VIDEO/ Rama ironizon Berishën: Opozita kënetë, ai është bufi i madh, e keqja më e madhe e këtij vendi

15 Nëntor 2025, 11:33Politika TEMA
VIDEO/ Rama ironizon Berishën: Opozita kënetë, ai është

Në takimin me qytetarët e Njësisë numër 3 në Tiranë, ku zhvilloi një dëgjesë për projektbuxhetin 2026, kryeministrri Edi Rama ironizoi opozitën. Një banor e pyeti mbi bonusin e fundvitit, duke i thënë se ‘tellalli’ Berisha thotë që s’do kenë rritje pensionesh.

Me ironi Rama i tha se përmendi një emër, të cilin ai prej vitesh nuk e përmend më, por merret me të vetëm gjatë fushatës. Rama tha se opozita është një kënetë e madhe, ku Berisha është bufi i madh.

“Përmende dikë që unë s’ia përmend emrin prej vitesh. Merrem me të vetëm në fushatë, se ndryshe as nuk e llogaris. Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi. Është një frymë, një kënetë e madhe ku ai është thjesht vetëm bufi i madh, po aty çfarë nuk ka.

E mira është që e asaj që ne themi, njerëzit e kanë shumë të thjeshtë ta vërtetojnë. Kur ne themi do jepet bonusi, njerëzit e kanë shumë të thjeshtë ta vërtetojnë do jepet apo s’do jepet. Vjet thamë do jepet bonusi dhe bonusi u dha.

Të njëjtin bonus do e merrni edhe në dhjetor. Tani që po e them është një fjalë, dhjetori vjen për pak javë, do e vërtetoni vetë. Më pas duhet ta vendosni vetë kë doni të dëgjoni e kë jo”, u shpreh Rama.

8 Komente

  1. M
    Maro

    Pra dhe tani qe ai ka celesat e kashtes ai mbetet e keqja.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk na shkoqisin jooooo….

      Do te kete bonuse ne vitet e ardhshme?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        Sa për sqarim! Jo nuk do ketë më bonuse, por duke filluar nga janari 2026 deri në 2029, pra vit pas viti, do të ketë rritje pensioni progresive mujore. Për vitin 2026 kjo rritje do jetë 1.800 lekë/muaj. Kjo rritje pra, për 12 muaj për vitin e parë, do jetë 12 x 1.800/muaj=21.600 lekë, që është shumë më e madhe se bonusi i fundvitit, krahasuar ky edhe me bonusin më të madh, atë prej 15.000 lekësh që dy vitet e fundit, përfshirë dhe këtë vit, e kanë marrë vetëm pensionistët me pension deri 20.000 lekë/muaj. Shtoj asaj rritje edhe indeksimin e inflacionit vjetor, atëhere përfitimi rritet edhe më.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali

        Saliu eshte fatekeqesija me e madhe e kombit tone.te keqijat qe ai I ka bere shqiperise nuk ja Kane bere as pushtuesit

        Përgjigjjuni
        1. H
          Holy justice

          Pse nuk i thua te verteten salise qe je vrases por e perkedhelni duke na i thene buf? Sa i shpelare e i shpifur je! Apo jeni bashkevrases ne 21 janar dhe ne gjithe jeten tuaj politjko shteteore??!! ....

          Përgjigjjuni
          1. E
            ERTV

            Ehhh merr artist, pikturist demagogjist. Edhe pse jam dakord se ai, bufi i kënetës është e keqja më e madhe e vendit, pra numri i një. Ti je numër 2-shi.. Faktisht i 3-shi. Por mqs Likja është me pushime. E ke marr ti stafetën e 2-shit. Ti me gjithë Neo pseudo Rilindjen dhe tutti frutit e tua.. Kabinetin dhe harremin tënd. Ku si me burra (eunukët) edhe gratë. Janë të gjithë hajdutë dhe "Kurva". Ti nuk ngelesh asgjë tjetër veçse Ali Baba me 40 kurva-hajdute!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ambulanti

              Pirdh pirdh o pallosh. Ty te eshte futur gjysma e qeverise ne burg. Dhe avash avash po te vjen rradha ty. Ti merresh me bufin.Dmth komplet pallosh.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Njeri me indyre se tjetri

                Ai eshte buf, kurse ti je krokodili i kenetes.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje