Rama: Nuk e lufton SPAK korrupsionin, por PS edhe me koston e paguar në lëkurën e vet

15 Nëntor 2025, 12:12Politika TEMA
Rama: Nuk e lufton SPAK korrupsionin, por PS edhe me koston e paguar në

Kryeministri Edi Rama nga takimi me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë foli lidhur me korrupsionin në vend dhe luftimin e saj. Sipas Ramës korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se tani.

Ai shtoi se korrupsionin nuk e lufton SPAK-u por vullneti i PS-së që mbron pavarësinë e tij teksa theksoi se kjo mbrojte është me koston e paguar në lëkurën e vet.

“Nuk është luftuar kurrë korrupsioni si sot. Nuk e lufton SPAK, por vullneti i kësaj force politike që i dha pavarësinë e drejtësisë dhe që e mbron edhe me koston e paguar në lëkurën e vet. Çfarë është mbajtja e kryetarit të bashkisë atje brenda pa gjyq, është kosto. Nuk hyj fare unë të drejta apo jo ato që thuhen, ai është procesi ligjor, gjyqësor dhe e bën gjyqi. Por deri më sot gjyq nuk ka, ka një njeri në burg, është kosto.

Ama ne as nuk bëjmë protesta, as nuk ngremë zërin jo se jemi budallenj, por sepse është mendje e ndarë. Çdo ngacmim që i bëjmë SPAK apo sistemit që lufton me korrupsionin, është ngacmim që i bën dëm vendit për të nesërmen.

Nëse u deshën 100 e ca vjet që të fillonte kjo luftë, nëse fillojmë e ngacmojmë do ta shtyjmë edhe 20 vjet të tjera dhe ta harrojmë që të ulemi në tryezën e BE. Për vite e kishim damkën në ballë, ishim ne në qeveri, të shkruar në raportet e BE, kultura e pandëshmueshmërisë,” tha Rama.

9 Komente

  1. P
    Palloshi i gjate

    Na thuaj kush e ben korrupsionin, pastaj kush e lufton o komandant.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ERTV

      Eehhhh merr artist, pikturist, sharlatanist, autogolist!! Kështu është kur flet shumë dhe kujton se di gjithçka. Pra koorupsionin që po e bën PS. Po e luftoka vetë PS.... Pra reformën ne drejtësi të cunguar e bëri PS. Pra SPAK, Nuk e lenkërka PS me bë punën tamam... Pra pse Salehu nuk shkon në SPAK e mbroka PS. Dmth ti ! Mbaje fort Saleh-un Edo se jam i bindur se as ti nuk e mendon as vetë si do përfundosh me të ik Salehu... (nga zoti, se nga ty ka 200vjet ymër ai).

      Përgjigjjuni
      1. U
        U qelbet duke Vjedh

        Po juve Vidhni,,ti don te vidhni dhe mos te Paguani..ti qe dhe allafreng e pe si u denua Zarkozy ….mblidhi pak Zagaret se ne 13 vite nuk ke bere asgje,vetem vidh e vidh e vidh ja kaluat dhe Sali Bajges…ndroni emrin Partise nga Socialiste ne Parti Robin Hood qe vetem vjedh

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi Lekdushi.

          I dashur Kryeministër, e kuptoj dilemën tuaj makbethiane. Ju ndërtuat një sistem drejtësie të pavarur nga politika zyrtare, ( jo nga politika tjetër, sepse ajo e sulmon egërsisht) dhe dëmtoni respektivën europiane të vendit po te ndërhyni në gabimet e saj. Por këto gabime i vuajnë moralisht e fizikisht shumë individë e personalitete të partisë suaj, por dëshpërohen edhe votuesit tuaj. Në këto kushte duhet të ndërhyjë drejtësia europiane dhe ju, përmes BE duhet t'a kërkoni këtë. Kjo është një normë morale dhe politike që duhet të ketë një zgjidhje. Zgjidhje për individët dhe për partinë tuaj. Heshtja ka një cak, sikurse edhe durimi.Me mjete ligjore ndihmoni drejtësinë dhe pushtetin tuaj

          Përgjigjjuni
          1. P
            Ptu

            Dmth ti hajduti luftoke korrupsionin! Mqafsh mu i beson keto qe thua?! Sa i shemtut je bere nga vjedhjet. Te rrofshin leket qe ke bere. Si murtaje je

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cajupi

              Po e perdor spak jo per lufte gjithkund kunder korrupsionit, por per te hequr qafe feerat brenda PS qe te kercenojne te te marrin partine. Kete dhe gomari e di!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ed arnaut kolera( koleka)

                Cudi arnaute historike: Te qendrosh mbi shtetin me te korruptuar ne Europe, prej 13 vitesh dhe te dalesh pa lagur dhe te vazhdosh si me pare, kjo nuk ka bythe hisorie qe e mban.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Korupsionin po e lufton pallosha me zv e tije qe kane marre arratine. Shiu ka punen e tije, ne vazhdojme luften kunder korupsionit,duke vjedhur buxhetin e shtetit,te pa ndikuar nga asgje.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fpa

                    Z. K/ Minister, leri demagogjite se nuk te pijne uje. Te gjithe e kane kuptuar qe ju I shtyni bashkepuntoret tuaj drejt vjedhjes.. Boll keni abuzuar me voten e shqiptareve. O Sali Berisha, zduku, mor hale, nga political boll na zvarrite neper zgjedhje se votojme per Ramen se nuk duam perseri familjen tende te diktoje dhe sureness tende te sheeran budallenjeve te " drejtojne" . Rama duhet te kesh te qarte se, si narcizist qe je, do te perfundosh si gjithe narcizistet qe njeh historia. Turpi do t' ju mbuloje

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje