Tirana refuzon ultimatumin e Moskës - Ministria e Jashtme: Nuk tërhiqemi nga Kievi, mbështesim Ukrainën

28 Maj 2026, 15:30Politika TEMA
Tirana refuzon ultimatumin e Moskës - Ministria e Jashtme: Nuk

Ministria e Jashtme ka reaguar pas ultimatumit të Rusisë e cila kërkoi largimin e diplomatëve nga Kievi.

Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, është shprehur kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci dhe se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga Kievi dhe nga mbështetja për Ukrainën.

Reagimi i Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha

Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.

Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile. E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe. Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

11 Komente

  1. E
    Emigrant

    Ore trim qe do te ledht te vriten njerezit e tu Po iken ambasada amerikane e shum vendeve europiane Mos u bej gango kot Hiq njetezit sepse po u vran ata familjaret ta kerkojn ty o trim

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Te Albania i ngeli puna Moskes se i perzuri gjithe te tjeret?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toti

        O Ferit perse nuk shkon ti ne Kiev dhe lere ambasadorin ne vendin tend perkohesisht sa te mbaroje Rusia bombardimet qe ka planifikuar. Pastaj kthehu prap ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O ferit o karafil

          Minister me idiot skemi patur ndonjehere. Ce ka kete gjuhe ky sikur eshte Amerika e Kina. Barcalete cdo gje qe nxjerr nga goja.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Ska faj ai, ai kete i kane thene te thote e kete thote. Porblemi qendron se Shqiperia si nje vend koloni e Evropes nuk mund te bej ndryshe.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ariu

              Ky do mbroje UK.mica e vogel miljarder qe ndejti tu kerku pare ne tane bote e korruptume ,okj

              Përgjigjjuni
              1. t
                tiku elbasan

                o ministri hoxha ne bolsheviket jemi kokeforte bravoooooooooooooooooooooo

                Përgjigjjuni
                1. d
                  daku

                  Heshtja eshte me elokuente se brockullat e tua o minister!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Napoleon

                    BRAVO SHQIPO

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shori

                      Miza nuk largohet nga bytha e kalit... derisa te helmohet nga pordhet e tij... Hahahahahahahaaaaaaaaaa....na gajasen shqipot trima pa shtylle kurr izore, me kryetrimin Mero peshtsnakun....!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mbahu Kremlin

                        Hahahaha iu dridhen leqet e kembeve putinit nga Ferit servili

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje