Trump: Vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet në mbrojtje me 5% të PBB-së

23 Janar 2025, 18:18Bota TEMA

Trump: Vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet në mbrojtje me 5% të

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një video-mesazhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri thirrje që vendet anëtare të NATO-s të rrisin kontributin në mbrojtje, duke kërkuar që ato të paguajnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një video-mesazhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri thirrje që vendet anëtare të NATO-s të rrisin kontributin në mbrojtje, duke kërkuar që ato të paguajnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

"Sot disa vende nuk paguajnë as 2% të PBB-së. Është koha që të gjithë të kontribuojnë në nivelin e duhur për të mbështetur Aleancën," deklaroi Trump.

Trump kritikoi Green Deal-in, duke e quajtur "Green Bluff". Ai tha: "Do t'u lejojmë njerëzve të blejnë makinat që dëshirojnë." Ai gjithashtu bëri thirrje për ulje globale të normave të interesit, duke theksuar se ato duhet të bien në të gjithë botën.

Presidenti Trump vuri në shënjestër Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave për vendet e BE-së. "Europa do të duhet të paguajë tarifa, dhe këto të ardhura do të përdoren për të ulur borxhin publik të SHBA-së," deklaroi ai.

Deklaratat e Trump në Forumin e Davos reflektojnë qëndrimin e tij të vendosur për të mbrojtur interesat e SHBA-së, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë gjeopolitik, ndërkohë që kritikat ndaj aleatëve dhe kundërshtarëve vazhdojnë të jenë një pjesë kyçe e politikës së tij.

 

4 Komente

  1. .
    .

    Plakushi i mete ben si ekspert kur sdi as vendodhjen e vendit te vet ne harte. Nuk do cojne gjithe ekonomine e vendit per arme bota, o brekdhjere.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trump llapaqeni

      Sa i zgjuar eshte ky ore ....te paguaj Europa taksa dhe tarifa gjigante te ule ky kokmishi borxhin publik ....dhe nuk e di qe cdo gje eshte reciproke ...vure tarifa , te vune tarifa ...keto nuk thosh edhe ne 2016 ten ???? Dhe si perfundim nuk hariti te bente aasgje .. Tha qe do mbyllte me gardh gjigant gjithe kufirin me Meksiken dhe kur pa sa ishte kostoja i drjtoj faturen meksikaneve ...dhe ata i thane fshi bythen ...bla bla per asgje ...keto jane fishekzjaeret e castit , sa mori detyren ...mbas disa muajve nuk do ta kujtoj askush se cthosh ... Sikur do ndalonte luften brenda 24 oreve .....hahahahahahahahah

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tonini

        Po mor vlla, por idiotet e ndjekin dhe e votojne symbyllur. Ky lef ata jargaviten. Tani nuk quhet budalla nje i patru, quhet trampist. I kane thyer rekordet.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Evropa te mbledhe mendjen sivjet

        Evropa nga halli do shkeputet nga diktati amerika i Trumpit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje