Vizita e David Cameron në Tiranë, zbardhet axhenda

20 Maj 2024, 12:34Politika TEMA
Vizita e David Cameron në Tiranë, zbardhet axhenda

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të mikpritet në Tiranë më 22 maj nga vetë kryeministri Edi Rama rreth orës 12:00.


Fillimisht do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani e më pas në orën 12.00 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. 

Pas takimt me kreun e qverisë, i cili parashikohet të zgjasë rreth një orë, pritet të ketë edhe një dalje për mediat. Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj.

Tabloidi britanik 'The Sun' shkruan se Cameron do të vijë në Shqipëri për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe  për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Kjo vizitë e Cameron vjen pas një telefonate të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik më 10 maj. Qeveria shqiptare dhe ajo britanike janë angazhuar që në dhjetor të vitit 2022 përmes një marrëveshje për luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, pasi një numër i madh shqiptarët kalonin ilegalisht përmes kanalit të La Manshit.

Një nga masat e marra të qeverisë britanike ishte dërgimi i mijëra emigrantëve që hynin në Britaninë e Madhe në Ruandë, anulimin e të cilit Kryeministri Rishi Sunak e ka cilësuar si një rrezik për Britaninë e Madhe.

8 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Faleminderit Rama qe mendon shume per ata qe te ikin naten e me gomone.

    Përgjigjjuni
    1. @
      @

      Bythziu i Anglise Rishi Sumak, rrezikon te humbe zgjedhjet e ardhshme prej emigracionit te pakontrolluar, dhe ashtu si fashistja italiane, qe te fitoje pike me elektoratin e vet, do perdore Shqiperine si kazan plehrash me ndihmen e shalgjatit qe ul breket ndaj cdo kerkese te huaj.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Provoje te besh ndonje marrveshje me "shalgjatin" , po nuk te hoqi pantallonat, te ikesh me breke ne shtepi. Te drejtosh shtetin eshte biznes, te kuptosh cfare halli ka tjetri, dhe sa perfiton shteti jot. Nga marrveshja me Melonin, shteti Shqiptar perfitoi plot 677 Miljon Euro, shume kjo e nxjerr nga Ministria Financave dhe deputetet e opozites ne Itali.

        Përgjigjjuni
        1. @
          @

          Hahaha! E forte kjo. Pilo Lala kujton se ato milionat qe do shpenzoje Italia, do shkojne tek kasaforta e zbrazet e shtetit shqiptar per spitale e shkolla e pensione. Ato jane buxheti per te ndertuar gjithe strukturat dhe kampet e perqendrimit ku do qendrojne refugjatet e Afrikes per vite me radhe o idiot, dhe per te plotesuar nevojat e ketyre refugjateve, nga kanalizimet e depozitat, deri tek ushqimi, siguria, mbrojtja, e te tjera. Edhe shalgjati yt idiot, e pranoi haptazi qe asgje nuk i morem Italise, asnje kacidhe, po beme thjesht nje nder qe na kerkoi se "ja kemi borxh" sorela Melomutit. Ik ha mut tani dhe futi te shtepia jote kriminelet e Afrikes.

          Përgjigjjuni
      2. s
        strehime refugjatesh si strategji pushteti

        Koke me koke me Ramen per ti sjelle edhe ky Britaniku ca koke refugjatesh tok me ato qe do sjelle Meloni...ne strehen Vorfnore te refugjateve ne Ballkanin Perendimor.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Sa do mari ky joni ...mbreti jone.....ylli jone...

          Përgjigjjuni
          1. d
            dsa

            "Fake new's" Car-meron genjen, Shqiperia me qeverine Rama i ka plotesuar te gjithe artikujt te dhena si detyre shtepie nga BE per t'u bere pjese e saj jo 100%, por 1 milion perqind. Shqiperia nuk "pordhon" me emigracion se nuk ka me te rinj ata qe kishin per te ikur iken, vetem Edi ka degdisur 1 milion te tille per 10 vjet dhe e dyta qe eshte me kryesorja nuk ka me korrupsion me si p.sh. me 20% se tani jane 5D-te qe te perlajne 100%, inceneratore qe nuk ekzistojne, 1 km rruge eshte disa here me e shtrenjte se 1 km tunel i ndertuar ne Zvicer, policia e shtetit eshte pjese e struktura te bandave KRIMINALE paguhet rregullisht me bordero prej tyre etj et. Ne Shqiperi vjet hyne 10 milion turiste dhe ne Arken e Shtetit kishte zero te ardhura prej tyre. Turistet kush e di se nga cilet fshatra te shteteve te tyre vijne e kenaqen ne rruget e Tiranes me tallavete me dajre e me muzike jevgjsh duke kercyer bashke me ta. Doni me per Ed Belulin?

            Përgjigjjuni
            1. R
              RAIFI

              Çdo njeri vie në Shqipëri për të përfituar diçka meqenëse kanë kuptuar se Shqipëria ka një kryeministër vetmburres,të pa dishem dhe që mashtrohet leht aq me tepër kur janë në pyetje pasurit e vendit të cilat asnjë nuk e shfrytëzon vendi:as naftën,as mineralet e as aeroportin.Të gjitha këto menagjohen nga të huajt që pushtetarëve j japin ryshfete për xhepin e tyre.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje