Mediat greke "tërbohen" pas fitores së Vangjel Tavos: Fitoi i zgjedhuri i Ramës

5 Gusht 2024, 09:12Politika TEMA
Mediat greke "tërbohen" pas fitores së Vangjel Tavos: Fitoi

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës nuk kanë mbetur jashtë vëmëndjes edhe të mediave të huaja e kryesisht atyre greke.


Ashtu sikurse edhe gjatë fushatës, sot ato kanë publikuar edhe përfundimin e numërimit dhe rezultatin e firores së kandidatit socialist Vangjel Tavo.

“Protothema” e cilëson zhvillimin politik elektoral si “fitore të kandidatit të Ramës”, teksa shfaqet e ashpër në trajtimin e ngjarjes, edhe për shkak të humbjes së kandidatit të mbështetur nga Omonia dhe PBDNJ, që përfaqësojnë minoritetin grek, biznesmenit Petro Gjikuria.

Po kjo media i referohet kandidatëve me emra në greqisht: “Vangelis Tavos mblodhi 59% të votave - 41% për Petros Gikouria që mbështetej nga minoriteti grek - Tavos falënderoi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren”, shkruan gazeta në fjalë.

Teksa më tej nënvizon: “I zgjedhuri i Edi Ramës është fituesi i zgjedhjeve në Himarë për emërimin e pasuesit të Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur dhe tashmë eurodeputeti që mbetet në burg”.

Tavo fitoi me 59% të votave (4858 vota), ndërsa Gjikuria ka marrë 41% (3400 vota).

Edhe SKAI ka raportuar rreth zgjedhjeve të Himarës, duke iu referuar përfaqësuesve të Omonias, që hodhën akuza ndaj qeverisë.

Kurse "Zougla" përshkruan përfundimin e rezultateve në Himarë, shifrat e kandidatëve, të shoqëruara me një foto të kryebashkiakut të ri Tavo. Më tej nënvizohet se fituesi Vangjel Tavo ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe PS-në publikisht për mbështetjen e dhënë.

3 Komente

  1. f
    fytyra e taulant balles plot e perplot me gjakun e

    po fituam

    Përgjigjjuni
    1. m
      mazniku gojorsi i mafias shqiptare

      po fituam ,fituan shqiptaret qe vidhen e poshterohen po nga kta, greket genocid jashte be

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Ore cdoni ju me politiken shqiptare o gojorsa jua qifsha fisin ne te 14 brezat

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje