VIDEO/ Duartrokitje dhe përqafime! Ja si e priti Vangjel Tavo me mbështetësit fitoren e Bashkisë së Himarës

5 Gusht 2024, 09:24Politika TEMA
VIDEO/ Duartrokitje dhe përqafime! Ja si e priti Vangjel Tavo me

Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime u panë në sallën ku ndodheshin edhe përfaqësuesit politikë, mbështetësit dhe vetë kandidati i PS, Vangjel Tavo, i cili rezultoi fitues ndaj kandidatit rival të opozitës, biznesmenit Petro Gjikuria, me mbi 55% të votave.

I pranishëm ishte edhe përfaqësuesi politik socialist Blendi Klosi, që bashkë me të tjerët rrethuan Tavon dhe e uruan për fitoren e zgjedhjeve.

Kryebashkiaku i ri ka deklaruar se do fillojë punën menjëherë, duke u fokusuar fillimisht te turizmi, teksa nuk parashikohet festë e socialistëve në Himarë edhe për shkak të respektimit të rivalit dhe mbështetësve të tij.

Megjithatë mbështetësit nuk i janë bindur, duke dalë në rrugë me festime dhe hedhje fishekzjarrësh.

Policia po monitoron situatën nga afër, për të shmangur incidentet apo ndonjë përplasje të mundshme.

 

Lini një Përgjigje