U 'fsheh' për 21 Janarin, Berisha sot në SPAK për aferën Partizani

17 Nëntor 2025, 08:20Politika TEMA
U 'fsheh' për 21 Janarin, Berisha sot në SPAK për

Tre ditë pasi refuzoi të shkonte në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, Sali Berisha do të duhet që të shkelë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës  “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, ku është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

 

5 Komente

  1. k
    k

    Maloku shkon per komplwksin Partizani se do te shpëtojë gjēnē e vjedhur per t’ja lēnē gērdallave shpellare tē families NON GRATA UNIVERSALE.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Sdi nga te ktheje koken korbi, mut andej kak ketej , muti e mbulofte koke e kembe, me fise e me fare.., ju shofte pragu..!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovar fieri

        E fsheh rama ne CITJANE se ai rrugeve e zyrave edhte gjithe diten, por drejtesia berviniste nuk e sheh, nuk e njeh dhe se ndalon dot. Sa poshte luhet ketu...!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Shqiperine we nuk e varrosi dot as serbi e as greku, po e varros kjo drejtesi e shkalafitur.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Vetēm qorrat me tē meta tē theksuara mendore i besojnē kriminelit tē korruptuar NON GRATA UNIVERSAL FAMILJARISHT.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje