FOTOT/ Përplasje fizike, flakadanë e hedhje sendesh drejt Peleshit e Gradës! Çfarë nuk u pa në seancën parlamentare

18 Dhjetor 2025, 11:18Politika TEMA
FOTOT/ Përplasje fizike, flakadanë e hedhje sendesh drejt Peleshit e

Mes kaosit, flakadanëve, përplasjeve me gardën dhe akuzave është mbyllur seanca e fundit parlamentare për këtë vit. Partia Demokratike ka rikthyer tensionet në Parlament.

Deputetët demokratë zunë vendet e ministrave pa nisur ende seanca, çka bëri që të përplasen me Gardën.

Flakadanët dhe tymueset u rikthyen sërish në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike.

Në fotot më poshtë duket deputeti Flamur Noka duke lagur një nga punonjësit e Gardës, ndërsa nuk ka munguar dhe hedhja e sendeve drejt kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Ndërkohë, Avokati i Popullit Endri Shabani u votua mes kaosit dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur opozitën me puthje.

Për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim të rendit të ditës./ TemA

 

4 Komente

  1. K
    Ku je o Spak shpetimtari i opozites berishiste

    Po Premci e Dumani te Saliut ne Spak ku jane futur?! A nuk jane edhe ata te Partise Spak qe duhet ti jepin drejtim rremujes ne Kuvend?

    Përgjigjjuni
    1. s
      shiqirja

      HAJDE TALLJE TRAPI ME SHQIPTARET HAJDE

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alabaku

        Eshte fiks shfaqje dhe nje shembell negativ per ca te rinj te paformuar

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ismail

          Asgje e re nga fronti i luftes. Si gjithmone te njejtet aktore dhe regjizori plak qe nuk dine te bejne pune tjeter...sherr,grushte,zjarr,por vete do te digjen ne ate zjarr

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje