Braçe: Isha dëshmitar në martesën e Ilir Metës dhe Monikës!

15 Nëntor 2025, 19:00Politika TEMA
Braçe: Isha dëshmitar në martesën e Ilir Metës dhe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka qenë dëshmitar në martesën mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Braçe tha se do t’i jepte një këshillë ish-çiftit, ndërsa më pas u tërhoq, duke shtuar se do ia jepte Kryemadhit nëse do ta takonte nga afër.

Ai tha se ishte e vërtetë deklarata e Kryemadhit që kjo e fundit bëri javën e kaluar në ‘Kjo Javë’ se ajo i kishte lënë vendin për deputet Braçes, në 96-ën.

“Ajo që thotë zonja është e vërtetë. Në 96-ën kam hyrë në listën e PS, nga Forumi Rinor Socialist dhe zonja ka qenë drejtuese në këtë kohë. Kjo qëndron. Për të gjitha vlerësimet e tjera, s’do të flas konkretisht, të të gjithëve. Ka një figurë që e marr në referencë, avokati Anjeli. Ai thoshte; mos merr seriozisht ato që thuhen për ty, sepse nëse i merr, nuk do te jesh në këtë botë që jeton. Jepi rëndësi dhe merr seriozisht gjërat që kanë të bëjnë me punën tënde. Në këtë aspekt shumë faleminderit.”, tha ai.

A flisni me zonjën Kryemadhi?
Po ‘mirëmëngjes’ dhe ‘mirëmbrëma’! Do të them diçka. Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur mes tyre, për marrëdhëniet në përgjithësi dhe për marrëdhënien e tyre. Po kam qenë dëshmitar në martesën e tyre dhe dikush tjetër, Kam qenë dëshmitar dhe nëse do t’i jepja një këshillë….do ja jap nëse e takoj. Është çështje shumë familjare dhe nuk do të shkonte ta thoja”, tha Braçe.

Deklarata e Kryemadhit
“Edhe në vitin 1996 më propozuan për deputete në Berat dhe unë propozova Erion Braçen. Nuk jam fare pishman; kam bërë gjënë më të mirë, sepse është i vetmi socialist që ka ngelur në PS dhe që, me të mirat e të këqijat e veta, ngre zërin për problematikat e elektoratit të tij me sinqeritet dhe ndershmëri,” u shpreh ajo.

4 Komente

  1. k
    k

    Sa e bukur paska qenë 40 vjet më parë !

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hopa ja si dalin pa dashje ! helmi !

      KEQEARDHJE ????????? A flisni me zonjën Kryemadhi? Po ‘mirëmëngjes’ dhe ‘mirëmbrëma’! Do të them diçka. Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur mes tyre, për marrëdhëniet në përgjithësi dhe për marrëdhënien e tyre. Ore qenke njeri i mire dhe me zemer te madhe.....per ata qe te kane Votuar vari caret ! Demton Respektin tend dhe te shumices qe ju kane dhene Votat....normal si i ndjeri mashtrues Namik Hoti dikur qe i thoshte per penecilinen ! qe hypi ne kale ! dhe nuk zbriste ! Zbrite me kembe ne toke ho Brace ! e ke dhjere fare ! apo fare haman me kete Interviste !

        1. V
          Votusi Nj . N. 5

          Eh brace injoranti me ne fund e deklarove kush je dhe kujt i sherben ???? Bravo je treguar i sinqerte me vehten , por dru i shtrember per popullin dhe partise qe te jep rrogen 4000 euro o miu i haleve ????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje