Daniel Nikolla, një nga anëtarët më aktivë të Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe, ka shprehur pakënqësitë për listat me kandidatë për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në facebook, Nikolla i cili mori pjesë në primaret në Qarkun Tiranë, dhe u la jashtë listave shpreh zhgënjimin e tij për listat aspak meritokratike të PD.
Në fund, ai e mbyll reagimin me një shprehje të Boris Johnson-it: “Primare, hasta la vista baby”.
Reagimi i plotë:
“Të tretat” e listave
Telefonatave, mesazheve, “ngushëllimeve”, për mospraninë time në listat e kandidatëve për deputet u jam përgjigjur kryesisht. Padiskutim që një individ kur i hyn një gare, që nga shkolla elementare e deri në ato me peshë si kjo e listës së deputetëve dhe që udhëhiqet nga intelekti, duhet t’i pranojë si rregullat ashtu dhe rezultatet. U informoj se pa vonuar i jam rikthyer aktivitetit normal ku jetoj në Britani të Madhe, si në pune ashtu dhe në aktivitetin tim modest politik.
A është kjo listë ajo që më mbush mua politikisht ?. Për të qenë i sinqertë JO.
Do doja të lexoja në atë listë më shumë emra të rinjsh, veçmas nga “Brain Gain” strukturë ku aderoj, po ashtu nga diaspora, sidomos nga UK, gjë për të cilën do të punoj me mundësitë që kam në vijim.
Përfaqësimi politik duhet të fitojë të drejtën e qytetarisë me patjetër e nëse kjo nuk arrihet në një periudhë të afërt, padiskutim që është dështim dhe për brezin tim.
Por përtej kësaj, kjo listë ka personalitete të shumta, të cilët nuk kanë të krahasuar me kundërshtarin, së paku kjo më ngushëllon dhe më inkurajon për mbështetjen time ndaj PD-së.
Nuk mund të mos falenderoj degët e PD në UK dhe atë Nr. 3 në Tiranë, për mbështetjen e tyre e po ashtu shumë të çmuarit votues të mi.
Diaspora i ka borxh Shqipërisë një votë që i mundëson rotacionin normal të pushtetit dhe largimin e kësaj klike uzurpatore majtiste. Sikundër PD nesër në qeveri, e ka për detyrë të shenjtë t’i përmbushë diasporës të gjitha ato nevoja që ua kemi adresuar në mënyrë të përsëritur politikaneve të djathtë që na vizituan muajt e fundit.
Le të jenë këto “të treta”, një shembull për reagim qytetar, të matur dhe të drejtpeshuar, së paku me një reflektim tre ditor të mjaftueshëm për t’i ndarë emocionet me logjikën.
Po e mbyll me një shprehi të Boris Jonson, kur la detyrën “Primare, hasta la vista baby”.
Bravo çun, për ty kemi nevoj ne Shqiptarët, por veç bashkohuni larg sali halesë dhe edi ramës. Përsa kohë jeni në listat e tyre, jeni mish për top.
Mire e e ke NIKOLLA,PD jote ka personalitete si Berisha,Noka Blushi,META,Vokshi,Balliu,Belua,Xhozi,Jenisheri,Dulja,Ndoka,Idrizi etj.etj mete vertet nuk krahasohen me te PS,do me NIKOLLA oh harova PALOQEN DHE PRESHIN qe kane 30 vjete qe nuk ju hapin rruge te rrinjeve por duhet GJIN GJONI qe ti veje vulen
Ngushëlloju mor çun me faktin që në vendin tënd në listë është vendosur e "madhërishmja" Xhozefinë, sekretarja e PD për emigracionin, që si e tillë, natyrisht të përfaqëson denjësisht edhe ti. Ç'të të them më: Ngushëllime për zhgënjimin, por dhe kurajo për besimin që ke për listën e kandidatëve të klikës së "non grata"-s, jo vetëm nga SHBA, por edhe nga shteti ku ti jeton, listë në të cilën paske parë personalitete që të kanë impresionuar dhe që beson se me ta Shqipëria do bëhet MAGA (Make Albania Grate Again), medemek si ShBA, pra e "madhërishme" !!
Ndaj vazhdoni ta mbeshtesni, se e dini ka ikur per lesh?
Po e cilsove misionare PD-ne e sotme,mos u merr me politike se do i besh dem te madh Shqiperise.
Po e cilsove misionare PD-ne e sotme,mos u merr me politike se do i besh dem te madh Shqiperise.
O Nikolla je një i mbaruar që merresh me sali malokun.Ai dhe larot e tij që i servilosen për një vënd të sigurt në listën e malokut,të till si dru me pre mul noka,paloqja,vrëngarashja Vokshi etj që jo e jo nuk janë figura,por janë gjirizet e haleve të shqiptarëve.Me ata dhe me sali kriminelin do fitoj PD ?Kurr nuk bën vaki.Vota popullore do t’i çojë ata tek vëndi i qenit.Këtë ke për ta parë më 12 Majë ku sali kaka do dalë e do thotë se Edi Rama i vodhi zgjedhjet me bandat.Ka 3 herë radhazi që humbet dhe kjo do jetë e katërta.Kjo figurë e diskredituar dhe e urryer e shqiptarëve duhet të largohet e të thyej qafën nga politika shqiptare.Ti jeton në MB ke parë aty ndonjë politikan që të zvarritet si krimb pas politikës ?Ku është B Xhonson,ku është indiani që humbi zgjedhjet etj politikan ?Janë larguar nga politika e nuk merren më me politikë.Po sali maloku yt?Ka 35 vjet që jargavitet pas politikës edhe pse populli e ka hedhur në koshin e plehrave të historis këtë bastard ,kriminel e gjakësor.Turpi e mbuloftë këtë monstër.