Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, në fjalën e tij për mediat pas përfundimit të një seance plot tensione dhe kaos, ka deklaruar se opozita duhet t’i vinte zjarrin Kuvendit, si mënyra e vetme që shqiptarët të frymëzohen dhe të marrin pjesë në protestat e organizuara nga PD.
Balla shtoi se dihet mirë se kush i jep këto urdhra.
“Besoj se qoftë ju dhe qytetarët shqiptarët, e sotmja nuk është lajm i ri. Asgjë e re nga fronti i Lindjes. Sot plot 8 vite më parë, e njëjta pamje në Kuvend.
Atë ditë zgjidhej prokurori i Përgjithshëm, sot bënte betimin Avokati i Popullit, i propozuar me firmat e deputetëve të PD. Dhe e njëjta situata u ripërsërit, shqiptarët e dinë se kur protestat nuk kanë frymë duhet t’i vëmë zjarrin parlamentit që të na vijnë njerëzit në protesta.
Duket qartë se kush jep urdhra dhe imazhe. Sulmuan avokatin e ri të popullit. U munduan ta pengojnë të bëjnë betimin edhe pse vetë e kanë propozuar, por populli shqiptar ka një shprehje të bukur, karvani i Shqipërisë Europiane ecën përpara”, tha ai.
Lini një Përgjigje