“Të shpëtojmë Shqipërinë nga Soros”, thirrja e Berishës nga maja e ballkonit: Të votojmë me mosbindje civile

8 Nëntor 2024, 20:00Politika TEMA
“Të shpëtojmë Shqipërinë nga Soros”,

Në fjalimin e tij të përnatshëm nga arresti i shtëpisë, Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të shpëtojnë vendin nga ai që e quajti” armiku i egër i qenies tonë kombëtare” George Soros.

Berisha shtoi se Shqipëria po lëngon dhe janë qytetarët ata që mund t’i kthejnë jetën e fuqinë.

“Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga Xhorxh Sorosi, armik i egër i qënies tonë kombëtare

Miqtë e mi, kjo ngjarje fton çdo shqiptar të ngrihet para se të votojnë te kutitë e votimit, të votojnë me mosbindje civile!

Të votojnë me përballje!

Te votojnë me zemërim!

Të votojnë me revoltë kundër narkoshtetit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, narkozyrtarëve të tij, organizatës kriminatë Skapit të partisë.

Është jetike, është vendimtare për shpëtuar Shqipërinë të shndërruar në kopështin e helmuar të Xhorxh Sorosit, këtij armiku të egër të qënies tonë kombëtare, të demokraxisë shqiptare.

Këtij kryekorruptori, kryecensori të planetit.

Të dashur miq, Shqipëria sot ngjet me të sëmurin të shtruar në spital urgjence. Pret ne, pret qytetarët e saj t’i rikthejnë shëndetin dhe gjallërinë, jetën dhe fuqinë”, tha Berisha.

9 Komente

  1. I
    IDEALI

    QE TE SHPETOSH TI HAJDUT DHE KRIMINEL NGA DREJTESIA.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktori

      Mysybet.ngeli si gore pernat maje penxheres.monster

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        ......ndërsa unë bëj thirrje që të pastrojmë një herë me Sali tradhëtarin e pastaj do të mendojmë për Sorosi.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli.

          O doktor te te pyes a je takuar me perpara me Sorosin.A ka investuar ai per crrenjosjen e komunizmit dhe emancipimin e shoqerise per demokratizimin e vendit apo jo.Ne paret ja duam te tjereve por kur na thone se per ca i do e ca do besh me ato e si do besh me ato ne nuk na vjen mire dhe fillojme e shajme cep e me cep.Po te ishte i keq sorosi per demokracine e per shoqerine do ishin te paret amerikanet qe do ja kishin prere veshet me kohe e nuk do ta linin qe te lulezonte prej kaq vitesh ne fushen ekonomike e politike ne amerike.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lypsi

            Me mire me Sorosin se sa me kriminele e hajdute ...!!!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Do ngelesh ne Histori si kriminel.

              Shqiptaret kudo si ne shqiperi dhe jashte shqiperise ..... mezi presin Lajmin qe penecilina na iku na la ..... dhe eshte ne Boten e perrallave... pastaj do shkruhet dhe njehere Historia se si nje njeri qe zbriti me valixhe druri..... hariti te mbijetoje prane ish Dikatorit hoxha.... dhe me vone po duke trilluar dhe manipuluar ..... vrau----vodhi....dogji nje popull te tere....... vrau dogji dhe shkateroi nje shqiperi te tere... dhe ne Librat shkollore do te futesh ne Histori qe e ardhmja Rinia e shqiperise te mesoje se si nje kryekriminel..... duke qene nje diall i djegur...... deri sa vdiq ..... perpelitej te behej si engjell....

              Përgjigjjuni
              1. D
                Do ngelesh ne Histori si kriminel.

                Shqiptaret kudo si ne shqiperi dhe jashte shqiperise ..... mezi presin Lajmin qe penecilina na iku na la ..... dhe eshte ne Boten e perrallave... pastaj do shkruhet dhe njehere Historia se si nje njeri qe zbriti me valixhe druri..... hariti te mbijetoje prane ish Dikatorit hoxha.... dhe me vone po duke trilluar dhe manipuluar ..... vrau----vodhi....dogji nje popull te tere....... vrau dogji dhe shkateroi nje shqiperi te tere... dhe ne Librat shkollore do te futesh ne Histori qe e ardhmja Rinia e shqiperise te mesoje se si nje kryekriminel..... duke qene nje diall i djegur...... deri sa vdiq ..... perpelitej te behej si engjell....

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PeDeja e Salehut!

                  Dhe të vish përsëri ti o legeni i Sugarbabes! T'a bësh si 96, 97, 98, Gërdec apo 21 Janar. Zhduku plak legen. Plehrë e kombit numër 1 !

                  Përgjigjjuni
                  1. Çati

                    Po a mud të ket njeri dinjitoz që voton Sali Berishën ?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje