Gjatë viteve të para të karrierës së tij, Vangjel Tavo ka punuar si mjek, për shkak të formimit akademik në fushën e mjekësisë.
Ai ka përfunduar studimet universitare dhe specializimin në Mjekësi, duke ndjekur një karrierë profesionale në sektorin shëndetësor para se të përfshihej në politikë.
Në vitin 1997 Vangjel Tavo nisi angazhimin e tij në politikë nën siglën e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi deri në vitin 2010. Pas përplasjeve me Ramën për konfliktet e lindura mes socialistëve në Gjirokastër, Tavo u largua dhe vendosi t’i bashkohej Lëvizjes Socialiste për Integrim, krah Ilir Metës.
Për një periudhë 1-vjeçare, në vitet 2012-2013, Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës. Ai vijoi të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk mundi të fitonte dot.
Gjatë kohës që ishte në opozitë dhe pjesë e LSI-së, Tavo i është kundërvënë edhe kryeministrit Rama, madje ka deklaruar se Rilindja e Edi Ramës nuk kishte asnjë lidhje me socialistët.
Pavarësisht kësaj gjëje, ai zgjodhi të rikthehej pas një oferte të Ramës këtë vit. Fillimisht, ai u mandatuar nga qeveria si prefekt i qarkut të Vlorës dhe më pas kandidoi për bashkinë e Himarës.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Vangjel Tavo kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë dhe arriti të fitojë me mbi 55% të votave. Fushata e tij u fokusua në zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale, me synimin për ta bërë Himarën një destinacion të njohur turistik.
Si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, Tavo ka deklaruar se prioritetet e tij kryesore do të jenë zhvillimi ekonomik, turizmi dhe përmirësimi i infrastrukturës lokale. Ai synon të përfshijë komunitetin lokal në vendimmarrje dhe të sigurojë që zhvillimi i zonës të jetë i qëndrueshëm dhe në dobi të gjithë banorëve.
Përsa i përket jetës personale, Vangjel Tavos i është dashur të përballojë ndarjen nga jeta të gruas dhe vajzës së tij Eva (Evanthia) Tavo. Kjo e fundit humbi jetën më 28 nëntor të 2023, në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. E reja ishte pasagjere në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte në autostradën “Nënë Tereza” me drejtim nga Tetova për në Shkup.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares e dha vetë ish-deputeti Vangjel Tavo. Përmes një postimi në rrjetet sociale Tavo dha lajmin e rëndë për vdekjen e së bijës.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkroi ai.
Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba, është ndarë nga jeta tragjikisht.
Figura me emblematike e korrupsionit te LS-ise. Jane futur tek ripjellja nga i gjati dhe me to vjedh shqiptaret. .
Pyeteni pak qirje Tavon sa para ka vjedhur me bashkejetuesen e tij kur kjo ishte drejtoreshe e AZHBR