Tonin Vocaj i kërkon Flamur Nokës lirimin e rrugës, deputeti: Jemi në mos bindje civile

27 Dhjetor 2023, 09:46Politika TEMA
Tonin Vocaj i kërkon Flamur Nokës lirimin e rrugës, deputeti:

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës Flamur Noka dhe Belind Këlliçi që të lirojnë rrugën pranë Gjykatës së Lartë, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i mjeteve.

Vocaj është shprehur se bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik, ndërsa ka këshilluar zytarët e PD që të mos bllokojnë mjetet.

Kjo pasi në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar bllokimi i rrugës. Sipas burimeve të policisë, protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin.

Tonin Vocaj: Unë nuk dua të bëj debat, e mira është me i lënë këto makina me kalu.

Flamur Noka: Nuk kam çfarë bëj se për një orë më kalon orari i protestës

Vocaj: Mirë është me i lënë

Noka: Ju kemi njoftu dhe nuk keni marrë masa

1 Komente

  1. R
    Real

    Edhe ky zyrtari i policise eshte me doktorin por si i zoti ne dallavere ka zene nje vend tek pushteti i ripjelljes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje