
Ndonëse Kuvendi i thirrur sot më 30 prill nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shkarkoi nga detyra kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dhe njoftoi se anëtarët e Këshillit Kombëtar do të votojnë për kreun e ri, Rregullorja e Kuvendit parashikon diçka tjetër.
Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit, ku bën pjesë dhe kryetari dhe jo anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Por, pavarësisht se në statutit e Komisionit të Rithemelimit thuhet se kryetari mund të zgjidhet nga Këshilli, tjetër gjë thotë rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë.
“Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi. Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.
Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit”, shkruhet në Rregulloren e Kuvendit.
Sipas këtij të fundit, Grupi Parlamentar nuk është institucion partiak por institucion i Kuvendit.
Në këtë mënyrë, përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin Kryesinë e grupit ku bën pjesë kryetari.
Fshatari shkarkon kryetarin e Washingtonit ne Paris.
Po tani si do ja bejme? saliu nuk e paska shkarkuar dot Alibeun!
Tani Rithemelimka do shpalle zgjedhje te pergjithshme parlamentare dhe do krijoje Kuvendin e ri, me deputet te zgjedhur neper stadiume! Ky Kuvend paralel do e kete seline ne Gjirin e Lalzit dhe do lidhe marredhenie diplomatike me Donbasin, me Krimene, me Nagorni Karabakun ,,,