VIDEO/ Votat e Hysni Milloshit dhe mundësia e kandidimit me Arlind Qorin në Tiranë, Baçi: Opozita duhet të gjejë një kandidat përtej ngjyrave të PD-së

25 Shtator 2025, 11:56Politika TEMA
VIDEO/ Votat e Hysni Milloshit dhe mundësia e kandidimit me Arlind Qorin

Analisti Agim Baçi ka komentuar mbi diskutimet për kandidaturën e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, duke kujtuar precedentët e së kaluarës dhe sfidat e sotme.

Referuar aleancës së dikurshme të PD-së me Hysni Milloshin e Partisë Komuniste, Baçi shprehet:

“Siç ka marrë votat e Hysni Milloshit në atë kohë për Bashën, duhet të marrë sot çdo lloj vote të majtë që nuk është me Ramën. Por nuk mund të kesh një kandidat që përfaqëson vetëm Partinë Demokratike. Duhet një figurë bashkuese, jo thjesht me ngjyrat blu, por që të mbledhë të gjitha ngjyrat e opozitës.”

Ai theksoi se qasja ndaj kandidimit në Tiranë është vendimtare për të ardhmen e opozitës. “Një fitore do të prodhonte një figurë të rëndësishme politike, madje edhe një humbje e ngushtë do ta kthente në faktor. Mënyra se si opozita do të zgjedhë të dalë në këto zgjedhje do të përcaktojë nëse do të rikthehet fryma e viteve 2007 dhe 2009,” u shpreh analisti.

Ndiq intervistën e plotë me analistin Agim Baçi:

https://youtu.be/E6cn5eN2tOY

4 Komente

  1. P
    Puci

    Arlind Qorri eshte per me shumë. Nuk besoi qe limitohet te mbyllë vrimën e erës së keqe .

    Përgjigjjuni
    1. e
      edi

      shko he rrot komunisti po cfar analisti je ti qe te shkon mendja se perfaqsuesi do jete jasht pd po votat e kuj do marri aj kokrra phu analist i blere e i qelbur shikoje pak fytyren sie ke llum po sa lek je blere o bur se burri nuk flet per lek po realitetin femij a ke miper e mbesa a ke se na kan ikur e po i dishrojm per nji cop karrige te dikujt turpi botes phuuuu rrac mutit

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Perralla me mbret.Si opozita mund te nxjerre nje kandidatit pa ymrin e shokut Sali!?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Nese gjithe opozita e suporton Qorri fiton ne tirana pasi merr shume vota gri dhe socialiste.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje