
Taulant Balla ka prezantuar sot kryetarët e rinj të PS-së për Bashkinë e Lushnjës. Balla i cili është dhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, tha se procesi i ri-organizimit të partisë, synon përfshirje sa më të madhe të të rinjve dhe rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste.
“Vijojmë në Lushnjë një proces ripërtëritës, ri-organizimi të partisë, ku synojmë përfshirje sa më të madhe te të rinjve dhe rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në nivel bashkie, por edhe në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë vajza dhe gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.
Ne socialistët shqiptarë jemi progresistë, nuk jemi konservatorë, jo për definicion, por se na dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar dhe të dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë”- shkruan ai.
Sipas Ballës, kundërshtarët e Partisë Socialiste nuk janë personazhet qesharakë në krye të opozitës sot.
“Kundërshtarët tanë nuk janë personazhet qesharakë në krye të opozitës sot, ata i kemi mundur dhe do t’i mundim sa herë t’i kemi përballë. Gratat dhe non-gratat nuk janë alternativë. Kundërshtarët tanë janë ata zyrtarucë në çdo zyrë shteti që shpërdorojnë besimin e qytetarëve dhe të cilët nuk u zgjidhin hallet njerëzve.
Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj”– shtoi Balla.
Per cdo problem qe ka populli, Edi Rama thote shkruani tek e-Albania, por asnje hall nuk zgjidhet duke shkeputur zyrtaret nga takimet sy me sy me popullin.
Pensionisti i Porcelanit , po te pelqeu shkruaj te E Albania, po ste pelqeu shkruaj te qytetari digital i Sali Kufomes .....zgjidh e mer , ste detyron njeri me zor sot , qe te kesh vene inicialin "Pensionisti i Porcelanit " kam nje ide qe je disi ne moshe te pjekur , e pra po se kuptove dot ne moshen qe ke ose kemi se kush eshte pozitive dhe kush eshte negative , atehere sta ka fajin asnje ......te gjithe ata qe medonin se Saliu do tu sillte enderat e humbura ne 2005-en moren noc roku madje dhe me gunga ......nje tung te sinqeret pensionisti .....
o Uran!...Po akoma te Saliu ju ka ngecur ora o burr i dheut.... per cdo skandal te kesaj qeverie (dhe nuk jane pak) pergjigjja eshte se Saliu eshte me i keq... keshtu do vazhdojme?