Basha ironizon Berishën: Nesë me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

5 Gusht 2024, 22:52Politika TEMA

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e Sali Berishës kur u shpreh se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”. Me anë të një postimi në facebook, Basha ironizon duke thënë se nëse me Ramën nuk paska zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Ai më tej pyet Berishën, nëse me Ramën nuk paska zgjedhje të lira, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD dhe shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore?!

Postimi i plotë i Bashës:

Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!
Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rakomandimet e OSBE/ODHIR?!

5 Komente

  1. K
    Kapterri

    Verdallë akoma qënka Luli?U merka dhe me politike shejtani.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pampuri

      Akoma gjallë është ky fis qiri. Po ik o kërmë se zi e solle PD në këtë derexhe

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Ore vertet se na kujtoje Basha, O Berisha sikur bere marveshje me Ramen para disa ditesh? Çpate sot qe po leshon byshtyme nga goja kunder Rames? Nga ata qe te rine afer nuk ka ndonje nje qe te keshilloje e te te mbroje nga felliqesite qe ben e te nxjer goja!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lulka

          Lulzim kellira!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgalemi

            Mero , Shqiperia nuk eshte vetem Sali , Ilir dhe Edvin , dmth nje kemban . Ka dhe kembana te tjerat , Mero .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje