VIDEO/ Në mungesë të opozitës, a do të arrijë qeveria të balancojë peshën e madhe të pushtetit?

19 Shtator 2025, 12:09Politika TEMA
VIDEO/ Në mungesë të opozitës, a do të arrijë

Pas miratimit në Parlament, qeveria e re është dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe praktikisht puna e saj ka filluar.
Seanca parlamentare e së enjtes tregoi që opozita parlamentare përveç zhurmës dhe kaosit, as nuk di as nuk do të bëjë gjë tjetër, duke e ushtruar përgjegjësinë që i kanë dhënë votuesit, e që ka të bëjë me të bërit opozitë ndaj qeverisë.

Sepse demokracia këtë na ka mësuar, një palë votohet për të qeverisur, ndërsa pala tjetër për të qenë pasqyrë dhe alternativë e kësaj qeverisjeje, duke mos lënë moment dhe çast pa treguar çfarë nuk shkon mirë dhe se si mund të rregullohet.

Në mungesë të kësaj opozite, mazhoranca dhe qeverisja e re rrezikon të ngelë pa opozitë dhe pa pasqyrë, duke u ekspozuar përballë mundësisë së të gaburit dhe të vepruarit jo drejt në momente dhe raste të caktuara.

Balancimi i pushteteve është një element i rëndësishëm në demokracitë perëndimore, parim i cili mban në shinat e normalitetit qeverinë, duke pasur kontrollin nga parlamenti dhe opozita.

Një mazhorancë e stërmadhe, e cila ka, thuajse, 3/5 e deputetëve dhe përballë një opozitë arkaike dhe të paaftë për të lexuar realitetin e ri në të cilën ndodhet ajo dhe vetë vendi, është në çdo kohë e ekspozuar ndaj rrezikut të arrogancës dhe të të gabuarit në çdo çast.

Në ditën e parë të punës, qeveria vihet përballë sprovës së balancës dhe drejtorientimit, mirëpo koha do ta tregojë se sa e aftë do të jetë për ta përballur me sukses të gjithë peshën dhe barrën e madhe të pushtetit, që vjen edhe si pasojë e mungesës së pasqyrës së opozitës përballë./nl/Tema

16 Komente

  1. I
    I gjithe pushteti Sovjeteve

    Shkrim anonim qe tregon se autorit i vjen turp ti vere poshte emer mbiemer. Sot ne Shqiperi te gjithe pushtetet jane ne duar te Rames. I vetmi qe i ka dale nga duart eshte opozita qe me gremisjen e kukulles pajisur prej tij me Vule krye-opozitari ne qafe, Lul Bashes.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk ka demokraci me Saliun kriminel

      Bravo Rama, ec perpara. Demokracia liberale ka deshtue.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        PARTI -RAHMUT PARTI-RAHMUT JEMI GATI ME U SHKEPUT,ME KRIJU SHTET TE RI ,SHTETIN BEKTASHI,ME PAS MBRET DHE MBRETERESHE ,EDHE ZAHON PRINC TE RI.

        Përgjigjjuni
    2. L
      Loni

      Autokracia do rritet. Per te keqen e Shqiperise dhe ketyre ne pushtet. Gabimet penale do shtohen. Opozita eshte rehat fare....

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Pyetja eshte idjotesi.Kurti me 47 vota i ka hapur lufte Kosoves,Shqiperise,Europes,Amerikes!?Nuk kemi pare gje akoma me mbi 83 vota!?Berishjanet shihin te njejtat enderra si perkrahesit e corapkuqit ne Kosove!?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          Drejte e the...Ne Kosove ku behen zgjedhje normale e shteti eshte i forte ndodhin keto. Ne demokraci nuk ka qetesi . Ne Diktaturen ka qetesi si ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hallexhiu

          Hec Rame jepi gaz se me keta te mbarum ti do rrish gjith jetes ne pushtet vetem bjeri ketyre bq te drejtesise se keta qenkan bere pashallarët e rinj ,keta po i nxin jetën njerëzve dhe te bejn ty karshillik Ky eshte halli me i madh i shqiptareve

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teo

            Po po....prit e shikosh.....asnje ish kryeminister nuk shpeton pa burg ne Shqiperi. Spak do I mari para per 5 vjet. Prit o prit...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Spaku ti ruajtopet Rames o Teo

              Përgjigjjuni
          2. z
            z

            Mungesen e opozites , qeveria do ta kompensoje duke rritur akoma me shume korrupsionin luksin,arrogancen, perjashtimin social, rritjen e cmimeve dhe te taksave, ngrirjen e pensioneve shembjen e banesave te qytetareve per tu marre trojet, faljen e pronave publike miqeve personale te qeveritareve, blerjen e mediave vendase e te huaj, korruptimin e zyrtarev te huaj per te blere mbeshtetje etj etj

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheJ.eN.Bi.

              Kur je torollak,pse bën të zgjuarin.Këto janë lajme që TemA ka filluar ti aplikojë me video .Ku në lajme vihet emri autorit o torollak. Opozita nuk i ka dalë nga duart Ramës,po ka shkarë nga vetëvetja ,se me Saliun në krye në opozitë Rama mer edhe pesë mandate të tjera.

              Përgjigjjuni
              1. e
                edi

                bravo komentuesit e rinj te patise nuk dini gje ju per komunizmin ihshalla ju bie per hise qe ta kuptoni po do jete shum vone brezi yne e ka gjetur komunizmin e sahporri me vonese ju ta gezoni me cfar keni per zemer te ju rroje partija kjo ka rendesi tung rini qe ske pleqeri

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xheJ.eN.Bi.

                  O edo ,pse ti e di ç' është Komunizmi ( dhe jo komunizmi) .Po ma shpegove do të jap notën 10 .Po mu përgjigje e di që do ngelesh në klasë.Dhe vëmë bastë që do ta humbësh.

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  P S E ?

                  Nuk e kuptoj cfar do te thoni me kete artikull ! Qeveria pervec peshes se madhe qe mbart me problemet e shumta e amulline , mban mbi supe edhe terrorizmin e partive fashiste te opozites , qe jetojne vetem per te sabotuar me cdo menyre e mjet gjithecka te mire qe behet , rrine me uren e zjarrit ne dore , me bomba molotov dhe ulureijne e kerrcasin dhembet per pushtet ne tavoline , kurse ju lini te kuptohet sikur opozita jone eshte konstruktive dhe mbart mbi vete nje peshe te konsiderueshme te qeverisjes se vendit !

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Loni pede-ja,sali maloku dhe opozita kanë shkuar në pith të sëmës edhe me ty sëbashku…????????

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hani bar .

                      Z. " Gjithe pushteti sovjeteve ! " , eshte e qarte se ti je nje berishist I ashtezuar . Eshte e drejta dhe zgjedhja jote . Vec nje keshille miqesore , degjoje ! Reflekto per pak caste : pas kujt Po shkoni ? A ka krye kjo rruge ? A gjeni dot ndryshim midis pergjerates dhe dashurise per E. Hoxhen dhe per S. Berishen ? A gjeni ndryshim midis gjuhes se urrejtjes acide te kohes se diktatures dhe S. Berishes per kundershtarin politike ( diktaturai quante armiqte dhe ishte ne rregull ) , per Ameriken ( Berisha e godet duke Share DUMANIN ) dhe Perendimin ? Nuk gjeni dot ndryshim , Po c'dreqin doni pas Berishes ? Pervecese shoreses per te vjedhur , s'besoj se keni ndonje arsyeja tjeter . Ai Basha qe e urreni , qe e mallkoni dhe Shani me fjalet e Berishes dhe Rames ( varferi majmunore kjo ) , sot do t'u kishte sjelle ne pushtet , Po si qytetare qe respektojnr ligjin , Jo si hajdut sic shpresoni t'ju sjell misionari Sali . Hani bar , hani bar ....!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje