Në një takim të zhvilluar mbrëmjen e sotme me të deleguarit e qarkut të Tiranës, që u zhvillua në një nga hotelet e kryeqytetit, kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e tij për votën e diasporës.
A2 mëson se shefi i qeverisë ka kërkuar që të vijojë puna për të arritur objektivin e PS për regjistrimin e emigrantëve, që përsa i përket kryeqytetit, socialistët synojnë të regjistrojnë 35 mijë persona.
Po ashtu bëhet me dije se kryeministri i ka kërkuar Ogerta Manastirliut dhe Erion Veliajt që të punojnë së bashku për të arritur objektivat e PS në zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri dhe Kryebashkiaku i Tiranës u shfaqën së bashku gjatë ditës së sotme edhe në Qytetin Studenti, ku inspektuan punimet për rikonstruksionin e disa prej konvikteve.
Më herët gjatë paradites Rama për dy orë mbajti të mbyllur në selinë rozë drejtuesit politik për votën e diasporës. Secili prej tyre raportoi të dhënat e regjistrimit për bashkitë e qarqeve që kanë në ngarkim.
Duke qenë se numri i aplikantëve në faqen e KQZ është ende larg objektivit të librit të kontakteve të PS, Rama i ka kërkuar të vetëve që të punojnë më shumë për të rritur numrin e emigrantëve të regjistruar, sidomos në ato qarqe ku shifrat janë të ulëta.
Pavarësisht se në këtë mbledhje nuk është diskutuar, A2 ka mësuar se drejtuesit politik e kanë vënë në dijeni kryetarin e tyre për listat e kandidatëve pavarësisht se deri në ditën e fundit të përcaktuar në kod, ekipi socialist mund të pësojë ndryshime.
O Erjon, kujdes ore, se ta ka me te futur ky spiuni i Serbise, Rama hajduti. Ndaj mblidh mendjen dhe ri ne gadishmeri, se ai po pret rastin sa te regulloje mire maredheniet me Trump dhe pastaj direkt do te te godase ty, duke perdoru ata langojte e SPAK
Na jane bere patronazhistet si morra bythe. Nuk po na lene rehat as ketu ku jemi.
E dime na marin te afermit qe punojne ne administrate...aman regjistrohuni , ta kemi vene emrin etj etj...Diktature...dhe ktu nuk na lene rehat....parti shtet. E kur ja vene fajin Enverit. Kulmi.
asnjeri nuk me ka marre mua, as nga te afermit e asnje patronazhist ketu ku jetoj.
Hajde se karrin ke per te mare nga emigrantet
Harroje voten e emigracinit more legeni Rama. Je i paturp dhe i pacipe.
Po pse atje ku je televizorin qyl e shikon ti ? Paguaj , siç paguajmë neve çdo muaj në Shqipëri , që të shikosh RTSH-në . Na çave bythën , e ke shkruar nja 10 herë më parë që dashke televizion pa lek . Anonohu në digitalb e të shikosh të gjitha kanalet shqipe e të huaj , përndryshe ikë pirdhu , nuk na duhet vota jote .
Po pse atje ku je televizorin qyl e shikon ti ? Paguaj , siç paguajmë neve çdo muaj në Shqipëri , që të shikosh RTSH-në . Na çave bythën , e ke shkruar nja 10 herë më parë që dashke televizion pa lek . Anonohu në digitalb e të shikosh të gjitha kanalet shqipe e të huaj , përndryshe ikë pirdhu , nuk na duhet vota jote .
Na plasi bytha e cari për votën tënde . Ti je shpellar e malok berishian , thyej qafën me gjithë votë .