Akuzat e PD për pronat në Vuno, kryeministri Rama nxjerr hartat e pronës së nënës: Historia e një prone të parë nga dy botë të ndryshme

5 Gusht 2024, 14:10Politika TEMA
Akuzat e PD për pronat në Vuno, kryeministri Rama nxjerr hartat e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me pronat në Vuno.

Në një përgjigje të gjatë në Facebook, Rama i ka cilësuar sërish shpifje, ndërsa rendit edhe disa fakte që sipas tij hedhin poshtë akuzat e ‘llogoreve të politikës’.

Ai tha gjithashtu se ka vdekur koha kur shkelej çdo ligj për të grabitur, duke etiketuar kështu kohën e qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama shtoi po ashtu se ka vdekur koha dhe kur Athina zyrtare mund të fuste duart në punët e brendshme të Shqipërisë, përmes shërbëtorëve në pushtet që kanë qenë në Tiran

Reagimi i plotë:

HISTORIA E NJË PRONE TË PARË NGA DY BOTË TË NDRYSHME

Në ndërkohën që Himara u mblidhej për të bërë zgjedhjen e qartë dhe të padiskutueshme që bëri dje, kuzhina e qarqeve ekstremiste greke, ku është gatuar çorba e madhe e gënjeshtrave për pronat në Himarë dhe qenefët e atyre në Tiranë pa din, iman, fe e as atdhe, vijuan të jashtënxjerrin rrena me bisht mbi historinë e pronave të familjes së nënës time në fshatin Vuno të Himarës.

Ata andej, poshtë nga Athina, nuk duan ta pranojnë se në Shqipëri ka vdekur koha kur mund të fusnin hundë e duar, për të bërë çorap punët tona përmes shërbëtorësh dhe eunukësh me pushtet në Tiranë. Ndërsa këta këtej, lart nga Tirana, pasi vdiq koha kur mund ta shkelnin me të dyja këmbët çdo ligj e zakon, për të grabitur ç’të mundeshin me hijen e pushtetit dhe me ligje e vendime qeverie të kopsitura për interesat e tyre, të familjarëve e të tarafeve të tyre, duan medoemos të më fusin edhe mua në kategorinë e mjerë të të korruptuarve, të cilës i përkasin përgjithmonë në mënyrën më të palavdishme.

Siç e thashë publikisht para disa ditësh, padia e rradhës për shpifjet e tyre do të shkojë në gjykatë sapo të jetë gati. Por duke qenë ky i pronës së grabitur nga unë në Vuno me vendime qeverie, një fabrikim i hatashëm në tërë ndytësinë e vet, po ndaj publikisht disa fakte që e tregojnë shumë kokëfortësisht, se jo vetëm s’jemi të gjithë njësoj në këto llogoret e politikës, po jetojmë në dy botë krejt të ndryshme dhe kemi për politikën dhe pushtetin botëkuptime që dallojnë si dita me natën.

* Më 12.05.2003 me kërkesë të Edrin dhe Eno Kolekës si trashegimtarë (me prokurë të posaçme) të Petro dhe Spiro Kolekës, Gjykata e Vlorës njeh pronësinë e Petro dhe Spiro Kolekes mbi 22.4 ha pyll dhe kullota në fshatin Vuno, të Bashkisë Himarë (diku lart në rripa malesh shumë larg vijës bregdetare meqë flasin edhe për vlera dhjetra milionëshe të truallit të “grabitur”).

* Më 06.05.2016 me hyrjen në fuqi të ligjit 133/2015 që u shqyrtua deri në Strasburg , Edrin Koleka paraqet kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP) për njohjen dhe kthimin e pronës në kufijtë ekzistues, sepse është sipërfaqe e lirë (pra në kohën kur unë isha në krye të qeverisë dhe në krye të agjencisë ishte një drejtues i emëruar nga qeveria ime, me firmën time).

* Me vendimin nr.504, dt.30.03.2017, ATP-ja e rrëzon kërkesën e Edrin Kolekës dhe e argumenton kundërshtinë mbi bazën e VKM nr. 222 date 23.03. 2016 “ Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës dhe kompensimin e saj “ (e cila mban firmën time, e jo që nuk i favorizon, siç bërtasin kllounët e ekstremizmit grek në Athinë dhe të paudhët pa atdhe të ujrave e të listave të zeza të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, po përkundrazi, i pengon drejtëpërdrejtë të 11 trashëgimtarët e familjes Koleka të përfitojnë pronën e gjyshërve të tyre).

* Dokumentacioni konsiderohet jo i plotë, jo vetëm në bazë të VKM-së së mësipërme, po edhe sipas ligjit nr.133/2015 për “ Trajtimin e pronës dhe përfundimim e procesit të kompensimit të pronave“. (E thënë ndryshe, ky ligj i kaluar me propozimin e qeverisë sime të mandatit të parë dhe me votat e shumicës socialiste, nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument origjine).

* Edrin Koleka e ankimon këtë vendim të ATP-së në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe kjo gjykatë me vendimin nr.40 datë.19.03.2019 e bën nul vendimin nr.504 date 30.03.2017 të ATP-së, duke njohur kompensimin fizik në kufijtë e pronës së Petro dhe Spiro Kolekës, për një sipërfaqe 22.4 ha pyje dhe kullotë në Vuno, Qarku Vlorë.

Por odiseja e trashëgimtarëve të kësaj prone, ku përfshihem edhe unë vetë (pavarësisht se e kam bërë me dije në familje qysh në kohëra tanimë të vjetra, kur isha thjesht “një piktor me thonj të paprerë që flija nën urat e Parisit” siç më quanin politikanët e Tiranës në librat e sharjeve të tyre, se nuk kam asnjë interes të bëhem pronar i asgjëje të trashëguar, përveç studios së tim eti) nuk mbyllet me kaq.

* Agjencia e Trajtimit të Pronave, me shkresën nr.6175/1 datë 26.06.2019, ushtron rekurs kundër trashëgimtarëve të familjes Koleka në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit nr.40 datë 19.03.2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

* Si përfundim sot e kësaj dite nuk ka ende një datë gjyqi në Gjykatën e Lartë për trajtimin e kësaj çështje, nga e cila një ndër përfituesit potencialë është edhe im vëlla, ashtu siç nuk ka në kadastër sot e gjithë ditën asnjë pronë të regjistruar në emër të trashëgimtarëve Petro dhe Spiro Kolekës.

Tani, unë e di që sapo ta postoj këtë shpjegim faktik mbi maskarallëkun e njëmijtë të kundërshtarëve të mi të padenjë në adresën time, nuk do të mungojnë ata që nuk do ta besojnë e që do të luftojnë me faktet si zakonisht, apo ata që do të gjejnë mënyrën për ta përqeshur këtë qasje timen ndaj interesave pronësore të familjarëve e të afërmve të mi, të cilëve u shpreh keqardhjen që për shkak të detyrës sime duhet edhe të dëgjojnë ballkoneve të dëshpërimit politik dhe të shohin e lexojnë kanaleve të llumit mediatik, një histori maskarenjsh nga Athina e nga Tirana, për një pronë që e kërkojnë shkallë më shkallë që prej viteve ‘90.

Por jam mësuar me ata që “nuk mbushin” dhe që e shohin botën me sytë e verbër të anësisë politike apo të urrejtjes analitiko-mediatike. Ky shpjegim nuk është për ta, po vetëm për atë shumicë shqiptarësh që prej 11 vjetësh, më kanë bërë nderin e jashtëzakonshëm të besimit të tyre për të udhëhequr Shqipërinë, të cilëve besoj se u vlen historia e kësaj prone, si një provë e besnikërisë sime ndaj tyre në kryerjen e një detyre kaq të lartë, ku kurrë, në asnjë rast, nuk kam marrë e nuk do të marr asnjë përfitim material përmes pushtetit që ushtroj, e prej ku familjarët e të afërmit e mi nuk kanë marrë kurrë, në asnjë rast, as edhe një trajtim të veçantë falë pushtetit që ushtroj.

Mbase edhe pse jam informuar që i vogël, se vdekja nuk është thashethem dhe kam mësuar më pas se në botën tjetër nuk pijnë ujë as paraja e as titujt e pronësisë, më kanë interesuar gjithnjë të tjera gjëra të kësaj bote, ku për mua nuk ka gjë më të madhe se sa të lësh gjurmët e një kujtimi të mirë tek ata që ke përreth dhe ku privilegjin e epërm për të ndryshuar për mirë vendin ku je lindur, duke justifikuar besimin e atyre që ta kanë dhënë, nuk ka para, prona e pasuri materiale që mund ta konkurojnë.

Jo 22.4 ha pyll dhe kullotë, po sikur detin e tërë të ma bënin kos, nuk do ta pranoja në këmbim të kënaqësisë së një dite të vetme si kjo në detyrë, kur Himara u gdhi e çliruar nga mjegulla e gjatë e një historie për t’u shkruar njëherë tjetër.

Ky jam unë dhe tekefundit duhet t’u them faleminderit atyre që me pahirin e një maskarade, më detyruan të tregoj një histori konkrete të dallimit tim të madh me ta dhe me këdo u bën duva a mendon si ata për mua, sepse vetë pa shkak, nuk do ta tregoja ndonjëherë këtë histori.

Me dashuri nga Himara

I Juaji gjithmonë

34 Komente

  1. Te gjithe ata qe lehin jane ish Proletaret e Enverit qe te mesuar me pushtet, si ish proletare te Diktatures te Proletariatit, e duan perseri pushtetin qe humben.?! Po e shkuara nuk perseritet ashtu sic ajo ishte vertet. Prinderit tane e organizuan dhe zhvilluan LANClirimtare Shqiptare me parate, me pasurine e pleqeve te tyre, dhe kurre nuk thane nje fjale apo kerkuan shperblime. Proletaret Fodulle qe mezi mesuan se perse perdoren Breket ju mbanin Atyre edhe lexione per Luften e Klasave…Dhe…ne vitin 1990 ishin pikerisht ata Proletaret qe i zbathen Breket dhe i riveshen, kesaj rradhe, nga koka!? apo jo. Ku ti kerkoj rrenjet e tua Atdhe? Te ish proletaret, te keta bartes tipik te te gjitha llojeve te korupsionit. Ish Proletare te te gjithe Shqiperise bashkohuni ne Ferr, nga ku ju nxorren ne drite, nje here, prinderit tane “ borgjeze”. Here te dyte kurre nuk do te kete. Mosmirenjohes.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tan

      Nuk e di se cfare kendveshtrimi ke apo se cfare do te thuash se duket qe ke qene i dehur! Kujt i thua mosmirenjohes? Popullit apo ketyre politikaneve qe gjoja merakosen per popullin por tani dalka qe as e rruajne dhe as e qethin!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbereshi

        Tan, se nuk je ne gjendje ta kuptosh faji nuk eshte i zotnise (te cilit i bej komplimentet e mia dhe e mendoj pikerisht si ai), por tendi. Shqiperia u clirua si nga djemte e familjeve te vobekta, por edhe nga bijte e familjeve borgjeze e me tradita patriotizmi, familje te cilat dhane edhe kontribut te madh financiar per luften clirimtare. Por me pas diktatura e proletariatit krijoji perbindshat e vet, te cilet pas 1990 na u shfaqen si DEMOKRATE te cilet morren pushtetin dhe filluan operacionin TOKE E ZANUN!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Ti Arberesh qenke me shume i zgjuar se une kur as nuk e di se cfare arsimi dhe cfare pune bej une! Ai Fshatari dhe ti nuk ia keni idene se cfare eshte shteti ligjor dhe demokratik sepse nuk e keni perjetuar. Edhe nese jetoni ne perendim, ndoshta beni pune rendomta dhe pa arsim. Politikanet Shqiptare, nga Sala, Iliri, dhe ky palloshi, nuk e rruajne shume per popullin. Nuk eshte populli mosmirenjohes, por keta kerma qe marrin voten dhe pastaj vjedhin.

          Përgjigjjuni
      2. R
        Republic banana......

        Eh mer citjonezi,edhe une kom pronat e nones me tapi e Harten e sulltonit por kom 30 vjt e hala si kom marre!! Pse!!!! 7 gjyqe,se gjoja jan te vjetra defteret (origjinalet,qe ne kohen e sulltonit sic thexova me siper) e nuk lexohen qart!!!(sipas komisionit te kthimit te pronave) komision leshi thuaj,kerkojne 50 mije €(bakshish turqit) nenpunes tuaj o citjonepalar!!!! I filloi dokumentat nena ne moshen 55(tashme 85)e akoma nuk ka shprese ti kthehen pronat (4,5ha) e babes se vet....!!!! Shtet shkerdhatesh te paskrupullt....ska per tu ber kurre!

        Përgjigjjuni
        1. A
          ATP

          Ky hajdut nxjerr harta nga Google map !!?? Nxir harta kadastrale te para '44 mor qen komunist. Te gjithe e dimë qe Koleka ska pasur asnje m² tokë. Vetem shtëpinë. Ky prandaj masakroi ish kryetarin dhe ish kryetaren, prandaj burgosi Belerin se sdonin firmosnin harta te fallsifikuara nga sherbetoret e verber. As T. Lame sja mori persiper. E qeroi menjehere. Nese hetohet del shume lehte qe hartat jane bere pasi psikopati u be KM. Koleket ska pasur asnje cm². Popull dele.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fshatar

          Së pari për asnjë arsye në botë Ju nuk duhet dhe (për mua është e pa drejtë)të mos pranoni trashëgimninë që e njeh ligji themeltar dhe për sa shkrova është një kapriço ndaj ligjit por edhe nënës Tuaj dhe të pareve të Saj si trashëgimtare pavaresisht se është kullotë apo të jetë çtë dojë pyll ,siç ju shkruani Së dyti Ju keni një gabim që për ne wë nuk kemi ofiqe por kemi probleme pak a shumë të ngjajshme shëmbulli më sipër nuk na inkurajon por e keqja më e madhe na dëmton kur tokat i kemi patur të trashëguara prej dy ose 300 vitesh dhe ligji 7501 i shkatërroi njerëzit krijoi diskriminim që ju nuk e kuptoni sepse nuk e keni në kurriz dhe mxitni me apo pa dashjeçakrjtë dhe uqërit që kadshojnë për ditë diçka edhe sot e kësaj dite Unë kam patur tokë sepse kam moshën të them kam patur por sot nuk kam asnjë metër katror funksionale nëpërmjet gjyqesh kam përfituar truall dhe tokë arë por pa u shkruar e çertifikuar nga administrata juaj me qinda faqe të shkruara duke bërë edhe tek Ju dy ankimime pa përmëndur dhjetra më ish Bashkinë Orikum ,ZVRPyp dhe AKSH vlore me Drejtorinë e Përgjithëshme të Kadastres së shtetit si dhe të ashtu quajturën Zyrë bashkqeverisese dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr sepse .Korrupsioni ka fuqi fizike me shumicë ,moralen e ka zero Së dyti për shtetasit duhet trajtim i pa diferencuar pse diskriminues Se treti Kushtetutën kur e shkel një kryetar Bashkie të tipit merr nga dhitë e bën zabit nuk ka se si të jetë ndryshe Së katerti Ju vendosët afat për dosjet me ATP por letrat kishin 7 vite që prisnin për marrje vendimi për shqyrtim nderkohë që njeriu i shkretë kubta gjejë të rrojë 90 vite filluan gjyqet ,gjyqet kanë avazet e tyre dhe sot që po shkruaj nuk di në se mbrrij të futem në radhë për apel kur tre vite kaluan qe nga vendimi i gjykatës i cili ka të lehte të japë atë që nuk e merr dot por jo stë që duhet Unë palë të paditur kam shtetin sepse ai më shpallet tashmë me dhjetra vite si një armik veç të tjerëve Në çdo pronë të evidentuar që juristet tuaj e quajnë para dhe pas reformëd agrare nuk ka dokument autentik si çertifikim pronësie por ka dokumenta rastësore perbnjerëz qe kanë qënë kufitare dhe për arsye trasaksionesh kanë kryer noterizime etj ,ku dhe juristet tuaj lini shfrytëzuar prapambetjen dokumentare e cila nuk është pare as në ënderr për 90 % të shqiptareve për shkaqe të analfabetizmit,për pasojë edhe të kultures juridike pak avshumë ju kërkoni të ngrihen nga varri për të dhënë llogari Nuk mund të vazhdoj me tej sepse ka aq shumë për të thënë sa unë

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Dmth ti "socialisti" nuk ke qene kurre per popullin! Per kete histori duhet te behet nje film dramatik per te zbuluar sesa te kamufluar kane qene keta te fisit Koleka! Pataj, jane bashkuar bashke pronaret e vjeter me pronaret e rinj. Por rera dhe deti prone e Kolekajve eshte qe ua ke dhene gangsterare? Rera dhe deti nuk ka qene dhe nuk eshte prone asnje individi! Jam shume i habitur ses shume te zgjuar ju te fisit Koleka dhe Rama. Paskeni qene mire ne kohen e Zogut. U bashkuat me komunistet kur dhe ishit perseri ne krye. Edhe ne te ashtuquajturen "demokraci" kerkoni te merrni pronat! Dhe ky te can derrasen se gjoja po merakoset per hallet e popullit! Po Spirua ishte Anetar Byroje dhe ia fali pronat shtetit. Perse duhet ti marrin niperit dhe mbesat kur ai dhe familja e tij ishin te privilegjuar? Dakort ti marrin pronat ata qe vuajten dhe u vrane per ato prona. Po te marre prona fisi Koleka se gjoja i takon sipas ligjit? Ata i kane dhuruar pronat kur u bene pjese e nomenklatures Nuk ka paradoks me te madh!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjirokastriti

              je ose idiot ose i poshter, por une mendoj qe je idiot e i poshter! Koment plot me shpifje, flet per rere e plazhra pa asnje element prove, por vetem shpifje mbas tastjeres. Nga injoranca flet qe Koleka ia fali pronat shtetit, por nuk eshte ashtu, shteti i shtetezoj pronat e Kolekave ashtu sic shtetezoj pronat e te gjitheve. Po, kane qene mire ne kohen e Zogut, jo si fara tuaj bythegrisur qe ne keto 30 vjet gane grabitur gjithshka!

              Përgjigjjuni
              1. a
                antipatrea

                I thuaj më mirë atij kaushit më sipër o gjirokastrit se "jeshilja" në hartë nuk tregon ujë , det ... , pa për të tjerat - kot mundohesh ... Ajo kategori fryn derrin , jo një njeri normal ...

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ben

                  Gjirokastriti dhe te tjeret qe nuk kapin thelbin e problemit me ish nomenklaturen! Mbase nuk keni arsimin e duhur dhe eksperiencen te jetoni ne shoqeri te vertete demokratike. Spiro Koleka sundoi ne Shqiperi per 45 vite! Dmth, shtypi dhe vrau si pjese e asaj diktature. Te gjithe ne Byro dhe klasa e larte kane pergjegjesi per ate sistem dhe ato pasoja! Paradoksi eshte se tani kjo familje po behet Kapitaliste e madhe! Dhe keta politikanet e sotem po krijojne nje kaste te re pronaresh duke u dhene pronat publike sikur i kane te tyret! Dhe mos mundoni te shani se nuk ia keni idene se ku jetoj dhe punoj une! Eshte mire te lexoni dhe te kuptoni

                  Përgjigjjuni
              2. B
                Bregdeti

                Zoti rama je nxenes i Erdoganit qe di te shtiresh i ndershem e qe ste ze gjumi per hallet e popullit shqiptar. Nga piktor dole nje aktor politik i afte per nivelin e atyre simpatizantve qe kan ngelur ne Shqiperi. Ci do ti prrallet e Vunoit qe jan ushqime per dhite e fshatit. Ti more zotni mer miliona nga korrupsioni shtetror nuk pret lek nga kullotat e dhive dhe ne fund del i "ndershem"

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dhëmbeli

                  Tani , ... fillove të tregosh pronat dhe na i argumentove , që nuk ke marrë dhe nuk do pronë nga mamaja si trashëgimi ( veç atyre që të ka falur nëna kur të lindi) Gjithashtu , nga pushtetimi jot , nuk kanë përfituar asnjë gjë edhe të afërmit e tu.! Deri këtu , je i besushëm , me dokumenta e deklarime ! Pa na thuaj tani ; në ato 22.4 ha kullota , stane e livadhe , kush ka kullotur ? Ku i ke çuar dhitë ? Cjeptë me këmborë e zile ..., qëntë e stanit ... etj , e të tjera ? Për këto ! Të paktën për këto , po i tundin zilet e këmborët , ata që kontrolluan ato stane dhe për këto ..., nuk fshiheni dot ! Historia do të shkruhet për Ty , ta dish !

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rp

                    ham ... ham, ham , ham!

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tironsi

                    Sali mut-muti i kujtoni te gjithe si vetja,harron qe shumica absolute e shqiptareve nuk kane asnje ngjashmeri apo lidhje me veset e Sali Berishes. Rrofte Shqiperia,poshte Saliu dhe shefat e tij ne Athine.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironsi

                      Sali mut-muti i kujtoni te gjithe si vetja,harron qe shumica absolute e shqiptareve nuk kane asnje ngjashmeri apo lidhje me veset e Sali Berishes. Rrofte Shqiperia,poshte Saliu dhe shefat e tij ne Athine.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Viktori New York

                        Me nje fjale nuk qenka pa gje kjo Pune.Po never perse nuk na I ktheni kullotat e pyjet qe Kane patur prinderit tane por jua keni dhene kushurinjve the balles se Librazhdit ti shfrytezojne.Pra jeni faqezinj qe vetem genjeni e merrni cfare the mundeni se e keni ne dore.Jazek ju qofte.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pronarët e vertete duhet ta zhbresin me dru nga ba

                          Vallahi aty ku qenkan ato toka nuk i duhen as dreqit. Po ky qe pellet në moj të ballkonit që o bo me mijra hektar prona në bregdet nga veriu ne jug dhe në mes të qyteteve do të na i tregojë pak se nga kush i ka trashëgim

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            e qelbet Vloren

                            Aty ku jane ato prona ndertohen resorte nga me te bukura, mes malit gjelberimit, me pishina e tarraca nga te cilat soditet deti (i cili ne vije ajrore eshte rreth 2, 3 km) nga ku mund edhe te ndertohet nje teleferik i thjeshte me anen e te cilit turisti per 10 minuta zbret ne bregdet, po jo, teleferiku nuk eshte i nevojshme, mbasi eshte me mire qe turistat mos takojne dreqin e qejte qe arrijne aty per te bere plazh ...

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Shkembi

                            Fisniket mbeten fisnike e jo langaraqe si shpellaret qe rrembyen c’munden ne probation e Bregut. Respekt per EDI Ramen!

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vunoi

                              TA GEZONI PRONEN zoti kryeminister!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                Meru ndac me Pronta ndac me P.... e sat'eme vec zhduku nga faqja e dheut se si i pa' Pune MENDERISHT je bere me ipeshtire e pa' durueshem se 'babai' YT shpirteror krriminele SS-Serbi SALI !

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ERTV

                                  Artisto, pikturist... Nuk shoh asgjë të keqe të përfitosh ti edhe fisi yt (nga mamaja) tokat që i kanë pas, ashtu siç për çdo Shqiptarë (sidomos kur ato janë të lira si në rastin konkret). Por të lutem veç mos thuaj që ça gërxhe e rripa malesh se pi mendoja mbi Mjegullosh apo majë të Vetëtimës. Tokat janë në vend spektakolar. Në vijë ajrore as 300-400m nga deti. Si ballkon mbi det pak a shumë në të njëjtin nivel me vilat e mësiperme të Samirit tek Green Coast si dhe në nivel të fshatit Dhërmi por më poshtë fshatit Vuno. Nqs larg qoftë ti dhe qeveria e jote vazhdoni rrugën në një gjumë të re nga Tuneli i Samirit. Jam i bindur se gjurma e rrugës së re (që dhe mund të jetë shumë herë më e mirë se e vjetra), do të kaloj në kufijtë e kësaj prone duke i dhënë vlerë të paimagjinueshme. Dhe direkt vila dhe vetëm vila. Artisto, po pse ça kujton ti se bën pushteti... Ja pra këto gjëra.. Këto bëri edhe Saleh-u i ktheu dhëndrit 200m² tokë dhe doli dhëndri më 19 kulla... Ja pra kjo është mafia dhe pushteti. Dhe ku shtetasit nuk janë të barabartë para ligjit. Nqs do të njihen pronat në Vuno , le t'ja njohin të gjithëve jo vetëm sojit tat, sidomos nga gjyqtarët që ti mund të kesh influencë pasi ti ka zgjedhur Pamela, (dal nga hiçi një juriste në AMC), motra e Bela-së krahut tënd të djathtë, vlerësuese e vetingut...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Q
                                    Qytetari i thjeshte

                                    Zoti Rama merru me pronet qe ke trashiguar nga moma qe quhet meme dheu , ata qe skane prona te trashiguara jane proletare ( Jevgjite ). Keshtu qe Sali Vicidoli si NeoFeudal Alpin malok nuk kishte prona por e shendroi Shqiperine dhe veten Feudal duke thene se gjithe Shqiperia eshte prone e imja e Feudalit Sali Kerma. Thenia juaj se une me intreson prona e trashiguar me duket ebpa udhe...!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qytetari i thjeshte

                                      Zoti Rama merru me pronet qe ke trashiguar nga moma qe quhet meme dheu , ata qe skane prona te trashiguara jane proletare ( Jevgjite ). Keshtu qe Sali Vicidoli si NeoFeudal Alpin malok nuk kishte prona por e shendroi Shqiperine dhe veten Feudal duke thene se gjithe Shqiperia eshte prone e imja e Feudalit Sali Kerma. Thenia juaj se une me intreson prona e trashiguar me duket ebpa udhe...!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        LORA

                                        Respekt,zoti Kryeminister.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tan Shkreli

                                          Breket Lora breket! Prape I ke harruar mbi wc..

                                          Përgjigjjuni
                                        2. E
                                          Ermir

                                          Zuzari me i madh ne Shqiperi! Ky je Rama. Do mbetesh ne kujtese si shitesi i Shqiperise dhe bashkepuntori i krimit. Ata, miqte e tu, qe vrane Ervis Martinajn, nje dite dobte marrin edhe ty. E ke pare videon e vrasjes se tij. Me vjen keq per Meron, qe eshte bashkuar me Carlo Bollinon ne mbrojtjen tende. Eshte e kote te komentosh te Merua. Ai boton vetem komentet e patronazhisteve. Te tjerat... Eshte hera e fundit qe komentoj ne faqen e tij. Ne 2025 do votoj kunder Merove, Bollinove dhe Ramave. Kaq kam ne dore. Mero, po nxirri nga faqja jote Shkembin, Loren, Shqiptarin dhe Pilo Lalen. U ka dale boja. Pastaj, kur boton Skender Minxhozin, nje bythelepires te ndyre te Rames, te kam rixha, leri ca komente se padashur ia nxorre bojen!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. f
                                            fredi

                                            Idiot jane ata te opozites qe merren me vunoin dhe nuk germojne kontot ofshore te tenderave pa emer...per ty gruan dhe dy princerit e Familjes Faraonike...Jane gazetaruce e jo gazetare...Ti ja ben mu ne vjedhje....yt bir do ngjitet ne fronin e me te pasurit te Ballkanit seshpejti dhe ata merren me cikerima....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              USA

                                              Pronari Rama, e kush e mendoi!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Policia dhe tao balla i bejne gojore mafias

                                                Po por djali i madh i m bazes ia ka kercyer te jemes se vet ku doli vellai i tij i vogel

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Daj Spiro Koleka.

                                                  O Rame kari, ke 11 vjet ne pushtet dhe perserit te njetin avaz ate me Berishen, nuk je per burg por je direkt per litar dhe nuk duhet nje stol por dy njeri mbi tjetrin qe kur ti terheqin te mos te takojne ato kembnet e gjata mbi toke, plehre. Nuk ke te nopur 11 vjet ne Bashkine e Tiranes ku more pseudonimin "Mister 20%" dhe 11 vjet kryeminister qe firmos fet fet fet 17 vendime Qeveriu per nje ore ne favor te oligarkeve, PPP, i Investitoreve Strategjik si burri i Xhaxhka kurves ku zotnia jote eshte CEO i tyre dhe shkon puth tullen e qelbur te Salillarit, ky legen je ti, por legen cpuar para dhe mbrapa si gay .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. X
                                                    XXXL

                                                    Saliu eshte arrestuar qe me vendim kolegjal Qeverie ktheu pronen toke ish pronareve brenda cdo ligji, ndersa ky kokrra e hajdutit qe ka Zahon pa buke vetem vidh e vidh dhe na ben te ndershim, eshte i virgjer po i pa prishur ne vrimen e veshit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. p
                                                      profesioni politikan shqipo

                                                      Po nuk ju vjen zor or ju qe zaptoni karriget e shtetit dhe si leshoni per qamet! Shkaterruat partite qe rrembyet dhe i kthyet ne tok e xanun. Lerini rradhe dhe te tjereve te provohen boll me gam gam njeri nga ballkoni e gam gam tj. etri nga maja e kolekave. Shejtan budallenj qe mashtroni shqiptaret ne mbijetese

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje