
Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, sot feston ditëlindjen e saj të 25-të.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Neomalsorja, duke rrëfyer ndryshimet që ka pësuar jeta e saj pas zgjedhjes deputete.
Por, pavarësisht se e cilëson si një sipërmarrje të mundimshme dhe shumë më të vështirë se puna në bujtinën e familjes së saj, Koçeku thekson se mbetet e palëkundur në qëllimin për të lënë gjurmë të pashlyeshme gjatë angazhimit politik, me punë në të mirë të komunitetit që përfaqëson dhe të vendit në tërësi.
“Sot mbushi 25 vjeç, dhe një gja asht e sigurt: nji vit ma përpara isha ma e lumtun te bujtina e familjes sime, se sa sot në Parlament.
Atje nuk përballesha me fyemje e shpifje, por me komplimente prej familjeve që na vizitonin ku e kaloja ditën në mes të natyrës së bekume shqiptare, e jo në mes të trafikut urban e kakofonisë së shpeshtë. Por kjo s’do me thanë se jam e pendueme. Përkundrazi, ndjehem e frytshme në nji terren ma t’gjanë.
Jam ende në fillimet e mia. E kam marrë këtë iniciativë me bindje të plotë: me lanë gjurmë, me u përpjekë me ndryshu gjanat në Shkodër e në tanë Shqipninë. Si vajzë e re, që ka ba do gjana n’jetë, kam shumë vullnet e vendosmêni, e askush s’mundet me ma ndalë dëshirën, vizionin dhe forcën e shpirtit tem për me e çue përpara këtë punë.
Dikush mund të më pyesë: “Pse pra, meqë ishe e lumtun e aq mirë, u fute në politikë?”
Përgjigjja asht e thjeshtë: sepse si e re aktiviste, për vite të tana me miq e shokë jemi ankue për gjanat që duhen përmirësu, e sot mu dha mundësia konkrete me i prek e me i ndryshu. Sepse gjanat nuk ndryshojnë tuj u ankue, por tuj kërku zgjidhje praktike për me përmirësu jetën e qytetarëve.
Uroj fort mos me u pendu kurrë dhe me ardhë dita që me thanë me zemër plot se jam e lumtun që zgjodha këtë rrugë e po ashtu me marrë shum t’rinj e t’reja të talentuem të ktij vendi me vete”,- shkruan Koçeku.
Kthehu dorzo mandatin dhe parlamenti do te kete nje debile me pak, po e bere i hap rruge mbase te gjithe atij llumi qe mban ajo stalle bagetish
E ik ti pra dil ne balle meqe qenke me i zoti e me pak llum
Patjeter do lesh gjurme, 4000 euro ne muaj pa beneficet e tjera here 48 muaj te nje mandati , nuk eshte pak. Po ato fadromat e shefit tend qe shemben shtepite e bizneset e thethnjaneve sikur nuk i kundrshtove, po sikur te te kishin prishur bujtinen tende si do te te dukej shefi?
Po ndoshta e kishte me leje kjo?
U mbaruan qytetarēt….
Na mbyten shpellaret
Na mbyten SHQIPFOLESIT
Ne Shqiperi perhere ka patur 100 per qind vetem katunar, asnjehere qytetar, Por e kemi perdore kete fjale vetem per te marr veten me te mire. Vetem jetesa ne banesa pa toke dhe bageti nuk te ben qytetar, duhet shume pune dhe kulture , gje e cila ka munguar dhe vazhdon te mungoje.
Thjesht nuk je ne habitatin tend moj vajze. Parliament do te thote ajka e perfaqesimit, kurse ju jeni thjesht nje halabake, ne kuptimin e mire te fjales. Delet po te presin dhe atje ke me shume vlera.
Festoje ditëlindjen e 25-të në parlament e mbylle këtu me politikën,se kurrë më,e përsëris kurrë më nuk do të jesh herë tjetër! Një zhgënjim nga provat pa bereqet të Edi Ramës me të panjohurat që bëhen zv/kryeministre,ministre,deputete e pas katër vitesh kthehen në anonimatin ku ishin e nuk marrin dot as votat e familjes. Gjithsesi urime për ditëlindjen!
He pra parimorja qe u fut ne politike per te ndryshuar vendin. Hipokrite!
Zeqineja e Shkodres
Ti u ‘bleve’ se je naive dhe idealiste,por ata që të blenë s’janë budallenj ,ata duan të perdorin imazhin tënd se je model suksesi ,por që nga ky moment ti ‘ke vdekur’ ,thjesht ‘çirçia’ të tërhoqi me ‘muzikën’ e vet dhe të ka kthyer në ‘dele’,që do ‘blegërish’ sa herë që ‘çobani’ do të tund ‘zilkën’ për të dhënë ‘leje të kullosësh’..
Neo malokja nuk iken se ju embelsua deputetlleku tani.
Kjo eshte zgjedhja e atij te gjatit.Te kujton ate deputeten e kohes se Enverit qe kish zgjedhur nga minoriteti grek.Kjo eshte rilindja.
Merri dhente ne parlament. Do kete shok e shoqe plot.
Kush jane ata burra qe kan votuar per te?
Ti je e pastër moj vajzë e aty te rrethon llumi, djathtas me shume, por edhe majtas
E paster si kristali si plehu I bagetive , te pastra jane dhe 4000 eurot qe do te mare blegerima per bagetite e BUJTINES duke ritur biznesin e vet ? Ka fituar llotarine ? Sa intelektuale ka ne moshe per te dhene kontribut qe kane mbaruar Universitetin qe nga 1994 , jane me shume vizion te pa koruptuara por BEUT te partise nuk i hyjne ne pune keto lloj intelektualesh se nuk i lene hapsire te veproje per korupsion , kjo eshte fatkeqesia e ketij vendi qe perfaqesohemi nga njeres medioker dhe te koruptuar dhe te tille jane te destinuar per te mos ushtruar profesionin per te cilin bene edhe shkollimin ???? FATKEQESI