Toni Gogu reagon për tensionet në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike, ligjet nuk i bëjnë flakadanët

18 Dhjetor 2025, 14:14Politika TEMA
Toni Gogu reagon për tensionet në Kuvend: Dhuna nuk është

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka reaguar sot pas seancës plenare me tensione në Kuvend.

Ai thekson se mazhoranca ka përmbushur detyrimin kushtetues për të votuar ligje në shërbim të qytetarëve, pavarësisht përpjekjeve për bllokim të punimeve.

Ministri kritikoi ashpër sjelljen e opozitës, duke theksuar se seanca nuk u shoqërua me debate parlamentare apo përplasje argumentesh, por me akte dhune dhe kaosi. Ai nënvizoi se mazhoranca e ka bërë të qartë që në fillim të sesionit parlamentar se dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë alternativë politike.

Reagimi i plotë:

Sot në Kuvend bëmë atë që qytetarët na kanë ngarkuar: të votonim ligje! Duke debatuar e duke miratuar ligje që u shërbejnë atyre, për ekonominë e tyre, për mbrojtjen sociale të tyre dhe zhvillimin e vendit tonë.

Fatkeqësisht, kjo seancë u shoqërua jo me debate parlamentare, jo me përplasje argumentesh, por me një dhunë rruge dhe një kaos që vjen vetëm nga çoroditja.
I patë. U zunë vendet, karriget. Flakadanët. Tentativat për të bllokuar punën e kuvendit.

E kemi thënë qartë në fillim të sesionit, e themi qartë edhe sot: dhuna nuk është alternativë politike dhe ne nuk do rrimë as ta dëshmojmë; kaosi nuk e zëvendëson votën e shqiptarëve dhe flakadani nuk bën dot ligje. Ligjet i bëjnë njerëzit.

Ndaj projektligjet u miratuan, sepse shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të kalojë në papërgjegjshmëri

E vërteta duhet parë në sy. Kjo opozitë është e dëshpëruar për një protestues më shumë ditën e hënë, për një kamerë më shumë. Dhe për të gjitha këto është gati të djegë Kuvendin e shqiptarëve. Dhe kur nuk bind dot me ide, përpiqet të imponohet me dhunë, me tym.

Ndërkohë që kemi zgjedhur rrugë tjetër: ligjet, punën dhe shërbimin për qytetarët. Ata kanë zgjedhur sherrin në ekran. Ne do zgjedhim vendimet. Vendimet për shqiptarët, që bëmë sot.

Parlamenti është shtëpia e demokracisë. Nuk mund të jetë skenë dhune. Debati bëhet me fjalë, ku përplasen idetë. Vendimet merren me votë.

Kështu ndërtohet shteti serioz dhe kështu mund të ecë Shqipëria përpara.
Faleminderit.

4 Komente

  1. E
    Ehhh Bardha Kavajes

    Kjo sjellje banditeske e rrugaçeve te Bufit eshte positive per PS , keta i thone votuesit ne jemi per shkaterim mos na votoni.....

    Përgjigjjuni
    1. t
      turpi historik mbi ju!

      Toni, je i bute si pune e mutit, nen kepucen e nje bojaxhiu pervers.Dhe per Veliajn, personalitetin historik, qe beu yt, e ka cuar mbas hekurave, ju buburecat e interesit te ndyre vetjak, ju vazhdoni te mos leshoni asnje pipetime.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turi

        Qe veliaj e ka fut në politikë këtë ish kancelarin e Gjykates

        Përgjigjjuni
        1. F
          Filispici

          Parlamenti eshte shtepia e demokracise thote ky Gogu ,por faktet po tregojne se rilindja e ka kthyer parlamentin ne shtepine e hajnave.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje