Tri arsye pozitive që prodhoi programi politik i Lulzim Bashës

8 Qershor 2024, 19:20Politika TEMA
Tri arsye pozitive që prodhoi programi politik i Lulzim Bashës

Nga Reldar Dedaj

Në politikë je i detyruar të krijosh një fabul pse je ti dhe jo një tjetër alternativa më e mirë. Je i detyruar, veç të tjerash, pasi vetë politika është një narracion. Ti duhet të tregosh, të shpjegosh, të krijosh dhe të përsërisësh çdo ditë pa u lodhur aspak të njëjtën histori edhe kur të tjerët të lodhën së dëgjuari atë, je përsëri i detyruar të krijosh një tjetër histori edhe më të bukur se e para e kështu me radhë. Pafund. Një gjë të tillë, Lulzim Basha e ka kuptuar shumë mirë. Ai ishte plotësisht i vetëdijshëm se ajo çfarë po ofron Partia Demokratike prej 11 vitesh nuk ishte asgjë tjetër, veçse se kjo forcë politike, ishte më pak e korruptuar se socialistët. Sigurisht, është sot akoma edhe më i vetëdijshëm, se pse, nuk arriti dot të krijojë një fabul të ardhjes në pushtet, përveç faktit se shqiptarët u lodhën me Edi Ramën.

Programi politik i prezantuar nga Lulzim Basha dhe forca e tij politike që drejton ka arritur fatmirësisht të ngacmojë një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik. Me shumë gjasë, një pjesë e madhe e ideve të shprehura aty, në ditët në vazhdim, do arrijnë të ngacmojnë edhe një pjesë tjetër të kësaj shoqërie, e cila, për arsye të ndryshme dhe me të drejtë, ka krijuar një lloj alergjie ndaj ligjerimit publik, veçanërisht ndaj ligjerimit publik të opozitës shqiptare në përgjithësi, pasi pjesa më e madhe e trupit të saj politik është angazhuar më shumë tek hallet personale të familjes Berisha, sesa tek problemet e qytetarit shqiptar. Kjo pjesë e opozitës që paralelisht, nga njëra anë i vë flakën gomave para bashkisë së Tiranës dhe nga ana tjetër tenton të bllokojë foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, do ta ketë shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, ta ndryshojë gjellën e kazanit politik. Ata thjesht duan pjesën e tyre të racionit që Edi Rama ia ka zvogëluar shumë.

Diferenca e shprehur në terma, shifra dhe fakte konkrete mes asaj që propozon Lulzim Basha dhe forca e tij politike që drejton me atë që ofron dyshja politike Berisha dhe Meta është jo vetëm e thellë dhe e ndryshme, por është e vetmja rrugë që e lufton rendin aktual. Dialektika politike e dyshes Berisha-Meta jo vetëm që nuk e eleminon “regjimin Rama”, që në fakt është regjimi “Rama-Berisha-Meta”, por, përkundrazi, forcimi politik i dyshes Berisha-Meta, thjesht është një standard që forcon dhe riciklon në pafundësi pushtetin politik të Edi Ramës. Thjesht për këtë arsye dhe për asgjë tjetër është kaq i rëndësishëm për qytetarin shqiptar prezantimi i programit politik të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pasi shkatërron dialektikën politike të prezantuar prej 11 vitesh nga dyshja Berisha-Meta, sepse një dialektikë e tillë, që nga njëra anë i vë flakën gomave para Bashkisë dhe nga ana tjetër tenton të bllokojë foltoren e Kuvendit të Shqipërisë është një pamje kaq e vjetër për qytetarin shqiptar, sa veçse i përforcon atij bindjen se vërtetë dyshja politike Berisha-Meta nuk kanë kapur pushtetin, por ama kanë kapur opozitën, duke e vendosur atë në funksion të ambicieve dhe të interesave të tyre personale dhe familjare.

Prezantimi i programit politik nga ana e PD-së dhe Lulzim Bashës ka edhe një të mirë tjetër po kaq të rëndësishme, pasi e ka futur me dhunë, debatin rreth Partisë Demokratike dhe opozitarizmit në korsinë e ideve, fakteve dhe shifrave, të gjitha të debatueshme, padiskutim, por ka krijuar ama, me pahir, një ligjerim publik ku shtresat shoqërore mund ta pranojnë dhe ta kundërshtojnë, mund edhe ta refuzojnë, sigurisht, por s’mund të thonë se nuk ekziston një ide, qoftë ajo edhe pabesueshme për mendjen e tyre. Në fund, nuk është asgjë tjetër, veçse një program që tenton të rregullojë jetën e tyre, pasi prej 11 vitesh qeverisje socialiste, Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon për nga zhvillimi ekonomik dhe demokratik, pothuajse në të njëjtin stad, kur socialistët morën pushtetin në 2013-ën. 

Prezantimi i programit politik ka sjellë për demokratët në veçanti, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, përveç të tjerash, rendin normal të gjërave. Konfliktualiteti, dhuna, agresiviteti dhe tensioni i krijuar me qëllim ndaj institucioneve shtetërore, i ndihmuar shumë edhe nga një pjesë e konsiderueshme e mediave shqiptare, prodhon fragmentarizim permanent të shoqërisë, duke e ndarë në dysh atë, pasi ndarja e saj e thellë, e shprehur me dhunë verbale dhe jo verbale prodhon ekstremitet, e siç dihet, ekstremitetet përveç dhunës, për regjimin politik “Rama-Berisha-Meta”, do të thotë më pak kosto ekonomike. Nuk është nevoja për t’u investuar në asete intelektuale të shoqërisë, për të prodhuar ide dhe alternativa shoqërore, por për të ndarë në dysh shoqërinë, për të prodhuar ekstremitete, për të prodhuar konflikt, për ta luftuar mendimin. Dhe, për ta realizuar këtë, mjaftojnë veçse pak njerëz, ata që janë më të devotshmit që bluzën “Free Berisha” ta mendojnë si bekim…

13 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    As kjo reklamë nuk ngjit. Programet e mira duhet t'i paraqesin politikanë që nuk flenë, nuk vjedhin e nuk vrasin kur janë në pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Sa qef keni te kthehi prapa, ta bejme edhe nje prove se ku i dihet Luli eshte i tejngopur dhe ka ndryshuar. Ka tre gjera pozitive!!!??? Hajde t'i provojme. A ka ne bote ndonje program elektoral qe nuk te ben te mendosh se do te jete jeta lule, parajse me kete apo ate parti.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjeli

        Jo free berisha , por une do vesh nje bluze fre (kapistal) berishes megjithse gomarit nuk i shkon freri

        Përgjigjjuni
        1. E
          Endr

          Asgje nuk ngjit nga ky hajdut, dhe programi tij fut une nga te gjitha anet

          Përgjigjjuni
          1. h
            hudheni ne noj kosh Plehrash kte Sharlataan

            qeie me te neveriteshme ne politike s'gjen. ne kosove e sherbim te serbit i jepte infoormacione serbit per UCK , Sajoj me Dik Pederin Shtepine e verdhe .I rrembeu Kaseten e Filmimit te Msakres se Recakut shqiptarit nga Kosova dhe ja dhuroj Serbeve ,teritorin Detare ja firmosi GGrekut , ky Klloun Sharlatan , vodhi 230 Mio $ vetem e rrugen Durres - Morin , duke mos perdorur fare si MiniMutTransporti nji Plan ,pra duke mos ber fare Transparenc ,ky Kamarjeri Nastradinit , Eshte Bahkriminel e pergjegjes per Vraasjet e 21 Shkurtit , ka ber nji pasuri qe sekur edhe sikur ta kishte grun si ajo porni starja qe pallonte Tramp ,nuk do t'i justifikonte kurr , Toyota Yaris me 5 Miljonet hesht etj etj Skandale dhe ne ate vend idiotesh , maskarenjesh e plehrash mediatike etj na e nxjerrin si Politikan ,silur ky jashteshqitje shpelles ,mos te koishte thyer asnji Ligj e ber asji Tradheti KOmbetare

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Ç'te ren mendja more idiote,shko laj duart nje here se i ke me gjakun e 4 te vrareve ne bulevard ,me tradhetin e UÇK -se ,rrugen e kombit ,shitjen e detit ,7×7=42 o lulushe .

              Përgjigjjuni
              1. i
                i drejti

                sa i mire je mero kurva sa te ka paguar lulka per ti dhene hapsire ne gazeten e mutit qe ke bythlepires legen mashkull shet cdo hje per leke por luli jote ka per te fituar kete timin ne goje haaaaa.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardan

                  Lulzim Basha eshte nje politikan i klonuar nga biri dhe dhenderri i Serbise, kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Sheqere Vuk Berisha. Ai i duhet perkohesisht PD sa te clirohet nga maloket e Perbindeshit te Vicidolit.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    astrit

                    Ne kete eresire sjedhje te qyteteruar, idesh, programesh, vlera shoqerore, qe eshte sot shoqeria shqiptare programi i PD i drejtuar nga Basha e te tjere njerez, sot eshte nje drite ne fund te tunelit. Mbi te gjitha shoh sjedhje qyteteruese. Nuk e shosh shume te domosdoshme qe te fitohet ne zgjedhje se sa e vlersoj se eshte fillimi i nje idealizmi qe ka munguar gjer sot te Pd e drejtuar nga Berisha. E idealizmi do kohen e saj.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LUL Holandezi !

                      Komplet rreth vicioz! Se si mos të lemë pushtetin të na ik nga duart. Rrotulllohemi tek të njëjtën emra. Po këtë buzëqumështin e Argitës e provuam njëherë na e solli GOPi apo KOPi. Ministra, kryeministër, kryetar bashkie! Asgjë përveç vjedhjes së shekullit me rrugën e kombit, ju vrarë 4 protestues mes sheshit si ministër i brendshëm kukull, dhe bëri vetëm gjumë në bashki. Ik o LULe se një gozhdë nuk e ngele!

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        flase

                        Pyetja ime, zoti gazetar eshte çfare do te thote narracion se jam plak e s'e kam degjuar ne shqip kete fjale prej 91 vjetesh. Te lutem ma spjego po pate respekt per diellin qe kam pare me pare se ti . Te faleminderit.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Ben

                          Keto nuk jane programe or tutkun, por perralla per te fituar zgjedhjet! Shqiperia ka aq korrupsion dhe aq te korrupruar sa programet ne letra as nuk kane vlere. Ne Shqiperi nuk ka kulture qeverisje dhe punonjesish qe hartojne programe zhvillimi por vetem propoganda! Shume Shqiptare punojne ne administratat shteterore ne perendim, sidomos ne ne SHBA, e kuptojne shume mire thelbin e problemit. Korrupsioni Shqiptar fillon nga menyra se si zgjidhen deputetet, se si formohet qeveria, se cilet jane drejtoret ne dikastere, se cilet jane nepunesit. Kjo metode vazhdon edhe ne bashkite, Korrupsioni pastaj kap cdo fushe tjeter te jetes, gjykat qe vetem ligjin nuk zbatojne, prokuroret qe merren me popullin e varfer dhe i lene kriminelet te livadhisin, doktoret qe nuk kane as kod moral, profesoret dhe mesuesit qe jo vetem qe nuk jane ta afte por kalojne nxenesit kot dhe marin rushfete. Shkurt, lerini programet por gjeni forma per te hequr korrupsionin dhe per te ndryshuar mendimin e cdo Shqiptari se si duhet te funksionoje politika dhe administrata. Te tjerat jane pallavra dhe "ik ti nga pushteti qe te vije une" per te ndihmuar njerezit e mi dhe te vjedh edhe ca me shume.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Baba i llyllka nastradinit

                            Krric gazetar,qe i pelqen llyllka

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje