VIDEO/ Elisa Spiropali thirrje deputetëve të PD: Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj, boll shqyet dyert

1 Nëntor 2023, 19:39Politika TEMA
VIDEO/ Elisa Spiropali thirrje deputetëve të PD: Kthehuni në

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas skenave të sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

“Sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare.

Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk j'ua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh.

Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni!

Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj”, shkruan ajo.



1 Komente

  1. R
    Real

    Po moj kare po ne ate ane rri

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje