
Nga Ylli Pata
Në konferencën e sotme për shtyp, që Sali Berisha mban tashmë çdo të premte në selinë e PD-së, pati një qëndrim të veçantë mbi ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Berisha, duke ju referuar qëndrimit të një viti më parë të ambasadores së SHBA të mbajtur në selinë e PD-së, pas shpalljes Non Grata t ëish-kryeministrit, deklaroi se ai qëndrim nuk “është përfillur nga shqiptarët”.
Të cilët sipas Berishës kanë vijuar ta mbështesin sërish atë, dhe më pas ju citoi në ligjeratë të zhdrejtë ambasadorin e SHBA-së të kohës së Mbretërisë.
Në këtë citim, natyrisht siç ndodh rëndom nga Berisha ku nuk ka referenca të plota, ai tha se është thënë se shqiptarët kanë dëshirë që vendimet t’i marrin vetë.
Në rastin e ndëshkimit të Sali Berishës, apo edhe politikanëve e zyrtaëve të lartë të Shqipërisë apo vendeve të tjera të Ballkanit, nuk kemi të bëjmë me një vendim që SHBA ua ka marrë autoriteteve të këtyre vendeve nga kompetencat.
Është një vendim i qeverisë së SHBA për të ndëshkuar zyrtarët e lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar, destabilizimin e Ballkanit dhe minimin e demokracisë.
Është një vendim, që Uashingtoni nuk ja kërkon vendeve apo palëve nga vendet përkatëse që të ndajnë ndonjë qëndrim. Por pret nga qeveritë e këtyre vendeve, që të reagojnë pas këtyre vendimeve.
E pikërisht qëndrimet që mbajnë qeveritë, apo politikanët ndaj vendimeve të qeverisë amerikane për të ndëshkuar politikanët e zyrtarët e lidhur me korrupsionin, tregon standardin e një qeverie, institucioneve të shtetit, apo organizatave politike.
Është e qartë se si Sali Berisha, apo edhe të ndëshkuarit e tjerë nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit, nëse do të donin të sqaronin pozicionin e tyre në lidhje me vendimin e DASH, i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.
Çdo avokat apo zyrtar tjetër siç mund të jetë një Kongresmen apo Senator i SHBA-së, mund të arrijnë të bien në kontakt me dokumentet që ka qeveria amerikane kundrejt politikanëve të ndëshkuar.
Këtë e kishte të gjithë mundësinë ta bënte edhe Sali Berisha. E mbani mend që fiks një vit më parë, kongresmeni republican amerikan, Lee Michael Zeldin, i kërkoi në një seancë dëgjimore, Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, të dhëna specifike në lidhje me shpalljen Non Grata të Sali Berishës.
Sekretari Blinken u shpreh qartë, se kushdo kongresmen apo senator, mund të konsultohet me të gjitha materialet kur e shikon të arsyeshme.
“Ju lutem hajdeni në zyrën tonë të çështjeve ligjore, ne do të bëjmë të mundur që ju të merrni informacionet dhe mediat sigurisht të vijnë në zyrën e zëdhënësit të punëve të jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, atë informacion ta ndajmë me ju,” tha Sekretari i Departamentit të Shtetit.
Por që prej asaj kohe si kongresmeni Zeldin, por edhe vetëm Berisha nuk kanë kërkuar apo folur për dosje.
Ndërkaq, fabula e padisë në Francë duket se ishte thjesht një përrallë për të vënë në gjumë fanatikët e Berishës, pasi duket se nuk ka pasur asnjë padi e as proces kundër SHBA në Paris.
Ndërkaq, dje në Parlament, Berisha përveç sulmit ndaj dy trupave qeverisëse të gjyqësorit KLGJ dhe KLP, tha një akuzë të rëndë, madje penale, kur shqiptoi se gazetari Kastriot Myftari ka humbur jetën si pasojë e ambasadores se BE-së para pak vitesh, Romana Vlahutin.
E si për ironi të fatit, sot ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim zhvilloi takim me krerët e KLP-së, pas të cilit theksoi se “zhvillova një takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për të forcuar mbështetjen për misionin e tyre, i cili do të përmirësojë sistemin gjyqësor përmes zgjedhjes së prokurorëve të aftë me me integritet të lartë, çka do të rriste standardet e institucionit.
Ne shpresojmë se puna e tyre do të kryhet e lirë dhe pa influence politike dhe të japin rezultate të larta në zbatimin e reformës në drejtësi. Le të ecim përpara së bashku për të zbatuar reformat siç dëshiron populli dhe që janë të nevojshme për vendin”, theksoi ambasadorja në një postim në faqen e saj në twitter.
Ndaj dhe ka reaguar në konferencë, që zhvillohej thuajse njëkohësisht me postimin e ambasadores. Shto këtu edhe takimin e Gabriel Escobar me deputetët anti-Berisha në Uashington, sqarojnë edhe më shumë sulmin më të ri, që duket ka rihapur më shumë përplasjen verbale të Berishës me SHBA…
TemA
Ne frengjishte non grata quhet ( pain bénit ) per Ramen dhe PS me non grata edhe ujku i Fierit i fiton zgjedhjet
Ambasadorja e SHBA -se ne Shqiperi, Zonja Yuri Kim, po vepron sic duhet ne uniutet te plote me poziten e saj politike, diplomatike e juridike, duke mos u marre me me persona, por me institucionet ligjzbatuese. Shpresojme qe shume shpejt Kuvendi i Shqiperise te nxjerre nje ligj qe Personat Nongrata te mos kene te drejte, ne radhe te pare, te mos mbajne Mandatin e Deputetit te Popullit.
Berish funderrina nuk ka asnje shanc te merret me shba
po mir mor bir a ske cbon a ??? se kuptoj si ke ftyr e del e flet akoma
po si mor i fflliqur nuk eshte perfillur cja fut kot ,,,ty mezi te erdhen n proteste dhe ato qe pagove
Sepse si ka ngel asgje tjeter pevec se tbej nje politik izoluse nga aletet tone strategjik
Sepse saliu eshte agjent i serbise
As yuri kim nuk ja doli mbane ti hiqte njerezve budallallekun e te suportuarit te saliut,me shprese tani ti bej non grata dhe shqiperia te na hiqet qafe
Edhe pd-ja u perpoq ti bente non grata po sja doli lul brava hahahaha kta jan per te ardhur keq si parti e tere
se eshte kar
Te shkuara o berisha se kjo smundje qe ke ti nuk kalon asihere
Une do ti thosha Arben Krajes se ne qoftese cenohet sadopak Shqiperia si ne vitin 1997 , ai dhe gjith turra e tij do ti gjeje si ata tek lagja 10 korriku ne Vlore qe i kishte derguar mercenare Sali Berisha nga Serbia. Ose te jape doreheqje dhe te ikij nga ajo detyre, ose te futet ne vrimen e miut se boll na ka vrare krimineli Sheqeres. Ne qoftese Arben Krajes do ti duken parate e Saliut me te mira, atehere eshte pergjegjesia e tij se njerezit nuk e durojne me . Boll eshte boll.
Ajo qe nuk di ti idiot gazetar , eshte se Kongresmeni Amerikan pasi pa qe nuk kishte prova ( vec shtypit te natures tende dhe akuzave te Qeverrise) i kerkoi perseri Blinkenit dhe akoma ska pergjigje.09 ti je mercenar , dhe mercenaret funksionojne me injorin e gjysmes se se vertetes. Pune patash....
Fund të shpejtď