Të përjashtuarit e mëdhenj të Foltores

29 Maj 2022, 19:46Politika Ylli Pata

Të përjashtuarit e mëdhenj të Foltores

Në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2001, Partia Socialiste po përjetonte një dyzim dhe një përplasje të fortë brenda vetesh. Betejën që më pas do të ishte shkatërruese për të ndërmjet Fatos Nanos, kryetar i Partisë dhe Ilir Metës, kryeministër.

Stafi që përgatiti fushatën e imazhit të socialistëve, kishte gjetur dy këngë përfaqësuese që do u shoqërohet prezantimit të çiftit drejtues. Fatos Nanos i kishin gjetur këngën hit të Jenifer Lopes: “Let’s Get Laud, e cila nga hit në SHBA ishte kthyer në të tillë në Europë një vit më pas.

Ndërsa Ilir Metës, me djallësi i kishin përzgjedhur hitin e grupit gjerman Modern Talking: “No Face, no Name no Number”, e që reporterëve orientonin se përse kjo zgjedhje. Me demek, Meta i kohës nuk ishte brand i socialistëve, i tillë ishte Fatos Nano. Ishte tipike një histori e politikës shqiptare, ku ai që ka një mendim kundër nga lideri konsiderohet si një person që nuk ka lidhje me realitetin, por vjen nga një zhvillim i manipuluar nga “dikush” e për “arsye të caktuara”.

Koha e solli që Fatos Nano dhe njerëzit e tij, që më pas u bënë pjesë e stafit të Edi Ramës e më pas Ilir Metës, e kishin krejt gabim, pasi identiteti i një force politike apo një zhvillimi pasurohet pikërisht nga një forcë reaguese, kritike apo kontraversale, që nëpërmjet debatit provokon një zhvillim që kërkon natyrisht konkurrimin në fund me votë.

Ai model i Nanos, por edhe i Metës, pra i dy zhvillimeve të kundërta që nuk bashkohen askund çuan në një zhvillim që e ndëshkoi Partinë Socialiste duke humbur zgjedhjet e vitit 2005. E që më pas sollën zgjehdjen e Ramës, metamorfozën e Metës, dhe lëvizjet nga jashtë të Nanos.

Në fund të fundit, ai zhvillim krijoi hapësira për të bërë politikë në kushte të reja, që në të majtë, i shfrytëzoi Edi Rama, por edhe aktorë të tjerë në PS që kanë emra të njohur, madje shumë të njohur, të cilët sot nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste. Disa të tjerë kanë ikur e janë kthyer, e disa kanë ndikuar që pasardhësit e tyre gjenetik të jenë pjesë e “gjurmëve të familjes”. Në fund të fundit, e gjitha kjo ka qenë një zhvillim. i Keq i mirë, progrsiv, regresiv, reaksionar, liberal, konservator, kushdo mund ta gjykojë.

Por lëvizja e “re” e Sali Berishës, së paku gjen shumë vështirësi që të ketë një shtrat politik real në konfiguracionin e sotëm. Evi Kokalari nuk është fare politikane, ajo është një aktiviste e strukturave që janë pro Trump në New York dhe ka kuptuar se ajo që Donald Trump solli në 2016-n në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe në 2017 në Shtëpinë e Bardhë është “konservatore”, pavarësisht se të tjerë konservatorë quajnë Ronald Reganin dhe Margaret Thatcher për shembull. Po kjo është punë debati që natyrisht nuk bëhet në Facebook, sidomos në rrjetet e “trumpistëve shqiptarë” që kulmin e popullaritetit online kanë arritur me esenë e shijimit të “groshëve të Peshkopisë”, ku kanë marrë like pafund dhe janë cilësuar si “fisnikë të traditave konservatore”.

Megjithatë as Evi Kokalari që e mbështeti me zell foltoren e doktorit dhe betejën e tij për të larguar Lulzim Bashën, nuk e ka kuptuar se çfarë politikisht përfaqëson njeriu që mbështeti.

Evi mund ta ketë edhe nga inati që nuk u bë lidere kryesore e partisë së Berishës siç pritej, siç mund ta kenë nga inati edhe të tjerët që mbështetën foltoren gjithë këto muaj kundër Bashës. Por ky nuk është krim. Të duash të bësh karrierë, sidomos kur ke dhënë prova angazhimi, është krejt legjitime, pavarësisht sulmeve që i bëhen kritizerëve të fundit si “të mërzitur nga karriera”.

Por problem i partisë së Berishës nuk është se ka hequr Evin, apo nuk ka zgjedhur Rudinën që e mbështetën kundër Lulzim Bashës. Sali Berisha sot ka një parti pa asnjë bosht politik e ideologjik. Deri më sot e mbante kauzën e tij me largimin e Lulzim Bashës dhe demokratizimin e partisë, duke thënë që kjo nuk ishte betejë e tij por e “demokraaatëve”.

Thelbi i udhëheqësisë së partisë së Berishës është se kemi të bëjmë me një grup paralel me atë të Alibeajt dhe Gazmend Bardhit. Kemi të bëjmë me deputetë si Ina Zhupa që nga zëdhënëse të Bashës, shkuan tek Berisha. Të tjerët, tashmë diheshin.

Megjithatë ka një zhvillim shumë interesant në kryesinë e re të Foltores: aty ka një përfaqësim nga lart, por nuk se janë të ngjizur degët e PD-së në 12 qarqet e vendit.

Pasi deri tani kemi parë që deputetët dhe degët e PD-së në qarqe kanë pasur shpesh përplasje.

Dega Shkodër përshembull që është dega më e madhe e Partisë Demokratike dhe përfaqëson bastionin më të rëndësishëm të së djathtës është e përfaqësuar me Jozefina Topallin. E cila më 21 prill garoi jashtë PD-së dhe mori me subjektin e saj vetëm 1 mijë vota në rang qarku. E forta është se në kryesi nuk është përfaqësuar as njeriu më i votuar i Foltores si Bardh Spahia. Pasi kryesia nuk është votuar, por ka dalë nga “laboratori”  si një ekzigjencë me telashe “kujt tja prishim e kujt t’ja ndreqim”, siç ka ndodhur në 30 vjet në politikën shqiptare. Ku elitat politike kanë dalë nga emërime, por jo nga emërime me kritere si përshembull: shkollimi, profesioni, zotësie, pamje të jashtme, gjeografie, religjioni apo gjëra të tilla, por thjesht si ekzigjenca të minutës së fundit për të ruajtur ekuilibrat e marionetave që kanë shprehur besnikërinë.

Është interesanta tani kur Jozefina Topalli, pasi pa mundur Evi Kokalarin, me të cilën kishin inate të forta, të shkojë në Shkodër e të përballet me mllefin e Voltanës për të cilën su gjet asnjë vend në udhëheqësinë e re.

Dega tjetër më e rëndësishëm për PD-në që është ajo e qarkut të Lezhës, ku Berisha ka një deputete, edhe ajo që vinte nga LSI, por që nuk është zgjedhur sërish asnjë figurë e rëndësishme.

Por përfeç aspektit të përfaqësimit, politikisht partia e Berishës nuk është forca që u themelua 30 vjet më parë, ngaqë është një forcë politike që është e padëshiruar e SHBA dhe të gjithë Perëndimit. Nga aspekti ideologjik, apo edhe ekonomik, natyrisht që është e lidhur me axhendën e parë, siç përshembull në fushatën e zgjedhjeve në Dibër, Berisha do të dalë kundër projektit të hidrocentralit të Skavicës, i cili është projekt amerikan.

Nga ana tjetër, Berisha rrëzoi edhe shpresën e njerëzive që e mbështetën më fort në aventurën e foltores si në terren, apo edhe në panele, por që tani u lanë jashtë për “të sapoardhurit e ri” si Jozefina e Ina Zhupa

TemA

 

 

13 Komente

  1. D
    Dashi

    Evi Kokalari e meritonte vendin ne kryesi se shum zonj dhe me klas...jo si ato grigjat e partise, plakut ti vij turp qe nuk e futi.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceni

      Po kjo eshte risia o dasho !! Nuk ta fut me plaku po VOTA !!!

      Përgjigjjuni
    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Berisha po ndërton një parti antiamerikane, besmbajtëse edhe për familjen e tij!

      Përgjigjjuni
      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Berisha po ndërton një parti antiamerikane, besmbajtëse edhe për familjen e tij!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Inay Zhubay

          Një kthesë e vërtetë, Inay. Pra, dua të them, kthesë në qëndrimin e Inës!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bërisha e Zhozit

            Doktor Bërisha do fitoiiii elle ka me kap pri zhelesh tjert!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Huana

              A ke kene dejshem kur e ke shkrue kete artikull? Sepse asht si nji perkthim i keq, kaq shume gabime ka. Po pate qejf edhe t'i reshtoj.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Balo

                Saliu me këto që bëri pas 6 marsit e justifikoi plotësisht Lulëzim Bashën. Ai vërtetoi se 1. Kryetar i PD ,edhe këto 9 vjet ,pati qenë Saliu vetë,kurse Luli ishte figurina e tij.Sa herë ndonjë punë në PD ,si puna e dekriminalizimit ,është bërë mirë meritë ka edhe Saliu,sa herë Luli "ka gabuar" ,(zgjedhjet e humbura,mandate të djegura,marrveshje e 17 majit,largimi i Patozëve dhe Jozefina e) ,fajin e kishte Luli. 2. Partia demokratike është një strukturë fiktive,nuk e kuptoi njeri se ku ishin këta 80 mijë " demokratë" ,që përbënin shumicën dërmuese të votuesve ,kur vetë Vokshi thonte nuk e dimë sa anëtarë ka PD!Baza e partisë janë vetëm tarafçinjtë,ish drejtorët dhe pak budallenj të magjepsur nga Saliu. 3. Sali Berisha me gjithë entourage janë thellësisht të korruptuar,sepse korrupsion nuk është vetëm kur përfiton para,është edhe kur shpërndan pushtet të padrejtë siç u ka dhënë mjaft Agron Zhukrave nëpër Shqipëri,apo gazetarëve e analistëve Abilekaj e Bibilekaj,pronarëve të mediave etj...dhe kur këto favore ua kërkon pas në ditën e hallit. 4. Sali Berishën e tradhëtuan ata ndërkombëtarë që i mbajti me para e prona...dhjetra politikanë,ambasadorë,euro-parlamentarë që ai mbathi me para janë " zhdukur",askush nuk tha asnjë fjalë pro tij... 6. Nëse Marioneta e Saliut në politikë ishte Basha,nëse aleati i vetëm besnik në politikë i Saliut ishte Meta,nëse biri biologjik dhe trashëgimtari ekonomik i Saliut është Shkëlzeni...biri dhe trashëgimtari politik i Berishës është...Edi Rama!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dashamiresisht

                  Or Dash! Evi e di qe keshtu si Po ndodh kjo Parti eshte Nongrata. E Kupton lehte. Asnje urim per zgjedhjet e Kr. dhe te kryesise. Perkundrazi paralajmerime per mos njohje, per nderprerje mardheniesh. Evi eshte me passport amerikane dhe luftetare per Para. Game is over - deri ketu ishte aktiviteti -tha ajo Dashi mundohu te perdoresh pjesen me te mire te intelegjences sado e Vogel te jete Ajo. Shkolla apo dijet nuk te bejne Pune ne kete rast.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kulaku

                    Kokalari,tregoi dobesi ,pa siguri ne rugen drejt politikes qe zgjodhi.Iu kunderve Amerikes duke qen Amerikane,perqafoi PD duke kontribuar vetem disa dit ndaje saje. Me pak fjale nje peme pa rrenje,qe tufani i pare e shkuli per ta cuar andej nga erdhi. Kokalari NJE VRIM NE UNE.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona

                      Gjelle qensh.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bujar Kanapari

                        Kokalari qendroi pak dite ne Shqiperi, por qe tregoi se politikisht qendron me lart se 80 % e deputeteve qe kemi ne parlament. Nuk dime se cili ka qene objektivi i saj. A ka patur synime per te bere kariere ne Shqiperi, apo vetem nje mision qe e mbylli.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Komentator Politik ????????

                          Duhet modernizim në konferenca të tilla, dhe jo të përsërisësh si papagall çdo problem prej vitesh.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje