Tomor Alizoti: Edi Rama do marrë përgjigjien e merituar, që na burgosi kolegun tonë

28 Shtator 2024, 11:37Politika TEMA
Tomor Alizoti: Edi Rama do marrë përgjigjien e merituar, që na

Tomor Alizoti, është deputeti i radhës nga PD, që ka reaguar për dënimin e Ervin Salianjit.

Ai thotë se vendimi është marrë nga Edi Rama dhe për këtë, sipas tij, ai do marrë përgjigjien e merituar.

“Grykësia është mëkati kryesor. Edi Rama është shembulli i shpërfytyrimit dhe degradimit nga mbipushteti.

Vendimi për kolegun tonë Salianji, është shenja e fundit e paaftësisë së tij politike. Dënimi i Salianjit është një hakmarrje primitive, një përdhunim i gjyqësorit nga kryeministri. Ata tre gjyqtarë mjeranë, janë pjesë e listës së zgjedhur me kujdes nga Partia në pushtet.

Si pjesëtarë të banalitetit të së keqes, ata nuk mund të merrnin vendim tjetër nga urdhri publik i kryeministrit. Edi Rama e kërkoi publikisht dhe hyzmeqarët e veshur me të zeza e zbatuan urdhrin e shefit de fakto.

Sot nuk ka shqiptar e ndërkombëtar të mos e dijë se vendimi për Salianjin është shkruar nga duart e vëllezërve të trafikantëve të heroinës e kokainës dhe miratuar nga vëllai i shoferit të tyre, kryeministër.

Ndaj dënimi i Salianjit është vetëm një nderim për të dhe shembulli më i qartë se Shqipëria po shkon përditë e më shumë drejt autokracive lindore.

Asnjë shembull me qeverisjen perëndimore nuk ka sjellja e Ramës, vendimet e tij, uzurpimi që i bën ai pushteteve. Por si një njeri mediokër dhe i pangopur që është, nuk e kupton që grykësia është lajmëtari i fundit të vet.

Marrja përsipër nga Edi Rama e vendimit të gjykatës, që burgos deputetin e opozitës për denoncimin e vëllait trafikant të ministrit, tregon qartë se ai nuk ka më asgjë politike në sjellje dhe vendime. Është thjesht një qenie që nuk di të frenojë epshet e tij. Dhe duke qenë kryeqenia e sojit të vet dhe të jetë edhe trofeu i bashkëjetesës.

Nga sot, vetëm dënimi i tij mund të shpëlajë drejtësinë nga zhuli i përdorimit. Nga sot ose drejtësia e re duhet të hetojë kryeministrin e qeverisë me më shumë trafikantë droge dhe të korruptuar, për bëmat që qelbin erë nga SHBA në Gjermani, nga Italia e deri në Arabi, ose duhet të pranojë që është një vegël që ai e përdor sipas epsheve të veta.

Sfida është e rëndë, dhe dënimi i Salianjit është një shembull ulëritës se ku është ulur drejtësia e re. Por, dënimi i Salianjit tregon qartë se pushteti i Edi Ramës nuk kërkon bashkëjetesë me shoqërinë, por kërkon ta dhunojë, trembë e burgosë atë.

Dhe në këto kushte, ose ndërhyn drejtësia, ose reagon shoqëria. E sigurt se provat e Edi Ramës me vendime prej diktatori do e marrin një përgjigje”, shkruan Alizoti.

19 Komente

  1. N
    Nua rroku

    Bravo Morri i bythes Sali Nongrates

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genci

      O Tomor shko më mirë bjeri me dor. Se kur flet ngjan sikur dhjet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia ky azil- shtet

        Ky eshte i vetmi handikap mental i lumtur, ne kete vend, qe merre pensionin sa nje rroge deputeti.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O zogist i ndyre pergjigjen do ta merni ju dhe kete do ta shikoni shume shpejt .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maliqi, Gora e Fusha.

            Po edhe Ti o debil, përse bën sikur nuk e di përse duhej dënuar dhe përse u burgos Saliani ?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daniel

              Hahahahahah foli dhe ky me idioti I parlamentit shqiptar ptuuuuuu rrace qirash o toooomooorrrrrr çfare do bosh kur mos jesh me deputet yyyyyyy plehre

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kalaja e Dianës

                O Tomor o motor, mos ha kot se tregon sa i pa aftë je për të qënë qeveritar. Lexo fillimisht dhe pastaj përdor pak edhe trurin o motor zetori.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Karaxhiç shkerdheu Sheqeren dhe doli maloku Viçido

                  Haha...Aliu i Zotit me barseta

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salianji

                    Ik ore k..shko ferkoja koçet edit se per ty dhe shume si puna jote Ai rron 100 vjet ne pushtet. Ptyyyyh qorri i s.berishes

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kroi Mbretit.

                      Ky leshtori doli si rruar qethur nga qarku BERAT.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kukesi

                        Foli dhe Ludoviku i Foltores

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mot qaje more falange antiamerikane

                          Ky pinjoll spiun ne internim eshte mjeran i parioarueshem, provoi Enveri por me keq mbeti rrota nga Berati.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            robi

                            O Tom-morr tomorr hunderri, M'duket se t'ka rene sheqeri, Shko he burre tek berberi, Se je bo si Lom dyberi, O Tom-morr o budalla, Lluku lluku papashta, Kurafti minxhulla.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nje qytetare

                              Zoti Tomorr Alizoti, ju e pranoni nje mashtrim qofte dhe ne dobine tuaj? Kjo nuk ju nderon

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Daullxhiu

                                To-morr apo to-plesht?

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mistrec i Beratit

                                  Tom-mut Ali-kaka nuk e meriton ( Zoti ) ky mut muti qe lepin koqet nje komunisti si Salkari dhe e quan vehten nga te perndjekurit . Salianin e denuat ju more te rafte damllaja mu ne ate vije te kokes o na hengesh ate te mengjezit se u trgua super budalla per ti sherbyer kryetarit ne ate kohe Lulit e tani nongrades Salmutit .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gorica

                                    O berat çe pate fat, kët soj, kët demokrat.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. c
                                      ce

                                      O Berat ce pate fat, Ku e gjete kete truthate, Shpifarak i neveritur, Rend ngado si i lajthitur, Ben garipin i uritur, Trup e shpirt i shkalafitur, S'do jesh me deputet, O hunderr o i shkrete, Koha jote ka mbaruar, Ti mos rri kot zgjuar, Deputet nuk do jesh me, Do te jesh njeri pa ze, Kafe me kafe si gagac, Me shume ngjan me nje rrugac, Shko tani qethu njeher, Se je bo si sheheler , Mor hunderr i neveritur, Trup e shpirt i shkalafitur.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. U
                                      Ushtari.

                                      O tomka shume flet e asnje fjale nuk te ngjet.O tomke nuk po na thua ndonje fjale ne ca liste ke qejf te te fus doktori.Meqenese ke luftuar shume per listat e hapura do ja kerkosh vete doktorit te te fuse ne listat e hapura apo nuk te ka fare ne asnje nga ato lista doktori.Apo ju nje here per nje here po beni lufte te futeni ne listat e doktorit pastaj keni luften tjeter qe te grupoheni ne listen e sigurise apo ne listen e luftes.Jepi tomke jepi.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje