VIDEO: Rama vijon takimet në Bruksel, pritet nga Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin

18 Dhjetor 2024, 15:10Politika TEMA
VIDEO: Rama vijon takimet në Bruksel, pritet nga Komisionerja për

Kryeministri Edi Rama vijon edhe sot takimet në Bruksel.

Rama zhvilloi pak më parë një takim me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, ku nuk munguan as batutat mes tyre.

Kos vuri në dukje gjatësinë e saj përballë kreut të qeverisë, ku ky i fundit tha: “Kur janë bashkë një një i madh (me trup) dhe një më i vogël, vëmendjen e merr i vogli.”

Ndërkohë, pritet që liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata europianë do të mblidhen sot në samitin e radhës të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor.

Punimet e samitit do të zhvillohen në Bruksel në orën 17:00 aty ku një ditë më parë u zyrtarizua edhe hapja e negociatave të Shqipërisë për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.

 

1 Komente

  1. r
    raul

    Ec perpara o gjigand drejt mandatit te sigurte te 4t ne 11maj 2025 kurse perbindeshi i vicidolit te rrije duke shpifur cdo nate duke vajtuar qeverine teknike si alibi per humbjen e sigurte apokaliptike qe e pret ne 11maj 2025 me e rende se ajo e 14 majit 2023.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje