“Drejtësia me axhendë”, a mundet që 21 janari mund të ndryshojë rrjedhën?

15 Nëntor 2025, 20:42Politika TEMA

“Drejtësia me axhendë”, a mundet që 21 janari mund

Nga Ylli Pata

Silvio Berlusconi, që dominoi politikën italiane për 20 vjet, sipërmarrësi më i përfolur në Europë, përkatësisht një nga më të suksesshmit në Europë, natyrisht edhe prej Milanit t tij magjik, ka qenë njeriu më i përndjekur nga drejtësia e vendit të tij. Ky fakt për Berlusconin ishte edhe bekim dhe mallkim.

Ai hyri në politikën aktive në stuhinë e fuqishme të “Tangentopoli”, skandalit të madh të rrushfeteve që biznesi i madh italian kishte paguar për partitë kryesore në vend.

Lideri i Partisë Socialiste italiane i kohës, Betino Craxi ishte më i godituri i asaj stuhije që rrëzoi gjithë klasën politike të shekullit të shkuar. Silvio Berlusconi ishte miku i afërt i Craxit, prej tij përveç të tjerave ai ishte siguruar futjen në treg të rrjetit tëtij të televizioneve private, në një vend me rregulla të hekurta në këtë drejtim. U përfol shumë në atë kohë se Berusconi ishte zhytur në borxhe të mëdha, e ishte çështje kohe që edhe ai të ishte në listën e industrialistëve të hetuar nga prokuroria e Milanos. Shumë nga kolegët e tij VIP u arrestuan, e shumë prej tyre: vranë veten në situata të paqarta.

Ishin 41 vetëvrasje, pjesë të “creme de la crème” të industrisë italiane, ku spikatën Raul Gardini dhe inxhinier Gabriele Gagliari, dy nga yjet e industrisë kimike italiane. Gjithçka thuhet se pati si shkas hetimet, por mbi të gjitha presionet që vinin për këta biznesmenë që të mos hapnin kutinë e pandorës: emrat e mëdhej të politikës, ekonomisë e shtetit.

Në këtë atmosferë Silvio Berlusconi hyri në politike duke krijuar partinë e tij Forza Italia në vitin 1994. Një operacion që në realitet thjesht u zyrtarizua, pasi kishte vite që ishte përgatitur nën rrogoz. Pati sukses të bujshëm!

Për tre muaj fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër i Italisë. Lëvizja e parë e Berlusconit ishte të afronte sa më pranë vetes armikun më të madh të tij: Antonio Di Pietro-n, njeriun më të fuqishëm të prokurorëve të “Mani Pulito”. i propozoi postin e ministrit të Brendshëm, por Di Pietro i tha “Jo Faleminderit” dhe u larguar menjëherë në zyrë. Në atë kohë, prokurori kishte në dorë një hetim ku dyshohej se kompania e Berlusconit Fininvest kishte korruptuar një grup ushtarakësh të Guardia Di Finanza-s. Kryeministri italian kishte informacion mbi hetimin dhe nisi sulmin, duke dërguar në Prokurorinë e Milanos një ekip inspektorësh të ministrisë së Drejtësisë.

Të cilët për javë të tëra u çanin dërrasat prokurorëve të Milanos, për të marrë ndonjë gjë nga hetimi. Por si prokurorët, hetuesit apo punonjësit e administratës bënin të paditur, duke mos bërë asgjë gjithë ditën. Në orën 4, dilnin bashkë me inspektorët nga ndërtesa, por sapo shikonin se ata iknin në shtëpi, ja behnin me vrap në zyrë. Ku punuan deri në orët e mëngjesit pa pushim e gjumë për të gjetur provat e hetimit ndaj kreut të qeverisë italiane. Pa mbushur as 6 muaj në krye të qeverisë, ndërsa ndodhej në samitin e parë ndërkombëtar prestigjoz në Napoli, Berlusconit i mbërrin ftesa për tu paraqitur në Prokurori për korrupsionin e Guardia Di Finanza. Jep dorëheqjen pas pak ditësh. Humb zgjedhjet parlamentare në vitin 1996, e rikthehet fuqishëm në vitin 2001. Humb në 2006 dhe rikthehet sërish në 2008. Por rrëzohet përfundimisht në vitin 2011, për t’u rikthyer si karrikaturë politike derisa ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Nga viti 1994 e deri në fund të jetës, Berlusconi u hetua, gjykua dhe dënua për një numër të madh veprash penale. Ai theu një record në politikanin që arriti ta bëjë pjesë të vet hetimin dhe proceset, duke kthyer në narracion politik për tu kthyer në viktimë të “Togave të Kuqe”. Ja arriti në një drejtim pasi mori në shumicën e kohës përkrahjen e mazhorancës së Italianëve, por në fund, ai u hetua për një mori veprash penale, ku vetë u dënua vetëm për njërën, me punë në komunitet. Edhe pse kishte avokatët më të mirë të Italisë, Berlusconi u hetua për lidhje me mafian, korrupsion, marrëdhënie me të mitura, mashtrim fiskal, e një varg veprash të tëra penale.

Një pjesë e tyre u mbyllën, të tjera sollën dëme kolaterale duke dënuar familjarë si vëllai Paolo, apo edhe miq të ngushtë si Cesare Previti-n, që u dënua për lidhje me Cosa Nostra-n.

Në gjithë luftën e tij me “prokurorët komunistë”,, Silvio Berlusconi përdori një term që ngjiti goxha në mjedisin politik italian, sa është shumë prezente edhe sot. “Giustizia alla orologeria” që përshtatur tek ne është drejtësi me komandë, me axhendë.

Ky narracion ngjiti, ngaqë shumë nga hetimet apo akuzat penale ndaj tij, ishin copy paste me akuzat e rivalëve politike apo mediat e tyre.

Tek ne termi “Drejtësi me Komando apo axhendë” nuk është shumë i vështirë për tu përdorur, pasi thuajse të gjithë çështjet që SPAK ka nisur ndaj zyrtarëve të lartë kanë ardhur nga denoncimet e PD, LSI, PS apo nismës Thurje. Me një fjalë të aktorëve politikë. Në një farë mënyre, apo në të gjitha mënyrat, axhenda antikorrupsion e SPAK është nxitur nga politika, tjetër gjë është më pas nëse janë thelluar apo jo hetimet. Si për shembull dosja Partizani, e cila është krejtësisht e ribërë dhe e thelluar në krahasim me denncimin po të gjërë të dorëzuar nga Taulant Balla.

Megjithatë 21 janari, që sapo ka nisur nga SPAK, është një rast, që edhe pse mund të ketë pasur letra të dërguar nga PS në prokurori, nuk ka lidhje me komandimin. Së pari se është një çështje e tragjedi e njohur dhe kombëtare, së dyti pasi është marrë një vendim nga Gjykata e Strasbugut. Ndaj sjellja ndj saj konsiderohet si test për atë që do të jetë edhe faza e dytë e drejtësisë së re në Shqipëri…

TemA

17 Komente

  1. H
    Harojeni Spakun o milet, asht peme pa kokra

    Spak ben sikur po punon per 21 janarin e Sali degjenerates me gen zombi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllobodanka

      "Jam Salih Berisha une, o budallenj!"= "Jam agjentura serbo-greko-ruse ne Shqiperi, o budallenj!" sa mund te zhduket agjentura serbo-greko-ruse ne Shqiperi, aq mund te preket Lexhendari Salih Berisha!

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        Kriminelet e Saliut ne Spak(Olsi Dado me shok) kan mar urdher nga shefi i tyre qe te sajojn akuza kunder zyrtareve socialist dhe ti denojn per gjera qesharak,si shperdorim detyre qe eshte nje thes i cpuar.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LLUMOKRACIA

          Po e fsheh ne CITJANE Edvin vllehu Sali serboboahnjakun. Jane te se njejtes fare e familje! Zoti eshte i madh...

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rosaku

            Parole zotëri parole. Histori shterpë pa fund.

            Përgjigjjuni
            1. e
              edi

              Ke shume te drejte Y-ni . SPAK-u po punon fort per PS-en . Nuk mundesh qe hajdutet qe kane vjedhur qindra miljona ti denosh per neglizhence ne pune, favorizim ne tendera apo korrupsion pasiv apo aktiv e ne fund i jep 2-3 vjet burg por ama leket, me falni £ e vjedhura nuk i sekuestrojne . Ketyre ne fund u kthehet burgu me 100 ore pune ose lirohen sepse semuren !

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhoxhi

                Të gjithë ne komentojmë kot më kot.Këta hajdutë nuk do dënohen .Këtë mbaheni mënd nga unë.Sarkozi u gjykua nja 5 vjet u dënua 5 vjet burg dhe bërë 20 dit burg sikur ishte me pushime.Politika i ka bërë ligjet për vetë që mos dënohen për ne ka vetëm burg...Populli fle gjumë e politika bën çtë dojë...

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xhoxhi

                  Të gjithë ne komentojmë kot më kot.Këta hajdutë nuk do dënohen .Këtë mbaheni mënd nga unë.Sarkozi u gjykua nja 5 vjet u dënua 5 vjet burg dhe bërë 20 dit burg sikur ishte me pushime.Politika i ka bërë ligjet për vetë që mos dënohen për ne ka vetëm burg...Populli fle gjumë e politika bën çtë dojë...

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ujku ujku (Opozita) e Cakalli (Qeveria) ben kerdin

                    Per kete po perpiqet qeveria e SPAK i krijuar prej saj (sic shpesh mburret vete Rama) qe 21 janari te ndryshoje ca rrjedhen e vemendjes nga hetimi per zevendesen e Rames domethene...

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Grant -L

                      Po, mendoj se vendimet e drejta per 21 Janarin, ne vecanti denimi I S.B. I hap nje rruge te re politikes shqiptare. Besoj se ky vendim I mirepritur nga shqiptaret do te mundesoj pastrimin dhe ngritjen e shpejte te Opozites shqiptare qe aktualushte eshte bere inegzistente dhe e papranueshme nga qytetaret shqiptar. Drejtesia duhet te beje drejtesi me duar te pastra dhe mbas kesaj nje ere e re per Sbhqiperine hapet.

                      Përgjigjjuni
                      1. 0
                        003-shi

                        Ke dashur e ke bere krahasim si Pate qe je.Berluskonin e ke krahasuar me nje ordiner si Berisha ku fale fuksioneve dhe bemave te tij eshte bere me emer.Berluskoni o Pate nuk ka vrare njeri,nuk ka djegur Italine per hesap te nje pale tjeter,nuk ka zaptuar pasuri,prona dhe mbi te gjitha nuk ka zbritur prej malit duke e manipuluar agjenturat por ka qene qytetar i klasit te pare ku pasi i ka provuar te gjitha egoja e tij kareriste e futi edhe ne politike.Ndaj te besh paralelizma me Saliun nje fshatar i manipuluar nga agjenturat e viteve 80-90,eshte sa miopi aq edhe mosnjohje. Sot kjo kafshe pylli qe nuk eshte bere akoma shtepiake,eshte shembelltyra e shoqerise se pas 90-tes ku edhe pse kane kaluar 35 vite akoma dallohen nga te ecurit galopthi e me çadra mbas qafe. Kur agjenturat zgjodhen Saliun motivi nuk ishte inteligjenca e tij as intelektualiteti por e perzgjodhen sepse ai ishte aq trap sa padyshim qe do e shperbente Shqiperine siç edhe e shperberi ne vitet 90 duke i dhuruar nje Blackberry dhe garancine per mos ndeshkim nga drejtesia.Ndaj Dumanet e radhes sillen si pordha neper breke ku djersiten kur i permendin emrin pasi kane nenshkruar per mosndeshkimin e tij. Ndaj o Pate qendroini topit te m....t mbi te e mos beni ze per nje gje qe dihet katerciperisht qe ai eshte monument agjenture e per rrjedhoje ate mund ta denoje vetem zoti duke e çuar ne boten tjeter e kerkush tjeter mbi toke.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asnjeansi

                          003 , Ylli Pata ka bere shkollen ne Itali , ka punuar vite si gazetar aty dhe situaten e periudhes berluskoniane ai e njef shume mire . Sigurisht , ti ke shume te drejte qe Sali Berisha , nje malok e shpellar shqiptar , kurre nuk mund te krahesohet me nje multimiliarder , qe per aftesi , rralle ia gjen shokun ne bote .

                          Përgjigjjuni
                        2. "
                          "BOHOTINA"

                          003-shi. Stop. I ke bere autopsine . Bravo.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jimi

                            E gjitha eshte nje farse! Spak po luan ne menyre te tille, qe hetimi te shkoje deri ne Kalendat greke, per t'mos thene deri sa Saliu te kete nderruar jete. Po edhe nese do te kete nje perfundim hetimesh, me gjalljen e Saliut, ai asnjehere nuk do te dale pergjegjes per veprimet e kryera dhe si rezultat ai kurre nuk do te gjykohe, pale te futet ne burg ! Kjo eshte e famshmja drejtesia jone e deformuar ! SPAK fut ne burg Erion Veliajn, te cilit edhe pse kane kaluar 9 muaj, ende nuk i kane dorezuar dosjen e akuzave !? Mjere ky vend ku po jetojme! Dhe thone pse ikin shqiptaret dhe marrin dhene !

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Treni

                              Po, po... ja sa te mbije bari.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shvejk

                                Ky është fundi për komunistin e fundit, o sali

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  PO , PO

                                  Mua me duket qe komentuesi 003 keto qe thote nuk jane koment i thjeshte , por realisht peshojne me teper se vete artikulli , me lidhje e argumente bindese per lexuesin .

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje