Ish-deputeti me kobure, Gent Strazimiri, është revoltuar me shqiptarët pse nuk reagojnë për situatën kritike, në të cilën, sipas tij, ndodhet Shqipëria.
Ai thotë se shqiptarët e kanë mëndjen të shohin “Big Brother” e “Përputhen”, edhe pse nuk kanë bukë të hanë.
Postimi i Strazimirit
‘Pane, amore e fantasia’ është një film i neorealizmit italian i vitit 1954 me regji të Luigi Comencinit.
Sekuenca simbol e filmit, është shumë therëse, të bën të qash e të qeshësh njëkohësisht.
Vittorio De Sica në rolin e "mareshalit", komandantit të karabinierëve të fshatit, tek ecte rrugës sheh një individ të rreckosur të ulur rrëzë një muri në një rrugicë rrënojash, tek hante me shije një bukë të madhe, thatë, të mbledhur me gazetë...
"Çfarë po bën aty?", e pyet.
"Po ha drekën, marescià! Bukë, djathë, sallam krudo dhe pak verë", përgjigjet ai.
"Po djathin, sallamin dhe verën ku e ke?", vazhdon ta pyesë i habitur De Sica.
"I kam në mendje, marescià"...
"Ahh...! Epo atëhere... të bëftë mirë...."!
Është Italia e pas luftës, e cila mes rrënojash përpiqej të gjente forcat për t'u ringritur, e që konsumonte vetëm dashuri që është falas dhe, një minimum konsumi aq sa buka thatë...
Mirëqenien e kishte thjesht një fantazi, në mendje...
Virtuale, do e quanim sot ne, në kohët "moderne"...
Nëse satira e neorealizmit italian ka fiksuar një moment psiko-social-ekonomik të Italisë së pasluftës, në Shqipërinë "moderne" ky është realitet propagandistik, e aspak "virtual"...
Virtualisht, një shqipëtar nuk ka nevojë të lodhet duke shkuar nëpër sportele për të marrë shërbimet që i nevojiten.
Gjithçka mund ta bëjë nga shtëpia, përmes e-Albania, si në Skandinaví...
Po s'besuat shihni lajmet e Top Channel...
Virtualisht, me një "click", aty gjen çertifikatën e lindjes, martesës dhe të vdekjes, detyrimet e taksave dhe tatimeve etj, madje në "mënyrë të unifikuar përmes Ëeb 2.0", i konceptuar me "qasjen" që në qendër të jetë qytetari....
E thotë krejt qartë Tv Klan në 5 kronikat e para të lajmeve të çdo dite...
Virtualisht mjekësia në Shqipëri është falas, si askund tjetër në botë.
Shteti shqiptar (aspak virtualisht) paguan disafish më tepër se çdo shtet tjetër për shëbimet që virtualisht marrin qytetarët në spitale, që nga sterilizimi e deri tek dializa...
E sqaron deri në detaje Report Tv, sa herë i duhet qeverisë...
Në këtë vendin që ha vërtetë vetëm bukë thatë, virtualisht, ekonomia rritet vit për vit, dhe ndërtimi i kullave për frymë popullsie krahasohet vetëm me Dubain...
Virtualisht, përmes sondazheve, 67 % janë të kënaqur me qeverinë dhe qeverisjen, madje kjo pasqyrohet edhe në zgjedhje, por 33% kanë ikur dhe 87% e atyre që kanë mbetur kanë vendosur të ikin...
Virtualisht, në këtë vend të rreckosur që ha bukë thatë në cep të rrugicës, demokracia funksionon si sahat, "online" përmes komisioneve parlamentare, madje pa patur nevojë për debat e as për opozitë...
Virtualisht, në këtë vendin ku çdo gjë vidhet hapur, me paralajmërim, ku virtualisht 7x7 bëjnë vazhdimisht 42, pandëshkueshmëria ka marrë fund por vjedhja vazhdon edhe më intensivisht...
Virtualisht kemi edhe prezenca diplomatike që po ashtu virtualisht na "përgëzojnë për arritjet e deritanishme" që i kemi në mendje, në fantazi e, në rrugë e sipër na urojnë "ahhh...epo atëherë... të bëftë mirë..."!
Virtualisht, në këtë vendin që çdo gjë tjetër përveç bukës thatë, e ka luks (përfshi edhe "dashurinë"), të gjithë bisedojnë vetëm për "Big Brother" e "Për'puthen", por askush nuk pranon se e ndjek...
Nëse e pyet se nga i di zhvillimet e fundit deri në detaje, të përgjigjet se e ndjek ndonjëherë, rastësisht dhe, e bën vetëm për qëllime "studimore", për të kuptuar se "a ka rënë vërtetë kaq poshtë kjo shoqëri"...
Gjithësesi një gjë është e sigurtë, e prekshme e aspak virtuale: ditën e transmetimit të tyre, Tirana është bosh.
Secili ka zënë cepin e tij të rrugicës për të shijuar me oreks copën e tij të "Big Brother", duke patur në fantazi, në mendje, virtualisht, çdo gjë tjetër që duhet ta kishte realisht e që ia marrin çdo ditë, live, me paralajmërim...
Këtu realja dhe virtualja "Për'puthen" dhe shijohen plotësisht, prandaj nuk ka më as forcë për të reaguar... dhe nuk është film...
Edhe po te jete siç thua ti Nuk munde ta mohosh qe ju keni meritën me te madhe per ketë gjendje mos bej sikur vjen nga Danimarka MORR
Per shqiptaret, rëndësi ka mos të shohin fytyrën tënde të degjeneruar.
Ky Strazimiri erdhi me pistolete mbas bythe ne protesten tek Liqeni, aty ju shkrep arma, i ka demtuar pjese te rendesishme. Qysh prej asaj kohe ka ngel invalid....., nga mendja.
Ky karagjoz,mban kobure,por qe ja kane futur ne bythe,brenda ne parlament.
Ironik bq..
Kujt po i tregon ti pleher per big bradher ,ju qe late per dy jave 99 % -shin tek tv zeni dhe Jul idiotin e futet ne big braqdher !!!!!!!!
Me mjafton vetem titulli; eshte humbje kohe te lexosh kete ko... Per foltorasit big brother dhe perputhen jane vepra/kospiracion i Rames per te terhequr vemendjen nga "sheshi" mustafa matohiti, aty ku po zjen revolucioni !
I paske rënë nga Pekini kur mund t'i bije më shkurt nga Peqini.Lëri llogjet dhe jetën lluksoze e vish çizmet e shko te populli e foli se si PD-ja do përmirësoj jetën e popullit.Ngri popullin dhe jo militantët se ata i ke te rrugica e Salës.
Kerkoi ti binte nga Peqini, por nuk e la Dash Sula.
Ky lango u be i fuqishem kur Sali e beri zv/ Minister te Brendshem sepse ishte mik me Xenin e Saliut. Ky kontrollonte trafikun e kokaines , heroines qe kalonte trazit nga Shqieria per llogari te Xenit te Saliut. Fet Xeni e beri deputet sepse pa i sherbyer familjes se Sali NonGrates nuk merrje poste......!!!!!
Më mirë Bigun dhe Përputhjen se sa tu shikosh ju vrasësve e nogradave duke u zvarritur si zvarranike rrugve e dritareve. Sa më shpejt të falimentoni ju aq më mirë është për vëndin.
Te gjitha qe thua ti kobure, ne kohen qe drejtonit ju, ishin 1000 here me keq. SaliHu shiste nje objekt per te dhene rroga pensione. Ketu e pati nismen edhe rubrika "Antena brenda familjes"... Ik lepij ndonje gje tani, zvarranik...
O kobure e çfarë të shikojmë sali cjapin plak matuf serbo rus majë plehut. O gë shkërdheftë Kina me libër shtëpie.
Ky ndyresire eshte RRK koke e kembe.
Po mire Strazimiri Dibrane eshte koke pjeper pse ka punuar per familjen e Saliut e shani , cilin promovoi Saliu pa bekimin e Xenit
Po mire Strazimiri Dibrane eshte koke pjeper pse ka punuar per familjen e Saliut e shani , cilin promovoi Saliu pa bekimin e Xenit
100 mijë herë më mirë virtualen se sa babalen, o legen i sales.
Jo me do rrim tu pa nje rrot kari si puna jote ene ca kara t‘tjer qe jeni mbledh te PD nr.3 dhe i çani karin miletit me karlliqet e juja si rrota kari qe jeni.Sic e shef dominon fjala kar qe osh sinonimi tat ene atyne si ty.
Kobure ke të fala nga ata që të thyen turinjtë në korridoret e parlamentit.
Me vjen shume keq sepse fatkeqesisht,cdo gje qe ka shkruar ky mi halesh eshte 100% e vertete.Kjo eshte fytyra e vertete e ketij vendi te bekuar nga zoti por e mallkuar nga njerezit.Absolutisht ky nuk eshte personi i duhur qe duhet ti thote keto fjale sepse edhe vete keta kan ndihmuar ne prishjen e ketij vendi.Por analiza e tij duke heq "vajtimet politike" esht mjaft e sakte.Te pakten per kete gje duhet vleresuar.Por nqs ky seriozisht mendon qe se zgjidhja e ketij vendi jan vete keto,atehere populli e ka punen pisk