Vangjel Tavo deklaroi për mediat, pak para numërimit të kutisë së fundit, se e priste këtë fitore në zgjedhjet për bashkinë e Himarës, ku edhe gjatë fushatës kishte thënë se nëse nuk merrte më shumë se 1000 vota diferencë sesa rivali i tij në garë Petro Gjikuria nuk do ta pranonte mandatin.
Teksa përsëriti ftesën për këtë të fundit që të jetë pjesë e bashkisë së re si nënkryetar, Tavo deklaroi se nga sot do të fillojë puna për t’iu shërbyer himariotëve pa dallim ngjyre partiake.
“Falënderoj të gjithë banorët që na dëgjuan dhe besimin e treguar që na votuan në mënyrë plebishitare.
Do të vijojmë punën për ato që kemi premtuar. Të bashkuar, të majtë e të djathtë, Himara nuk ka ngjyra, të gjithë për Himarën e bashkuar, për bashkëjetesën, për të bashkuar realitetet në këtë bashki.
E prisja fitoren. Kisha thënë që do të merrja mbi 1000 vota, ja ku vajtën 1500. Do të vijojmë me punën për turizmin, por edhe me të gjithë problemet e tjera që kanë banorët. Oferta ime për Gjikurinë që të jetë nënkryetar i bashkisë është e sinqertë, nëse nuk vendos të ikë në Shtetet e Bashkuara.
Do të vazhdojmë punën, festë nuk ka, mos prisni. PS ka shumë elemente që mund të fitonin në Himarë. Unë jam një socialist që në orët e para. Nuk na votuan vetëm socialistët”, tha Tavo.
Ore do punosh për Shqipërinë ti apo për idiotësirat e grekeve shih ore punën e vër shqiptarë ëe mirë që e duan këtë vend në krye të detyrës e jo gjakprishur si Gjikuria...
E ce do Gji karin , ai erdhi se e ftuan dhje jo se desh te vinte ...ka biznesin e tij atje dhe nuk do qendroj te hapi e te mbylli deren ose te bej gati kariken tende ....lere te iki tjetyri , te kesh fushen te lire dhe te besh punen tende pa pengesa , te nderosh dhe Ramen qe beri nje lufte te papare ndonje here me gjitonet , lufte , kercenime, marje masash per emigrantet dhe cdo lloj pislleku ...keshtu qe ri i qete dhe bej punen ...qe tu mbyllesh gojen ca bythqireve , Beleri dhe Dull Daull ....