Vdekja e Nishanit, Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë

28 Maj 2022, 17:11Politika TEMA

Vdekja e Nishanit, Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani.

“Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani!

Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President.

Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë!

I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve!

Iu prehtë shpirti në parajsë!”- shkruan Alibeaj.

1 Komente

  1. R
    Rrofshin ppp

    O zoti ali begu Nqs don me i be ngushellime familjes beja ne forme private Por kur ja ben dhe ne emer te shqiptareve ahere ngaterron llazin me llozin Sepse shqiptaret bejne feste sa here qe iken nje politikan Imagjino qe festat me te medha akoma skan ardhe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje