit e pasur në Shqipëri janë të zakonshëm, që falë lidhjeve, servilizmit, në një mënyrë kriminale sepse korrupsioni është krim, kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar. Gjëja e dytë që duhet t’i japim rëndësi është që këta njerëz kanë dhënë kontribut. Kanë ulur çmimet, kanë bërë të aksesueshme shumë produkte për shtresa të ulëta.

Në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Shqipëria në raport me rrogat ka çmimet më të larta në Evropë. Jo vetëm këta nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por kanë sjellë pasoja negative për tregun. Vjedhja është një gjë, biznesi është një gjë tjetër. Ata që pasurohen përmes korrupsionit janë hajdutë jo biznesmenë.

Disa njerëz janë të pasur në mënyrë të veçantë për shkak të lidhjeve me politikanin e radhës. Cila është pasoja tjetër që kanë sjellë këta njerëz të jashtëzakonshëm kanë sjellë opurtinitete për të rinj. Janë qindra dhe mijëra njerëz që kanë ngritur biznese mbi këto mjete si Facebook. Cila janë pasojat që sjellin kapja e tregut dhe lidhjet nepotike të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, mbi mundësinë që kanë qytetarët e thjeshtë, pasojat janë vjedhja e mundësive.

Në Shqipëri me të drejtë, të gjithë kemi një ambicie, duam një jetë më të mirë. Përballemi me kapjen e tregut dhe një ekonomi që është e bazuar totalisht në lidhje me shtetin. Në Shqipëri është e pamundur që nga hiçi të mund të bëjë një biznes”, tha Shehaj.

12 Komente

  1. A
    Adi.

    Ky vloraku do me na mush menjen neve se o burr i nershem.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gega

      Varet ke kuptoni ju ndershmeri !

      Përgjigjjuni
    2. b
      baca

      Si puna jote per shembull? Qe ju fute politikes pikerisht per kete arsye?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agron

        Po flet per veten ky

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neti

          Tek pjesa e krahasimit , Biznesmenet ne Shqiperi dhe jashte ke te drejte. Thjesht me te fuqishmit jane hajduta biznesmene me lidhje.Nuk duhet harruar , njehere do hahet dhjami qe ke pavaresisht sa eshte. Pra do vjedhesh shtetin qe ishte i te gjitheve. Kemi ardhur drejt ndarjes perfundimtare. Tjetra, Ndonje dije te madhe pavaresisht se komunizmi na dha shkolle nuk kishim kur dolem jashte e pame nivelin. Kazmes i rame si fillim e ngadale e morem veten. Por shumica dhe sot jane punetore. Ne pjesen e dyte qe nuk ka shans ne Shqiperi nuk jam dakord. Shans nuk ka askund po nuk ishe peshkaqen. Po flasim per te bere pasuri te madhe. Une njoh shume njerez, brez i ri deri rreth 40 vjec qe jane te suksesshem. Kane filluar nga hici dhe besoj brenda 10 vjetesh do behen te tille si keta oligarket e leshit qe kemi. Nuk duhet harruar shkollimin e kane bere ne perendim. Per mendimin tim ne pergjithesi zoti Shehaj ka te drejte. Fakti qe ka ardhe ne Shqiperi per te bere biznes perporcon bindjen time qe ne Shqiperi ka shans.

          Përgjigjjuni
          1. D
            DMK

            Mëse se e vërtetë 1000% me para publike me koncesione PPP shtetërore jane pasuruar

            Përgjigjjuni
            1. D
              DMK

              Mëse se e vërtetë 1000% me para publike me koncesione PPP shtetërore jane pasuruar

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zot na fal cfare ke krijuar !

                Pis..i zi....men

                Përgjigjjuni
                1. s
                  spata

                  Zorr eshte te vlersohen mendimet e nje figure e prodhuar nga fabrika Made in Berrrrisha.Kalliri i veshur nuk tregon cka brenda.Xhvishu Agron te te besojme.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I juaji Blendi Gonxhe

                    Une Blendi Gonxhe, I diplomuar per drejtor shtepie kulture, zbulim I vajzes se Ramiz Alise ( qe I qofsha fale) çun ushtraku medioker, deklaroj se u lodha duke vjedhur ne te gjitha xhepat publike, diten e naten. Sme emocionon me vjedhja e valutes. Dua pushtet dhe prona. Mos kujtoni se Zamiri ka me shume leke se une. Nje mut !!! Vetem Beneti mund te me afrohet. Mbase edhe Shkreli Lame Greca Tota. Por vjedhja eshte dhunti, talent, zotesi. Sjam dakort qe antari me I ri I Rripjelljes, Shehaj, e quan korrupsion!!. Joooo eshte motoja gjeneruese e kohes tone : Propaganda dhe Vjedhja motoret ekonomike te Rilindjes. Pikë.

                    Përgjigjjuni
                  2. z
                    zalli

                    ehe ç'na e kujton Sulon shokun e mikun e saliut,ishte i "ndershem qeratai",na vlora thone "dardha bie nen dardhe".

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ushtari.

                      O gone thua se nuk ka biznesnen etj etj ti ku e fut vehten ne ato qe thua.Apo e je pe te tjeret e jo per vehten.He gono ku e fut vehten.Kujdes kur te kthesh ndonje pergjigje se mos ngateron portat dhe ben auto gol.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje