
Opozita ka deri sot afatin e fundit për të depozituar emrat e kandidatëve të saj për presidentin e ri të vendit. Sipas vendimit të marrë në Konferencën e Kryetarëve, afati është deri në orën 16:00, ndërsa nesër në mëngjes Komisioni i Ligjeve pritet të mblidhet për të administruar këto kandidatura në rast se do të ketë. Seanca parlamentare për votimin në raundin e tretë është caktuar të mbahet të hënën në orën 10:00. Raundi i tretë është edhe raundi i fundit, në të cilin zgjedhja e presidentit kërkon 84 vota.
Socialistët kanë ftuar opozitën të depozitojë emra deri në këtë fazë, ndërsa në raundin e katërt kanë paralajmëruar se do të zgjedhin presidentin e ri me 71 votat e tyre.
Negociatat mes palëve nuk kanë prodhuar konsensus deri më tani. Enkelejd Alibeaj akuzon mazhorancën se kanë prishur marrëveshjen, referuar këtu draftit të tij ku në një nga pikat parashikonte që emri i ri i presidentit të shkonte në Kuvend me firmat e përbashkët të demokratëve dhe socialistëve. Mirëpo, kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se nuk kanë pranuar një pikë të tillë dhe se opozita nuk do i hiqte kurrë të drejtën mazhorancës që të propozonin një emër.
Kane nji MUT te Madhe saleh brrishin mes Foltores
Une them te vene Jar Nishanin pa musteqe, se me muteqe s'ish gjo.
E mira është që presidenti të prpozohet dhe të jetë nga mazhoranca.Mjaft e mbajti PD. Për mendimin tim INA RAMA,që po përmëndet nëpër portale,është kandidatura më e mirë.
Ti do te zgjidhet Ina Rama dhe te ngordhe Salia ????? Mos mor burre , na duhet Salia , sdo kemi me ke te tallim bolet .......edhe ne fushat e papunuara duhet nje dordolec ......