"Boll i morët në qafë demokratët", ndjekësit masakrojnë Berishën në rrjete sociale: Rama fiton se ty s'të do populli, mashtrues dhe i pafytyrë

5 Gusht 2024, 12:55Politika TEMA
"Boll i morët në qafë demokratët", ndjekësit

Sali Berisha është 'masakruar' me komente nga ndjekësit e tij në Facebook, pasi ish kryeministri bëri fajtor Edi Ramën pas rezultatit zhgënjyes të opozitës në zgjedhjet e djeshme në Himarë. 

"Z.Berisha nuk patët turp kur shitët Shkodrën e Arben Brocit dhe Tropojën e Azem Hajdarit etj. Qenke indinjuar me humbjen në Himarë. Boll i morët në qafë demokratët e ndershëm që besojnë te Partia Demokratike...

Shkurt e saktë sa të jeni ju ish komunistat, ti dhe Likja PD është për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata demokratë që duan PD duan demokracinë dhe jo ish komunista ish spiuna...", shkruan një nga ndjekësit.! 

"Një herë thuaj të vërtetën. Edi Rama fiton sepse ty s'të do populli o i pafytyrë, o mashtrues ti cdo gjë e bëre të marrësh vulën për të mbrojtur familjen...", shkruan një tjetër.

Një ndjekës i kthehet edhe zgjedhjes së Fredi Belerit si kandidat në Himarë nga opozita vitin e kaluar, teksa fajëson Berishën se mbështeti një kriminel.

"Fredi Beleri duhet të ishte varur në mes të Tiranës dhe jo të kandidonte për kryetar bashkie. Turp të vijë ty dhe partisë tuaj që vendose të kandidosh me një spiun antishqiptar në trojet shqiptare. Shko qau te Mitsotaki dhe Vangjel Lesh-Dule tani sepse ne në Shqipëri nuk duam spiuna dhe tradhtarë që shesin vendin e tyre", shkruan ai.  

Kandidati i PS, Vangjel Tavo, ka fituar thellë zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.

1 Komente

  1. c
    ce

    Shikoni ku eshte katandisur imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute. Nxjerr ne ekran si juriste te foltores gruan me te urryer, me te shpifur, me shpirtzeze se gruaja e dr. Gebelsit te Rajhut te Trete( vrau 4 femijet e saj ne gjume), gruan qe qytetaret e Tiranes nderrojne rrugen kur u del para ne trotuar se qelb rrugen dhe tremb femijet, bythderren Adriana nockederrja. E kjo eshte foltorja e vicidolit qe theu hundet ne Himare me 5 gusht dhe u vertetua katerciperisht blerja e votave nga krimineli i trajnuar ne Qipro qe beri masakren e Peshkepise Fredi hunderri njeri shpirtzi i gatuar ne kuzhinen e spiunazhit grek.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje