Racizmi ndaj fshatrave “të Vlorës” nga opozita dhe gafa që po e vuajnë tani (duke akuzuar të tjerët)

5 Gusht 2024, 10:45Politika TEMA
Racizmi ndaj fshatrave “të Vlorës” nga opozita dhe gafa

Pas fitores së thellë të Vangjel Tavos, opozita ka nxjerrë një tjetër justifikim për humbjen, pas atyre të kartave të identitetit dhe të ndarjes së certifikatave të pronësisë nga Rama.

Mediat e Sali Berishës kanë shpërthyer në racizëm ndaj disa fshatrave që deri para reformës territorial i përkisnin Vlorës, duke bërë ato përgjegjëse për humbjen.

Ato i sulmojnë si fshatra shqiptarë, që votojnë si "patriotë", duke pretenduar kështu se Himara është greke dhe ato s'kanë punë me të.

“Pavarësisht se makineria e manipulimit ishte në kapacitet maksimal, Rama dhe Tavo humbën Himarën.

Por ata fituan në zonën Horë Vranishtit në Vlorë, e cila voton vazhdimisht për PS-në, pavarësisht se mbetet një zonë e izoluar dhe shumë e varfër dhe me pak investime.

Edhe pse qeveria e Edi Ramës së fundmi po i merr kësaj zone edhe ujin për një hidrocentral, duke provokuar edhe protesta, sërish ata kanë votuar për Ramën.

Në Horë Vranisht, Tavo dhe Rama kanë shënuar një fitore të stilit komunist, duke marë 89.2 përqind të votave ose 1165 të tilla.

Kurse Petraq Gjikuria ka marrë 141 vota.

Ndërkohë në Lukovë, një tjetër njësi administrative që iu bashkëngjit qëllimisht Himarës në vitin 2015 pas reformës territoriale, Vangjel Tavo ka marrë 1725 vota, kurse Gjikuria ka marrë 942 vota”, shkruan portali i familjes Berisha.

Në fakt, këto fshatra, historikisht kanë qenë pjesë e Himarës dhe reforma territoriale nuk bëri gjë tjetër, veçse i riktheu ato.

Por, edhe në këtë rast, fajtorin opozita e gjen tek të tjerët, ndërkohë që ka përgjegjësinë e vet.

Kjo, duke qenë se ajo e bojkotoi reformën territoriale.

Kur u votua në 2014, në sallë, me përjashtim të Vangjel Dules dhe Vangjel Tavos, që e kundërshtuan këtë bashkim, ngë opozita nuk ishte asnjë deputet.

Ndaj mirë është ta kujtojnë këtë gjë, para se të akuzojnë Lukovën e Vranishtin, pse votoi kandidatin e socialistëve. (TemA)

Lini një Përgjigje