
Regjistrimi i emigrantëve në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit po vijon me ritëm të lartë.
Referuar të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shifra e aplikimeve ka shkuar në 32,910, prej të cilave janë shqyrtuar 18,698 aplikime.
Nga këto janë aprovuar vetëm 11,847 të miratuara, pra janë refuzuar 6851 prej tyre.
Kujtojmë se personave, të cilëve u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit, më 4 mars.
Deri më tani interesi më i madh për të votuar nga jashtë është shfaqur nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë më shumë se 30% të aplikimeve, ndjekur nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.
Po ashtu emigrantët meshkuj dominojnë dukshëm në krahasim me femrat në interesin e shfaqur për të votuar, teksa krahason me 66% dhe 34% respektivisht.
Sakaq, grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo nga 26-35 vjeç, e ndjekur nga ajo 36-45 vjeç, ndërsa grupmosha me më pak aplikime është ajo e 18 deri 25-vjeçarëve.

nga te pakten 1/2 milione , 33.000 aplikimie por sa jane"vetuar" te padeshiruara?..pastaj, dihet sa me afer Shqiperise aq me shume vjen ere..... = regjimi i Rames apo i Berishes po te ishte , e kane tmerr voten e diaspores..Diaspora sdo tja dije poer Lider Global apo Doktor!
S diskutohet kush eshte ai emigrant qe do votoje per rrobqirin e rilindjes dhe te pd-se ,qe vetem vjedhin dhe ndjekin shqiptaret me politikat e tyre