Nëse ka opozitë më qesharake në Shqipëri, ajo është kjo jona në Shqipëri.
Deri pak javë më parë, dilnin dhe akuzonin Edi Ramën se po iu vjedh pronat himarjotëve dhe po ua jep oligarkëve të Tiranës (atyre oligarkëve që nuk guxojnë as t’iu përmendin emrin).
Madje sipas tyre, ndaj dhe e futi në burg Fredi Belerin, se do e pengonte që të vidhte pronat e himarjotëve.
Ndërsa tani kanë nisur një tjetër këngë.
E akuzojnë Edi Ramën pse iu dha certifikatën e pronësisë mijëra himarjotëve.
Kjo, pasi sipas tyre, me këtë veprim ai ndikoi që ata të votonin për Vangjel Tavon.
Tani duhet ta ndajnë mëndjen kur e akuzojnë: Ose po iu vjedh pronat, ose po ua jep atyre për qëllime politike?
Se nuk mund edhe t’ua vjedhë, edhe t’ua falë njëkohësisht! (TemA)
Lini një Përgjigje