E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, pas marrjes së detyrës u është drejtuar me një mesazh në gjuhën shqipe të gjithë qytetarëve tanë, ndërsa është shprehur e gatshme të zbulojë më shumë për Shqipërinë dhe kulturën.
Përmes një videomesazhi të publikuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, VanHorn tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të qëndruar në krah të Shqipërisë dhe për ta mbështetur në rrugën e saj drejt integrimit në familjen e Bashkimit Evropian.
“Përshëndetje të gjithëve, Unë jam Nancy VanHorn dhe jam e nderuar të filloj punë si e Ngarkuar me Punë në ambasadën e SHBA-ve, këtu në Tiranë.
Nga viti 2007 kur ju bashkova shërbimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat në Ukrainë, Armeni dhe Rusi.
Jam e emocionuar që jam në Shqipëri dhe që do të punojmë së bashku për qëllimet tona të përbashkëta: për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s, dhe për të cuar përpara rritjen ekonomike.
Jam e përkushtuar të mbështes Shqipërinë në rrugën tuaj drejt integrimit europian dhe të forcoj lidhjet mes dy vendeve tona.
Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj kulturën e pasur të Shqipërisë. Për këtë më duhet ndihma juaj për të filluar!
Kam tre pyetje për ju: Cilin vend duhet të vizitoj të parin? Cili është ushqimi që duhet të provoj patjetër? Dhe, cilin libër që tregon shpirtin e vendit tuaj më rekomandoni? Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj të bukur ! Pres me kënaqësi të zbuloj, të mësoj, dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës'', tha ajo.
Znj.e Ngarkume ,a mund ti përgjigjem unë tre pyetjeve tuaja..!? 1- Duhet me vizitu Paskuqanin me qendër ‘Kamzburg’ e hec e hec rrugëve të New York-ut përgjate rrugës Klinton e vazhdo n’Bathore,Shishtufin e deri m’Surrel. Këtu nalo se osht nji muzeum pri bunkeri,por mos hy mrena se ka njerz qi jetojnë hala si m’koh t’lashta. 2- Duhet me nejt m’radh si gjithë turistët e tjerë dhe me provu byrekun të shoqërum me dhallë dhe po nuk u ngope hec e hec dhe ulu buzë rrugës Kavajës e merr ca qofte ke tymi e mos harro me i shoqnu me birrën Korça qi vdesin tan turistët pri vërteti. 3- Dhe s’fundmi ,duhet me lexu librin ma t’shitun n’kto troje kto 10 vjet e funit me titllën ‘Kurbani’,qi e ka shkrujt naltmadhnia e tij Edvin K.Rama. Kur ta lexosh ,ke për ta kuptu se ku a burimi i gjithë t’majrave qi ka arrit me pas nji njeri dhe ki asht suksesi i krieministrit ton t’madhërishëm.
ke ardhur per pushime ?
Faleminderit per shqipen e bukur!
We love you, wish the best for you and albanian people..!!!
@mondi,ti duhet të jesh patronazhisti më i thekun,se ke ‘frymë’ berishiste..
Welcome to Teherana the Capital of Albanania ….we love US we love to lick ass as long as you don’t touch our Politicians Corruption Money….don’t forget it is the only African Country in Europe with White People
Amerikanet jane shume te mirepritur ne vendin e shqiponjave, pasi ne kurre nuk harrojme ndihmen qe na kane dhene Amerika dhe Gjermania ne krijimin e shtetit shqiptar. Vetem nje gje nuk e duam ne shqipot: integrimin ne BE. Europa gjithmone ka qene dhe eshte kunder shqiptareve, pasi kane harruar se ishin pikerisht shqipot qe me rrezistencen qe i bene hordhive osmane e ndalen superfuqine e atehershme te botes qe ta pushtonte Europen dhe te ndalte zhvillimin e saj. Sot Europa ka me shume konsiderate per jevgjitet e Indise se sa per autoktonet e pare te Europes me nje histori 5-6 mije vjecare. Futja ne BE do jete nje tjeter skllaveri, pasi edhe ato qe jane ne Be duan qe te dalin prej saj. Beni nje referendum dhe do shikoni se sa perqind e shqipove duan qe te futen ne BE.
Sa mire qe llap shqip kuader i pergatitur nga CIA perse nuk dergojne ambasador, por te ngarkuar me pune leshi.