Ministri Vengu shpjegon marrëveshjen për industrinë ushtarake me Italinë

15 Nëntor 2025, 22:19Politika TEMA
Ministri Vengu shpjegon marrëveshjen për industrinë ushtarake me

Në një intervistë ekskluzive me Greta Topjanën në emisionin “Review”, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu foli për zhvillimet më të fundit në fushën e mbrojtjes, duke nisur nga marrëveshja historike e firmosur me Italinë, takimi dypalësh Shqipëri–Itali, industria ushtarake, ndryshimet ekonomike dhe rritja e pagave për ushtarakët.

Vengu e cilësoi Samitin e Romës si një ngjarje historike duke nisur që nga niveli i mbledhjes së zhvilluar.

“Samiti i Romës, mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishte  e para e këtyre përmasave që nuk ndodh çdo vit apo çdo ditë që qeveria shqiptare të bëjë një mbledhje të tillë me një vend të G7-tës dhe një partner strategjik të Shqipërisë. Ishte historike nga pikëpamja e përmbajtjes, është një punë një vjeçare që u konkretizua në Romë para pak ditësh”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se aktualisht janë nënshkruar 16 marrëveshje, nga të cilat 8 i përkasin sektorit të mbrojtjes. Ndër më të rëndësishmet, ai veçoi marrëveshjen e parë historike për industrinë ushtarake me Italinë.

Aktualisht kemi 16 marrëveshje të nënshkruara, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes. Historike është fakti se nënshkruajmë një marrëveshje në fushën e industrisë ushtarake me Italinë. Shqipëria ka një legjislacion të ri për industrinë ushtarake, kemi themeluar tre kompani të reja për prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, mjeteve të emergjencave civile dhe uniformave. Kemi konkluduar parimet e një negociate që ka filluar para dy ditësh për të prodhuar anije luftarake në Pashaliman për ta ringritur kantierin në lartësinë që kemi ambicie ta çojmë”, u shpreh Vengu.

Ai sqaroi se kantieri i Pashalimanit do të ringrihet përmes një kompanie të përbashkët mes kompanisë shtetërore shqiptare KAYO dhe gjigantit italian Fincantieri, ku të dyja palët do të jenë aksionere.

Kompania shtetërore Kayo dhe Fincantieri i italisë do themelojnë një kompani të përbashkët ku të dyja palët do jeën aksionerë. Kantieri nuk do prodhojë vetëm mjete detare për Shqipërinë. Synojmë të kemi prodhim edhe për vendet e treta. Shqipëria në këtë kantier do të ketë mundësinë që më në fund të mirëmbajë flotën e saj. Ne flotën tonë e mirëmbajmë jashtë vendit. Do të kemi mundësinë ta mirëmbajmë dhe të ngremë gamën e teknologjisë së mjeteve tona në atë kantier. Prandaj është kaq e rëndësishme”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

1 Komente

  1. T
    Ton

    Lexo Artur Mecollarin. Se ku eshte flora jone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje