Balla në Itali, takohet me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

16 Nëntor 2025, 13:58Politika TEMA
Balla në Itali, takohet me sipërmarrës të suksesshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht Drejtuesi Politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën.

Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë.

Siç njofton në faqen e tij Facebook, për Ballën  është një moment krenarie kur takohet me shqiptarë të suksesshëm:  “Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me Presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, Senatorin Antonio De Poli, Presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë.”

Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja,  Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë. “Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më 23-24 nëntor kanë mundësinë dhe krenarinë të votojnë Muharrem Salihun si këshilltar i Rajonit të Venetos, një arritje historike për të gjithë.”

Kujtojmë se pak ditë më parë Balla, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kërkoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali hapjen e një konsullate shqiptare në këtë rajon, ku jetojnë disa dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Gjatë muajit nëntor, muaji i Pavarësisë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të ketë takime me shqiptarët në diasporë, edhe në Greqi, Angli, Itali etj.

2 Komente

  1. T
    Taulant, mos harro shqipen ne Tv per femijet ne em

    Asnje emigrant socialist ne Itali nuk duhet te takoje Taulant mashtruesin. Kjo eshte porosi nga femijet tane emigrante qe u mongon gjuha shqipe dhe tere emisionet e RTSh ne televizor.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      gjakdhjeri arrixhinji servo gerrku pa identitet perfaqson shqiptaret nje nga kombet me te vjetra te botes .....te gjith tregtaret strategjik te gjakdhjerve po dalin drogaxhinj dhe vrases me pages

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje