Sali Berisha deklaroi dje se ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është favorizuar nga banda e Elbasanit.
Sipas tij, nga informacionet që ky i fundit kishte siguruar, takimi i Salianjit me demokratët në qytetin e Elbasanit u organizua pikërisht nga Suel Çela.
Por ndërsa Sali Berisha, Flamur Noka e akuzojnë Salianjin si të lidhur me bandën e Çelës, një deklaratë e bërë pikërisht katër vite më parë, kur “harmonia” mes të djathtëve nuk ishte kjo që është sot, vetë Gazment Bardhi deklaronte me zë dhe figurë bashkëpunimin e ish-kryeministrit me të fortin e Elbasanit.
Sipas asaj që Bardhi thoshte nëntorin e vitit 2021, Sali Berisha dhe Flamur Noka janë të lidhur me Suel Çelën.
“E kam pasur përballë fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela Sot ky individi qe e kemi pasur në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë përpara dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i PD për këtë çështje. Se nuk pranojnë demokratët e Elbasanit që t’ia mbledhi Kuvendin Kombëtar të PD-së Suel Çela”, deklaronte Bardhi vite më parë.
Ky fakt është risjellë së fundmi në kujtesën e qytetarëve dhe demokratëve edhe nga ish-deputetja Flutura Açka. Në llogarinë e saj në Instagram, pas akuzave të demokratët kanë lëshuar ndaj Salianjit, ish-deputetja shprehet se mjafton një mesazh i Gazment Bardhi për të sqaruar të vërtetën, pasi faktet janë të disponueshme me zë, figurë, datë dhe orë.
Sipas Açkës, akuzat janë të pabazuara dhe të drejtuara gabim, ndërsa shton se nëse kjo nuk mjafton, demokratët e Elbasanit mund ta dëshmojnë qartë situatën.
“Baltēs, në vëmendje, Ju mjafton për verifikim një sms me z. Bardhi! É keni me zë, figurë, datë dhe orë. Keni ngatërruar armik! Në mos ju mjafton, i keni demokratët në Elbasan, e dëshmojnë ata.…”, shkruan Açka.
Motra Bardhe ashtu e dinte, ashtu e tha
"Të qofsha moj Shegë , se ngeli plënci varur" i thonë kësaj politikës së Sali banditit serb .
G.Bardhoshja nuk ka asgje origjinale te tij ! Ai ka kopjuar banditin e Vicidolit ne gjithecka ben , pa pike burrerie , ate qe permjerr sot , e lepin neser qe ne mengjes . Jane aq te shumta qendrimet skizofrenike te S.Berishes sa nuk ia vlen te numurohen ! Me tipikja eshte ajo qe e di shuuuume mire cdo antar i PD-se trajtimi si armik qe i beri A.Hajdarit sa qe gjalle dhe . . . . me hipokrizine e nje maloku pa burreri , i ben homazhe cdo vit , i ngriti shtatoren ne Tropoje dhe e varrosi ne vend te E.Hoxhes qe e ka pasur idhull te jetes se tij !