Në të katërtat zgjedhje të përgjithshme radhazi, Partia Demokratike vendosi të fusë brenda listave të saj ata kryetarë të partive aleate, të cilët pranuan të bëjnë koalicion parazgjedhor.
E njëjta situatë ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit, kur disa forca politike, Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u futën brenda listave të PD-së me përfaqësuesit e saj në listat e mbyllura.
Por në një analizë të votave të marra në qarkun e Tiranës ku dy prej këtyre forcave politike patën kandidatë në listat e sigurta dhe kryetarët e tyre në listat e hapura, rezulton se ato kanë përfituar më shumë se sa PD-ja ka shtuar vota në shportën e koalicionit të djathtë.
Konkretisht, Partia e Lirisë ka futur dy deputetë të sigurt në listën e Tiranës, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta u fut në listën e hapur.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezulton se Meta ka marrë deri tani 7092, kur mungojnë rreth 100 kuti dhe 42 mijë zarfe të Diasporës. Kjo do të thotë se me 7092 vota, Meta ka përfituar dy deputetë të sigurtë në Kuvend vetëm në Tiranë.
Akoma më e keqe është analiza e votave të PDIU-së. Mesila Doda ishte në listën e sigurt të demokratëve, ndërkohë që Shpëtim Idrizi ka marrë 1786 vota në listën e hapur.
E ndërsa Meta dhe Idrizi kanë futur 3 deputetë në listën e sigurt me 8800 vota, jashtë Parlamentit mbeten ata që morën mijëra vota nga demokratët, Ilir Alimehmeti me 15693, Asllan Dogjani me 6437 vota, Myslim Murrizi 5628 dhe Grigels Muçollari me 4724 vota.
Po kjo eshte parti staliniste , more skllever , nuk eshte parti Demokratike . Me bindje dhe me gjithe shpirt , ndonese jemi shqiptar , vellezer te nje gjaku , ju drejtohem epitetin "Skllever" , sepse ju , me voten tuaj budallaqe , Po mbani mbi shpine maskarenjte , hajdutet me te neveritshem te ketij vendi , qe Kane ndertuar parajsen mbi shpinat tuaja . Nuk I njohin kush Jane ? Jua them une : 1- Sali Berisha 2- Fatos Nano 3- Ilir Meta dhe 4- Edi Rama . Vazhdoni t'i votoni , vazhdoni tifozllekun te ndare ne turma budallenjesh , se mire do t'u dale !
Ti nuk je skllav po je koqe . Edi Rama e ka besueshmerin me shume se Partia se drejtone.. Te shkuara mos harro ilacet
Kjo asht pd-ja.intelektualeve u vuri drurin qe ne nisje!katundaret e preshistet ende ne krye!?
Edhe fajin jua ka Zegjinea ne Fier ketyre idioteve qe jane merzit pse nuk u fut Tabakja deputete. Kokra e injoranteve. Edhe Beldhjeri jua dhjeu i kerkoi doreheqje Saliut.. Imagjino kur te ben pordhe dhe fshatari analfabet i Progonatit.
Ka 30 vjet qe po i masakron demokratet pa Futé ne liste Vangjel Dulen me 360 vota députét , Fatmir Gerdeci députét pa elektorat , Agron Duka députét pa électorat , Dashamir Shehi deputet pa elektorat , i gjithedituri i LSI me 300 vota deputet ...parti e Çameve députét me votat e PD .......e shume e shume te tjere . Tani ka futur kater nga LSI nje nga Çamet , Fatmir Gerdeci nje nga Agraret nga Duka i krimit te gjithe deputet mo votat e Qorrave te PD. Kaq e ka demtuar PD ky pis komunist sa vete antaret e PD duhet te ngrihen dhe ta denojne Bufin me shkelma