"Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e pazarit Rama-Berisha", Basha: Tani që kishte vulën, partinë dhe komisionerët, pse s’i fitoi zgjedhjet?

5 Gusht 2024, 13:16Politika TEMA
"Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Bashkinë Himarë.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimat e pazarit Rama-Berisha. Basha i kërkon edhe llogari publike Berishës, duke i kujtuar se “tani që ka vulën, komisionerët dhe partinë, pse i humbi zgjedhjet e Himarës?”

Sipas Bashës, interesi Berishës nuk është fitorja, por përdorimi i PD-së si strehë për të mbrojtur interesat e tij dhe familjes së tij.

Postimi i plotë i Bashës:

Sali Berisha ka shitur demokratët për të mbrojtur veten, sepse nuk ka as hallin e Himarës as hallin e Shqipërisë, por vetëm hallin e tij.

Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e pazarit Rama-Berisha. Tani kishte vulën, komisionerët dhe fondet, me të cilat justifikohej për humbjen dërrmuese të 2023, po sot pse e humbi Himarën?! Sepse interesi i tij nuk është fitorja, por përdorimi i PD-së si strehë për të mbrojtur interesat e tij dhe familjes së tij.

Pasi amnistoi të korruptuarit bashkë me Ramën, pasi mbylli listat bashkë me Ramën, Sali Berisha nuk mund të mashtrojë më për dorëzimin toptan të opozitës në këmbët e ortakut të tij.

Po! Edi Rama është shkatërruesi i zgjedhjeve në Shqipëri. Ai, ashtu si Sali Berisha, është i gatshëm të bëjë gjithçka për interesin e tij.

Sali Berisha mbrojti vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Ramen në 2021 vetëm se i interesonte të më sulmonte dhe fajësonte mua, ndërsa sot vazhdon të justifikohet për të pestën herë brenda 2 vitesh për humbje zgjedhjesh, edhe pse demokratëve u premtoi në foltoret e 2021 se ai do e shporrte Ramën për 6 muaj.

Por u ul në prehrin e Edi Ramës, amnistoi me votat e tij të korruptuarit e Edi Ramës, shkatërroi reformën zgjedhore, gënjeu se do të merrte qeveri teknike e të drejtën për lista koalicionesh kur në fakt bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, e në këmbim Rama t’i jepte në shkelje të çdo ligji vulën e PD si dhe bashkoi votat me Edi Ramën për të vënë nën kontrollin qeveritar KLSH.

Sot nuk ka revolucion, nuk ka rrëzim të Ramës, ka vetëm pazar, pazar përmes të cilit Rama i jep vulën dhe Berisha i dhuron pushtetin. Ajo që Rama dhe Berisha orkestruan në Himarë, është parathënia e asaj që duan të bëjnë në zgjedhjet e ardhshme në gjithë Shqipërinë.

Ky pazar i nisur pas 9 shtatorit 2021 është edhe një pazar kundër SPAK, kundër ndryshimit, kundër Shqipërisë.

Shqiptarët meritojnë më shumë, ndaj ne do të qëndrojmë të vendosur kundër korrupsionit dhe bashkëpunimit politiko-financiaro-mediatik ku janë shkrirë në një parti të vetme Edi Rama dhe Sali Berisha.

5 Komente

  1. N
    Neri

    O sa mire e thua:Berisha me Ramen ben kompromise.Nje fjale e urte thote qe kur zihen dy kurva per nje kurvar,fiton nje kurvar tjeter.Ja erdhen zgjedhjet e tjera;Hidhu mere pushteti dhe realizo endrren tende qe te eshte tiposur:o behem kryeministr o rashe e vdiqa.Shqiptaret te njofen kush je qe kur u bere minister dhe me firmen tende prishe mbikalimin e Zogut te Zi te ndertuar me leket e shqipetarve te varfer qe i hodhe ne kosh.Shqiperia ka shume burra te mencur po ka dhe budallenj.Ta dish ti dhe cdo budalla tjeter qe Shqiperia eshte 60-65% e majte dhe ne trate te hidheni ju nuk fitoni dot,ne dace lyej floket ti cdo dite,ne dashte te kukurise nga ballkoni Saliu dhe le te bredhi dite e nate Iliri maleve dhe gerxheve.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulzim “de lul” Basha

      boll o kungull pa fara. Nuk te pjerdh njeri ne politike ne kete vend. Mer gruan e qerrohu ne hollande

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janulla

        Mbylle gojen mor pis muti , ti e fute Dulen nga dritaret ne parlament, u paguajte nga kisha dhe helenet , ti je me i peshtiri se kush

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zgalemi

          Janulle , nga fjalori gjirizot duket qe je gjirizore . Nga emri nuk je shqiptare . Si e tille do te ishte marrrezi te degjohej fjala jote prej kujtedo . Por , si cdo gje e keqje , e ke nje te mire , sepse deshmon se kush e mbron trekendeshin kriminal te Bermundes , prandaj vazhdoje vepren tende gjirizore .

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgalemi ose Vlonjati

            Mero , mos na censuro , se nuk ta bejme pis gazeten , perkundrazi . Nje te vecante e Kemi : jemi totalisht kunder Bermudes .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje