
Në Shqipëri, Partia Demokratike, e kontrolluar tanimë nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, mblodhi sot Kuvendin e saj duke i hapur rrugë ngritjes së institucioneve të reja drejtuese, dhe garës për kreun e ri. Ndonëse zoti Berisha duket sa gëzon shumicën e demokratëve, problemet mbeten të hapura në grupin parlamentar. Pjesa më e madhe e deputetëve nuk shkuan sot të merrnin pjesë në Kuvend.
Më 22 maj Partia Demokratike do të zhvillojë garën për kreun e ri të saj. Një garë e cila duket se do të jetë tërësisht formale, duke qenë se drejtimin e saj e synon ish kryeministri Sali Berisha, i cili praktikisht dhe e ushtron këtë funksion. Ai u trajtua thuajse si i tillë dhe në sallën e Kuvendit. Muzika dhe ovacionet e shoqëruan atë drejt podiumit ku do të merrte fjalën, aq sa për shkak të entuziazmit, i përqëndruar të përshëndeste delegatët e ngritur në këmbë për të, zoti Berisha u pengua dhe në shkallët e skenës.
Fjala e tij ishte një platformë politike e partisë, të cilën ai pritet ta drejtojë dhe zyrtarisht pas zgjedhjeve të 22 majit. Ai preku një shumëllojshmëri temash e problematikash, shoqëruar me zgjidhjet që siç tha, do të ofrojë Partia Demokratike, që nga ulja e taksave, të rishikimi i reformës në Drejtësi “për të zhdukur pasojat katastrofale të një reforme të korruptuar, apo te premtimi për nënshtetësi dhe për qytetarët e Kosovës.
Zoti Berisha u shpreh se rruga e rithemelimit ishte një rrugë e imponuar nga disfatat e njëpasnjëshme të ish kryetarit Lulzim Basha “i cili e konsideroi këtë parti si sipërmarrjen e tij private, që vlerat konservatore i zëvendësoi në pazaret dhe bizneset me qeverinë, i cili së fundmi përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët dhe u vërsul me tërbim me vendime, me praktika, me qëndrime fund e krye antidemokratike. Shkelmoi sovranitetin e PD-së, statutin, forumet, anëtarësinë e saj”.
Por më shumë se sa humbjet elektorale të zotit Basha, rikthimi në skenë i zotit Berisha u nxit nga vendimi që e la atë jashtë grupit parlamentar, pasi më herët Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli ish kryeministrin Berisha “non grata për korrupsion madhor”.
Ai sërish sot tha se ky kishte qenë një vendim i marrë pa prova e fakte. “Unë jam Sali Berisha. Kurrë, kurrë, kurrë, shpifjet, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë. Jam mirënjohës pa kufi, ndaj jush që ndani me mua këtë qëndrim”, deklaroi ai.
Më pas, gjatë fjalës së tij të gjatë, nënvizoi se “jemi forcë sovrane konservatore, e cila qëndron në të drejtën e idealeve konservatore të shqiptarëve, të cilët, edhe një herë theksoj, as e majta e Xhorxh Sorosit dhe as e majta botërore nuk do mund ta kurrë ta mposhtin. Jo dhe jo”.
Në podium e Kuvendit të sotëm u ngjitën dhe figura të njohura të Partisë të lënë mënjanë nga zoti Basha. Salla priti duartrokitje ish nënkryetaren Jozefina Topalli, një kundërshtare e hershme e zotit Basha.
Por i vetmi zë kritik, që nuk ju bashkua entuziazmit të një ndryshimi të pritshëm për Partinë Demokartike ishte ai Fatbardh Kadillit, i cili ju kundërvu zoti Basha menjëherë pas zgedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar, por që nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj ish kryeministrit. “Zoti Berisha kërkon me këmbëngulje të bëhet kryetar partie dhe kandidat për kryeministër. Kërkon të mbetet oferta e vetme e PD, kur jemi në dekadën e tretë të shekullit XXI. Ndërkohë, është e sigurtë se e gjithë elita e re drejtuse e PD-së, që do të dalë nga ky Kuvend, do të jetë pak a shumë ajo që ishte prej një dekade me ca zbukurime të vogla.”Koha e shqiptarëve ka ecur përpara dhe e ka lënë PD-në pas. PD sot duhet të kapë të ardhmen. Për këtë arsye, dua t’i bëj thirrje edhe një herë tjetër Zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë. Një garë ku merr pjesë zoti Berisha nuk është garë e vërtetë”, u shpreh Kadilli.
Sot Kuvendi po voton për zgjedhjen e Këshillit kombëtar, nga i cili do të burojnë institucionet e tjera drejtuese e që si detyrë të parë, iu la të zgjedhë dhe drejtuesin e ri të grupit parlamentar. Zoti Berisha dhe mbështetësit e tij nuk e njohin dretimin e grupit nga Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit ankimoi në Apel vendimin e gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të organizuar nga zoti Berisha. Grupi parlamentar mbetet ende struktura mbi të cilën ish kryeministri nuk e ka nën kontroll. Shumica dërrmuese e deputetëve nuk iu bashkuan Kuvendit të sotëm, një dëshmi e faktit se ribashkimi i demokratëve mbetet ende një mision i vështirë.(VOA)
kongresi i Talibaneve dhe Kufoma Kryetalibane terroristi islamik ,saleh hamut brrishi , lind ne vicidol ,mrena Shpells mbas pallimit qe serbt i bojshin sheqires
ashtu,,,yyyyy - salia deshta me than .Kufoma e Shpelles .
E mo dal Ku ishe ti qe ste kam pare, fute she ne vrim te miut. Se per be te kisha pare me kok poshtt te kisha varur. Shtat pash nen dhe do te fusja. Hipe fronit pa kurr fame, dhe ketu Ku jam me buciten dy fjale. Nje amanet nga Ky Xhenet.Me Ameriken mos e krruaj ta pret kostumin si do ajo vet , lene popullin te qete. Hiq dor nga gallomania se do te vras perendia Se ai popull Eshte I zgjuar sta fut hun Kur do vet por Kur do Bitha jote I. shkret. Tani qe Po e krruan je paksa ii vonuar, ec ketu Ku jam une se kupton se re me gjynje. O Sali o I marre e mbajta 40 vjet, por ama I nxora ne jet Dhe do me kujtojne nga mot e jet, por ty o I marre kudo qe te shkoshe dhe ne kete bot Kur te vish emrin sta nderron kurr kush NON GRADA do te thone niper e s’terniper .Ne kete bot kur te vishe thonjte i kam do te c’jerre masken do ta heq nje dite s’do rrishe I qet per mekatet qe ke bere ketu do ti shlyesh te tera.Pseudonimin sta mesova ma thuaj kur te vishe gjuhen do te pres me foltore s’do te keshe
Perkrahesi me i ndyre i Sali non grates ne VOA eshte shpellari Elez Biberaj... E ka mbeshtetur per cdo krim e vjedhje qe ka bere ne Shqiperi, eshte gazetar i shitur....
Qysh kur ,je bere iniciues i Konservatorizmit ti Sali????Ne 30 vjet te ekzistences tende ne politike,eshte vetem viti 2022 dhe fundi i 2021, qe ti permend se je force konservatore.Apo ky ehte mashtrimi i rradhes, me konsulente nje idiote nga Amerika(Kokalarin).Je bere per te ardhur keq. A e pyete Topallin, pse e krijove partin 5-6 muaj perpara zgjedhjeve, po Hajdarken e pyete per nismen thurrja qe u krijua???? per cfare u krijuan, per diversion brenda PD-se, apo jo????Per cfare mban prapa nje idiot te lindur si Aldo Bumci, i cili kur ishte kryatar i deges se Tiranes nuk e njfte askush??????? Te pakten idioti tjeter Peco Vasili i mori 300 vota dhe doli deputet.aja pra keta jeni ju. Duke shkruajtur keto rreshta, nuk do te thote qe jam sufllaqexhi, per keta te tjetret ne ditet ne vijim.
Sa ishte kryeministër, e konsideronin baba Berishën., ndërsa sot i kthejn shpinën. Shembull i keq pasi njeriu nuk duhet vetëm për interes por dhe në koh të keqe. Berisha i ka ndihmuar të gjith këta kur kishin nevoj për të, ndërsa sot hiqen sikur nuk e njohin.